Të mbrojmë Shtetin nga qytetarët

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2018
Keti Bazhdari12000 vjet më parë Platoni kishte mbërritur në konkluzionin se “Shteti është vetë njeriu në totalin e vet”. Prandaj çdo organizatë politiko juridike e shoqërisë, çdo Shtet, çdo sistem normativ nuk bën gjë tjetër përveç se reflekton në principet e tij rregulluese dhe në strukturat e tij, një konceptim të veçantë të njeriut. Njeriu në vetvete është realitet kompleks, antinomian, problematik aq sa i ndryshëm, kompleks, antinomian është dhe vetë koncepti i Shtetit dhe së drejtës. Falë këtyre koncepteve të ndryshme a të kundërta që përbëjnë thelbin e njeriut rrjedhin parime të ndryshme a të kundërta që përbëjnë thelbin e zgjedhjes për të ndërtuar pushtetin politik, të drejtën, Shtetin dhe secila nga këto zgjedhje të ndryshme, si qoftë e njeriut, si qoftë e pushtetit, e të drejtës apo e Shtetit, është një projektim i parimeve të ndryshme apo të kundërta që reflektojnë vlerat bazë dominuese në kulturën dhe civilizimin e një shoqërie në një moment të periudhës historike.

Ky raport i këtyre vlerave në një organizim të ngjashëm me njeriun dhe që ka në bazë një sistem rregullash politiko-juridike-ekonomike, gjatë cikleve historike, kur është ngritur në piedestalin me të lartë të maturimit të vet ka rezultuar miqësor ose armiqësor me qytetarin dhe në atë me të ulët jemi anarshi, në ambjent pa rregulla shoqërore, ku shumë shpejt hyn në fuqi lufta për ekzistencë e një lloji kanibalesk, e bazuar absolutisht në jorregull, sepse në fund të fundit, duke njohur natyrën njerëzore, kështu është e destinuar të precipitojë anarshia dhe çdo formë e ngjashme me të, pavarësisht kuptimit të saj të parë. Njerëzit gjatë evolimit mijravjeçarë e kanë shmangur pambarimisht këtë formë.

Hyra në citime dhe në pak analizë filozofike vetëm për të mundësuar një imazh të përgjithshëm të organizimit shoqëror, i cili ndiqet nga pothuajse i njëjti këndvështrim që nga lashtësia, pavarësisht vendit apo periudhës. Mbi këtë logjike shteti i së drejtës, në qëndrën e vet gravitacionale ka qytetarin dhe është i orjentuar drejt qytetarit. Siç e thashë dhe më lart ky raport s’ka qenë gjithnjë kështu dhe tamam si shëmbulli i kullës së Pizës, kur qytetari (në terësinë e detyrimeve dhe të drejtave që gëzon) s’ka qenë ose ka dalë nga qëndra gravitacionale e Shtetit, Shteti nga një pjerrësi e lehtë e orientuar drejt qytetarit është kthyer në një gjigand me efekte të dhunshme dhe që ka goditur në drejtim të qytetarit, deri kur ka humbur plotësisht ekuilibrin dhe është rrëzuar, kuptohet me shumë pasoja të pashmangshme për shoqërinë në terësi dhe çdo qytetarë në veçanti. Këto rënie kanë bërë që shoqeritë herë pas herë t’i përpunojnë dhe përmirësojnë rregullat e tyre fondament të legjislacionit dhe funksionalitetit publik mbi të cilat është i ndërtuar një shtet i së drejtës duke punuar gjithmonë në funksion të rritjes së integritetit të qytetarit përballë pushtetit. Por a ka ndjekur këtë tradite dhe shoqëria shqiptare. Mesa duket jo.

Kjo gjë s’na përket në shqipëtareve, në asnjë periudhë historike. Ne duhet të jemi përjashtim në Europë, por edhe në botë se si sistemi ynë i të jetuarit në shoqëri ka refuzuar me ose pa vullnetin tonë, ne pothuaj të gjitha periudhat historike një dakordesim shoqëror në funksion të një shteti të së drejtës i cili respekton liritë dhe të drejtat e qytetarëve të vet e ku dhe vetë qytetarët respektojnë sovranitetin e tij. Ne vijmë nga qindra vjet histori, ku kemi njohur vetëm imponimin e pushtetit dhe na është krijuar mendësia se librimi i vuajtjeve personale vjen vetëm nëse kundërshtojmë sovranitetin e shtetit ose kapim vete pushtetin. Në thelb, ky rreth vicioz ku vërvitet një rivalitet i pabarabartë dhe absurd mes pushtetit dhe qytetarit, na ka lënë nga njëra anë tribale dhe nga ana tjetër na ka zhvilluar hipokrizinë.

Flasim gjithë ditës për vlera demokratike, civilizim, integrim, ndërkohë që nga ana tjetër bëjmë krejt të kundërtën. Kemi kompromentuar dhe relativizuar çdo vlerë të cilën në parim gjoja e çmojmë, por ne praktikë e dhunojmë, vetëm e vetëm që të ndjehemi për një moment fitimtar karshi vetë shoqërisë tonë, të cilën nuk e konsiderojmë. Për pasojë nuk njohim dhe as nuk duam një shtet të së drejtës sepse duam vetëm të drejta dhe mundësisht të gjitha për vehte. Detyrimin e kemi shumë frikë dhe e refuzojmë në parim, sepse nuk dimë të mbrohemi nga tejkalimi, të cilin e kryejmë me shumë zell sa herë na bie diçka në dorë. Ngaqë në brendësinë tonë qëndrojnë komplekset e inferioritetit ndaj pushtetit dhe jo dëshira të kemi shtet, ne nuk dimë të bëjmë opozitë, ose më mirë me opozitë nuk kuptojmë mbrojtjen por kapjen. Kjo psikozë është më e përhapura në Shqipëri.

E shikon që tek fëmijët dhe tek ushqyerja që i bën vetë familja shqiptare, e cila çdo ditë e edukon fëmijën me shumë me rregulla xhungles sesa të një shoqërie të përparuar, ku duhet të respektosh e pastaj të respektojnë. Po kështu tekstet dhe metodat shkollore nuk shtrihen fare në këtë kontekst e për të ardhur në fund tek media, e cila ka shumë rol në edukimin e individëve, por që në Shqipëri s’përbën ndonjë përjashtim nga hallkat e tjera të infektuara të shoqërisë shqiptare.

Më pak fjalë duket sikur na pëlqen të gjitheve amullia. Sa herë shikojmë shkrepëtima Shteti ku duhet të paguajmë detyrime, ku dënohemi nëse bëjmë korrupsion, trafiqe, vepra të paligjshme dhe ku qytetari tentohet të trajtohet i barabartë (pa diskriminim, por as favorizim), ne na kap shtrëngimi dhe era e Shtetit na bezdis “shpirtin”, menjëherë na ndrijnë neuronet primitive të anarshisë, të cilat na paralizojnë memorjen dhe gjaku na thërret për mosbindje. Kjo është e rëndë dhe më e rënda është se nuk e dimë as vete deri kur kemi vendosur të luajmë këtë teatër absurd, ndaj ky kontekst s’më ndalon mua të propozoj që moton e evolucionit shoqëror në Shqipëri ta zhvendosim nga e kundërta e historisë botërore: Të mbrojmë Shtetin nga qytetarët !
Keti Bazhdari/HermesNews

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 27/01/2015. Filed under Analizë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.