Buzëkuq të përshtatshëm për sezonin e pranverës dhe të verës

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2266
BakamaMuaji i prillit erdhi dhe koha ka filluar të nxehet, natyra fillon dhe ndryshon ngjyrat. Edhe ngjyrat e grimit fillojnë të ndryshojnë në stinët e ngrohta. Unë kam përzgjedhur tre buzëkuq ngjyrat e të cilëve janë më të përshtatshëm për këtë sezon.
Ngjyra buzekuqeshI pari është ky buzëkuq (tek fotoja majtas) nga Maybelline nr. 902 Fuchsia Flash, i cili ka një ngjyrë rozë të ndezur, mund të përdoret për ditën ose natën. Ky buzëkuq thuhet se është shumë i ngjashëm në ngjyrë me buzëkuqin nga Mac Candy Yum Yum i cili është shumë i pëlqyer nga femrat nëpër botë. Buzëkuqet nga Maybelline janë të një kualiteti shumë të lartë edhe pse nuk janë të shtrenjtë. Përmbajnë shumë pigment, nuk të thajnë lëkurën e buzëve dhe qëndrojnë për një kohë të gjatë në buzë pa pasur nevojë ta riaplikoni. Buzëkuqet nga Maybelline janë të preferuarit e mi. Buzëkuqi tjetër (në mes tek fotoja e mësiperme) që dua tj’u prezantoj është po ashtu nga Maybelline nr. 906 dhe quhet Hot Plum. Ky buzëkuq është ngjyrë lejla dhe është i po të njëjtës seri sic është buzëkuqi i mësipërm dmth nga Color Sensational, dmth është i po të njëjtit kualitet të lartë. Këto buzëkuq përmbajnë një aromë vanilje të lehtë. Buzëkuqi i fundit (djathtas tek fotoja e mësipërme) është nga Nivea nr. 87 seria Colour Passion dhe quhet Lingerie Pink. Ky i kuq është një ngjyrë e përzier më rozë dmth nuk është i kuq i mirëfilltë, ngjyra e këtij buzëkuq ngjan më shumë më ngjyrën e trëndafilit. Shumë i përshtatshëm për këtë sezon. Nuk përmban aromë dhe është po ashtu shumë i pigmentuar.

Shpresoj që ky përshkrim t’ju është dukur interesant dhe t’ju jetë nevojitur në një fare mënyre. Duhet të sqaroj që këto përshkrime janë vetëm eksperiencat e mija asnjanëse me produktet në fjalë dhe ju mund të keni mendime krejtësisht të ndryshme për produkte që un përshkruaj në rubrikën time. Gjithashtu të gjitha produktet e përmendura mësipër dhe përshkrimet që bëhen këtu nuk janë të sponsorizuara nga asnjë firmë apo kompani kozmetike. Të gjitha produktet janë te financuara nga vetë unë. Faleminderit që kaluat nga rubrika ime dhe që shpenzuat kohë për të lexuar përshkrimet e mija për kozmetikën. Shpresoj të shihemi rradhën tjetër. Qëndroni të fortë mentalisht, të shëndetshëm e të bukur fizikisht! Farmacistja/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 13/04/2015. Filed under Kozmetike. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Buzëkuq të përshtatshëm për sezonin e pranverës dhe të verës

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.