Produkte për të pastruar grim/makjazh të zakonshëm

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 1958
Për momentin është shumë trendi të përdorësh ujë micellar (micelat janë pjesëza të ngarkuara elektrikisht në madhësi nga 1-100 nm) që është një produkt që ngjan si ujë dhe që heq makjazhin/grimin e syve dhe të fytyrës vetëm me një hap dmth pa përdorur produktet të tjera dhe pa pasur nevojë të shpërlahet fytyra me ujë pas këtij produkti. Produktet të këtij lloji ka pothuajse në cdo seri kozmetike dhe ndodhemi para shumë mundësi zgjedhjesh. Sot për ju kam dy produkte, është artikulli që ju kam premtuar dy artikuj më përpara.(Artikujt e tjerë janë poshtë këtij artikulli).

NiveaProdukti i parë (majtas) është Nivea Daily Essentials Sensitive 3-in-1 Micellar Cleansing Water (200 ml). Ky produkt pastron grimin tonë të zakonshëm dmth jo ato lloj produktesh makjazhi që premtojnë të jenë kundra ujit. Nqs keni të bëni me grim që zgjat gjatë në lëkurë dmth që pretendon të rrijë në lëkurë për 12-16 orë, do të jetë më e vështirë që ta hiqni me këtë produkt. Produkti në fjalë premton se pastron në thellësi lëkurën jo si detergjent por si produkt që pastron makjazhin dhe hidraton në të njëjtën kohë. Ky produkt është shumë i lehtë për tu përdorur mjafton të merrni një copë pambuk në formë rondele , të hedhni pak ujë micellar dhe pastroni lëkurën me të.Ky produkt bën për lëkurë sensitive, nuk përmban parabena apo parfum. Ky produkt futet në kategorinë e produkteve me çmim të arsyeshëm.

AveneProdukti (majtas) tjetër është Avène Micellar Lotion, (200 ml) edhe ky produkt është ujë micellar si produkti i mësipërm edhe pse quhet locion. Ky produkt është për lëkura sensibël dmth është hipoalergjik (nuk krijon alergji) dhe nuk është komedogjen (nuk bllokon poret e lëkurës). Gjithashtu nuk është e nevojshme të shpërlani lëkurën me ujë mbasi ta përdorni këtë produkt. Për sa i përket çmimit ky produkt bën pjesë në rangun e produkteve të shtrenjta pasi firma Avène është një firmë që prodhon produkte të cilësisë së lartë dhe përdor ujë termal në produktet e saj. Nqs keni lëkurë shumë delikate ky produkt është për tu preferuar më shumë sesa ai i mësipërmi.

Shpresoj që ky përshkrim t’ju është dukur interesant dhe t’ju jetë nevojitur në një fare mënyre. Duhet të sqaroj që këto përshkrime janë vetëm eksperiencat e mija asnjanëse me produktet në fjalë dhe ju mund të keni mendime krejtësisht të ndryshme për produkte që un përshkruaj në rubrikën time. Gjithashtu të gjitha produktet e përmendura mësipër dhe përshkrimet që bëhen këtu nuk janë të sponsorizuara nga asnjë firmë apo kompani kozmetike. Të gjitha produktet janë te financuara nga vetë unë. Faleminderit që kaluat nga rubrika ime dhe që shpenzuat kohë për të lexuar përshkrimet e mija për kozmetikën. Shpresoj të shihemi rradhën tjetër. Qëndroni të fortë mentalisht, të shëndetshëm e të bukur fizikisht!
Farmacistja/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 17/03/2015. Filed under Kozmetike. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.