- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 6653Pse vrasim vehten?
Sipas një sondazhi të realizuar nga INSTAT(Instituti i Statistikave) dhe ISHP (Shëndetit Publik) të RSH-së, rreth 5000 të intervistuarve ndjehen “të pashpresë” të cilet bëjnë pjesë në kontigjentet e atyre që mund ta vetëflijojnë jetën në çdo kohë.
Një dukuri sociale kjo, me përmasa alarmante për një vend në tranzicion, po të kemi parasysh se statistikat flasin për 200 vetëvrasje në vit dhe 400 tentativa të tjera, per tu vetëflijuar.
E thënë ndryshe, numri i atyre që vetëvriten në Shqipëri , tashmë është më i lartë se numri i të vrarëve nga krimet e ndryshme. Po ti shtojmë kësaj, edhe vetëvrasjet e nxënësve nga 10-13 vjeç, ndonjëra prej tyre nën ndikimin e sekteve fetare, dukuria bëhet me komplekse dhe alarmante. “E kush nga ne, pasi u be 30 vjeç, nuk e vrau veten nja dy a tri herë”,- shkruan H. Balzaku në një nga romanet e tij. Dhe kjo është e vërtetë. Por, me shumë se për aktin konkret te vetëflijimit, shkrimtari i madh francez, e kishte fjalen ndofta për atë gjendje depresive që i duhet çdo njeriu të kaloj në periudhen dhe moshen me delikate të jetës, derisa ajo të hyjë në hullinë e saj normale.
“Paaftësia për zgjidhjen e konflikteve (të natyrave të ndryshme social- ekonomike) dhe presioni për të qenë i suksesshëm”, konsiderohen si dy nga shkaqet që më së shumti i çojnë shqiptarët (femrat janë më të prekurat) drejt vetëvrasjes, pasi kalojnë më parë purgatorin e dhunës psikologjike e fizike nga prindërit, vëllezërit apo bashkëshortet. Vetëvrasje ka patur dhe do të ketë në çdo kohë, shtet dhe regjim(Suedia, Hungaria, Sllovenia, Vojvodina, Serbia) etj.., janë këto shtete me nivelin më të lartë të jetesës dhe vetëvrasjeve njëkohësisht, por dukuria atje nuk lidhet me shkaqe si ato të Shqipërisë).
Pasi, kur çereku i popullsisë së një vendi nga më të varfërit në kontinent, sheh si rrugëdalje të vetme për problemet e tij, vetëflijimin, atëhere gjendja është vërtetë shumë alarmante. Pavarësisht nga shkaqet që kanë nxjerrë pyetësoret e sondazhit, fakt është se një njeri më se shumti detyrohet t’i japë fund jetës me vullnetin e tij, atëhere kur vendi dhe shoqëria, nuk i ofrojnë asnjë rrugëzgjidhje dhe shpresë tjetër, për të arritur qellimet dhe ëndrrat e jetesës së tij.
Pikërisht tek humbja e shpresës dhe paaftësia e klasës politike shqiptare për të ofruar alternativa serioze dhe të shpejta në këtë situatë, duket se duhen kërkuar përgjigjet, për pyetjen që po bëhet kaq shpesh këto ditë: përse e vrasin veten shqiptarët?!
Shumë njerëz, nga vështirësitë e jetës së përditshme bëhen pesimistë, jetën e kane të pa kuptimtë, bile edhe të pashpresë.
Dhe në këtë gjendje psikologjike të stresuar dhe të skajshme ata e shohin zgjidhjen e vetme në vetëvrasje. Këta njerëz kanë nevojë për ndihmë, që të kapërcejnë këtë gjendje psikologjike të renduar dhe jemi ne, familja e tyre, ata që duhet tu japim një arsye më tepër për të jetuar, tu tregojmë se shumë njerëz kane nevojë për ta dhe të gjithë i duam. Dhe përveç familjes ndikon edhe feja me idete e saj për jetën, që jeta është e shenjtë, është dhuratë e Perendisë dhe së është mëkat të bësh vetëvrasje.
Me të tilla ide besimet fetare ndikojnë në gjendjen psikologjike të njerëzve, i ngushëllojnë për të përballuar dhimbjet e shkaktuara nga fatkeqësitë, vështirësitë e jetës. Në një gjendje depresive truri punon vetëm për vetëvrasjen dhe nuk është për tu habitur, sepse është realitet. Megjithatë shumë studime provojnë se në vendet që ka ndikim nga aspekti i besimi fetar, numri i vetëvrasjeve është përgjithësisht më i vogël.
Ekzistojnë faktorë të ndryshëm të cilët mund ta nxisin këtë fenomen . Me i rëndësishmi është ai ekonomik. Jeta e re moderne po ka kërkesa të shumta të cilat një njeri i rendomtë shumë veshtirë t’i arrijë prandaj edhe krijohet ndjenja e disfatës dhe mos dëshira për të luftuar me tujt. Ka edhe shkaqe tjera si çrregullimet e ndryshme emocionale…
Ndodhin, siç kanë ndodhur në vazhdimësi, edhe te të dashuruarit e edhe te ata që nuk ishin apo nuk janë të dashuruar…
Dhe, megjithë shpjegimet (nga ana shkencore) të këtij fenomeni, megjithatë akoma nuk është arritur zbërthimi tërësor dhe komplet, në kuptimin e definimt matematikorë, të shkaqeve që shpijnë deri në aktin makabër të vetëvrasjes.
Vetëvrasja si akt i mohimit dhe mospajtimit me gjendjen egzistuese. Vetëvrasja si protestë ndaj gjendjes egzistuese.
Vetëvrasjet si akt dëshmie ndaj një përkushtueshmërie të caktuar (në këtë rang bëjnë pjesë edhe vetëvrasjet për shkaqe dashurie)
Vetëvrasjet si akt i shprehjes së pamundësisë për arritjen e objektivave të caktuara…
Por, në këtë rast, do ta potencoja edhe aktin e vetëvrasjeve që ndodhin në shenjë solidariteti (vetëvrasjet për ideale të përbashkëta etj), që për mendimin tim, janë akte shumë interesante etj…
6 vrasje për 100.000 banorë! Ky është trmerr. Dhjetra të tjerë që patën vullnet të vetvriteshin por mbetën në tentativë.
Historitë enjerzve janë të ngjashme por edhe të ndryshme, por kemi një problem:
LAJMI MBYT LAJMIN!
Vetvrasjet janë të shpeshta gati çdo ditë dhe media raporton për të njëlloj si për çdo lajm tjetër. Nuk dua në këtë moment të nënvizoj dështimin e organeve kompetente për tu dhënë zgjidhje të shpejta këtyre ngjarjeve të dhimbshme. Këtu dua të shkruaj dështimin e profesionistave që nuk po dijnë akoma ti mbulojnë profesionalisht këto ngjarje. Kam frikë se, fjalë për fjalshëm e kanë kuptuar fjalën “lajm”. A thu vallë nuk kanë marrë kurrë kritika profesionale nganjerëzit kompetent? Akoma nuk janë të përgatitur për një katapultim të numrit të vetëvrasjeve, mirëpo kështu në mënyrë të pavullnetshme(unë jam e bindur për këtë) nuk i kanë ndihmuar personat të cilët kanë pasë kriza të natyrave të ndryshme. Ndikimi në fakt ka qënë edhe më i dëmbshëm(për këtë jam e bindur)pasi kështu Media e ka paraqitur vetvrasjen si zgjidhje të problemeve personale. Më duket se njerzve të dëshpëruar u ka ofruar, pa vetdije, alternative të errëta.
Gazetat dhe televizionet vazhdojnë të jenë të ngarkuara goxha me lajme të tilla, edhe këto ditë, unë e di se askush nuk i ndëshkon as televizionet as gazetat, kjo sepse asnjë institucion nuk del me propozime konkrete për sensibilizimin e problemit.
“Në mes të viteve 1984 dhe 1987, gazetarët e Vjenës kanë mbuluar rastet e vdekjeve të individëve që u kanë dalë trenave përpara, nëpër metro të ndryshme. Raportimet ishin masovike dhe dramatike. Në vitin 1987, uorganizua një fushatë ku u jepej vërejtje gazetarëve që raportimet e tyre potencialisht mund të kenë efekte negative dhe u propozua për forma alternative të raportimit. Në gjashtë mujorin e parë, pas kësaj fushate, vetëvrasjet në metro ranë për tetë për qind. Numri i përgjithshëm i vetëvrasjeve në Vjenë zbriti gjithashtu”, thuhet në një raport për ketë temë, të shkruar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, në bashkëpunim me dhjetëra institucione të ndryshme.
Në atë raport këshillues për mediat, është raportuar se “vetëvrasja është sëmundje ngjitëse”. Sipas këtij hulumtimi shkencor, është konstatuar se rritet numri i vetëvrasësve në mesin e lexuesve të gazetave, ose shikuesve të televizioneve, kur për vetëvrasjet raportohet në mënyrë specifike dhe në vazhdime. Raporti këshillon që rastet e vetëvrasjeve të mos dalin në ballina të gazetave, ose në fillim të lajmeve, dhe që në storie të mos jepen detaje të shumta se çka e shtyu dikë të kryejë aktin.
Por gabimetshkojnë varg, shpesh këto gabime fillojnë nga policia e cila për orë e orë i le të ndjerët në mes të rrugës, e këtë gabim e pason tek media e cila nuk ngurron të filmojë e të bëjë lajm.
Organizata Botërore e Shëndetësisë këshillon që mediat më shumë hapësirë duhet t’i japin shkallës së numrit të vetëvrasjeve; trajtimin e personave që kanë provuar të kryejnë ketë akt dhe sa të suksesshme kanë qenë ato; të raportohet për mënyrënse si mund të parandalohet një vetëvrasje.
Varfëri gjithmonë ka pasur ne ketë vend. Xhelozia nuk është shpikur këto vite. Dramat sociale e ndjekin secilen shoqëri. Luftërat kurrë nuk janë ndalur….
Kështu,propozimi dhe zgjidhja që unë i jap këtij problem është që:
1.Historitë e vetvrasjeve mos të publikohen më në faqet e para të gazetave
2.Mos të jepen më detaje në media për mënyrat e kryerjes së vetvrasjes.
3.Të shmanget maksimalisht raportimi i rasteve individuale të vetvrasjeve.
Kjo nuk është e pamundur, meqë Media është një nxitës kaq i madh duhet ta ftojmë atë të nxisi për mirë!
Vinifreda Gazulli/Facebook
28 qershor 2014
One Response to Vetvrasjet dhe media