Kur edhe i biri i shefit të arkivit të Sigurimit të Shtetit Altin Goxhaj, sulmon Keti Bazhdarin

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1996
Altin GoxhajKohët e fundit strukturat e sigurimsëve të vjetër pranë partisë së tyre, kanë ndërmarrë një fushatë shpifjesh të ulëta dhe gënjeshtrash perverse, tipike për  strategjinë e tyre të zezë të denigrimit, përdorur për 100 vjet në kurriz të këtij vendi, përkundrejt kandidates për Bashkinë e Shkodrës, Keti Bazhdari.

Në këtë fushatë frontale, ndërzyer jo vetëm prej frikës së humbjes por edhe prej sindromit “të deles së zezë” janë përfshirë e gjithë rraca e spiunëve “me kuç e me maç” me një histeri të pashpjegueshme prej gjithkujt  që nuk e njeh rracën e tyre.

Ata të gjithë, hafije të akshihaneve të Mbretërisë, “fuksa” të bodrumeve të diktaturës, shik-sa të postkomunizmit të Saliut, pinjollë eksponentësh të sigurimit, nipa dhe mbesa të Byrosë Politike të Enver Hoxhës; nuk mund ta pranojnë që Keti Bazhdari, e bija e Ndrekë Bazhdarit, djaloshit kryeneç që u ngrit kundër diktaturës në kulmin e saj, këtij disidenti puritan të komunizmit që nuk bëri kompromis as me komunizmin e as me veglat e tij, “antikomunistët” e pas ’90-ës.

Keti i tremb ata, i fut tmerrin  e prishjes së “status-quo”-së, së sundimit së tyre përmes frikrave të vjetra. Ajo është jashtë rivaliteteve të marra peng prej tyre në arkivat e mykta të historisë së dhimshme të atij qyteti.

Ironia arrin kulmin kur këta përsekutorë të djeshëm, spiunë të dalë boje, që prishën kisha e xhami, që zunë “myk” në auditorët e Universitetit apo institucione të tjera vetëm e vetëm se ua dinin “gjynahet” “udhëheqësve” të rinj të pas ’90-ës,  u thonë sot viktimave të tyre: Mos votoni për Keti Bazhdarin se do të riktheni komunizmin!!! O Tempora, O Mores, Keti , vajza e Ndrek Bazhdarit, simbolit të lirisë, do ua sjellë komunizmin vemjeve të verdha të diktaturës. O liri, kush flet në emrin tënd?!

Dhe si për të mos mjaftuar e gjithë kjo lukuni zagarësh që lehin papushin sikur ti ketë rënë ujku në vathë, nuk munda më të duroj, kur shoh se kësaj lukunie i është bashkuar eshte Altin Goxhaj, i biri i shefit të Arkivit të Sigurimit të Shtetit… Kaq për sot! Avazi vazhdon…
Gjergj Zefi/Pamfleti.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 06/06/2015. Filed under Aktualitet. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Kur edhe i biri i shefit të arkivit të Sigurimit të Shtetit Altin Goxhaj, sulmon Keti Bazhdarin

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.