“Shqipnia, humori i korridoreve të Jaltës 1945”

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3428
Curçilli dhe StalinNga  ditari “Ditët e fundit të Rajhut të Tretë” i ambasadorit amerikan në Moskë William Averell Harriman.

 

“4 shkurt 1945 Konferenca e Jaltës: “Me propozimin insistues të Stalinit, seancën e parë plenare të Konferencës së Jaltës e hapi presidenti amerikan, Franklin Delano Roosevelt – FDR (30.I.1882 – 12.IV.1945), që e nisi fjalën e tij  me komplimentime për Stalinin, për mikpritjen e tij(meqë u pritën në Jaltë të Ukrainës si pjesë e ish BRSS) duke deklarue me shpresë se “Ne e kuptojmë njeni-tjetrin ma mirë tash se sa mund të merrej me mënd, sinqerisht dhe flasim  lirisht ndërmejt nesh ballë për ballë. Në mbramjen e një kokteji, biseda midis tyne arrin në një diskutim mbi të drejtat e kombeve të vogla, të pushtueme.

Kur Stalini shprehet se ideja e tij, si p.sh i një vendi të vogël si Shqipnia(për t’u habitë se si i ra ndermend Stalinit, vendi ynë Shqipnia?! – shen. im Bep M. Pjetri.), duhet të ndëgjohet si një za i barabartë me fuqitë e mëdha, ashtë qesharake. Çurçilli (Hebrei, Winston Leonard Spencer Churchill, 30.XI. 1874 – 24.I.1965) i përgjegjet Stalinit, duke i thanë:  “Shqiponja(Fuqitë e Mëdha shen. im Bep M. Pjetri.), duhet të lejojë zogjtë e vegjël(shtetet e vogla të Europës – shen. im Bep M. Pjetri.), të këndojnë  dhe të mos merren (Ka se kush vendos e kta janë – Fuqitë e Mëdha – shen. im Bep M. Pjetri.),  me çeshtjen e pse-it që  kënduen.” Ndërsa presidenti Ruzvelt heshti.,, “

Sipas Ditarit të ambasadorit amerikan Harriman shkruen.: “ Çurçilli parafrazon Shekspirin me vargjet:

“A ka humbun shkelqimin dielli,

kur mushkonjat fluturojnë nëpër ajri?

Shqiponja lejon zogjtë e vegjël të këndojnë

Dhe nuk shqetesohet se çfar mendojnë

Duke ditur qe me hijen e krahëve të saj,

mundet te kufizoje melodine e tyne”

Përgatiti në shqip Bep Martin Pjetri
E martë, më dt.25.9.2012

 

Mallkimi kundër shqiptarve

Stalini me Çurçillin

Heshtja e Ruzveltit – Kundra Shqipnisë

Stalin si terrorist e një megalloman, i shpërfytyruem nga pozita e formimit të tij negativ, si despot i atij kombi sovjetik komunisto-imperialistë demonstroi me humorin politik të helmtë mbi të drejtat e shteteve të vogla kryesisht atij shqiptar. Stalini manifestoi në lidhje me fatet e kombeve të vogla sjellje cinike sikurse dhe vetë Çurçilli, që ishte perfaqsuesi i Anglisë, i një perandorie kolonizatorësh e vetme në botë edhe sot.

Konteksti i pamfletit Stalin – Çurçillit ishte: se shtetet e mëdha kanë të drejtë të vendosin mbi fatet e shteteve të vogla, ku duhet të marrin fryme nëse u japin leje sipas oreksit dhe gabzherit të mëdhenjve. Historia dëshmoi cinizmin e tyne si fatkeqsi reale, që u ra dhe vazhdon edhe sot në 2014 shtetet kryesisht të vogla pas ktij Takimi të Nivelit të Naltë e tre Fuqive Botnore.

Shembulli që zgjodhi Stalini si subjektë humori nuk ishte i rastësishëm, por e studjuem fortë, ishte provokuese, pasi e dinte reaksionin antishqiptar të Uinston Çurçillit(që e dinte fort mirë mbi kontributin e madh human të shqiptarve pa dallim feje e bindje politike të shpëtimit të çifutve nga furrat e gazit të Hitlerit, që edhe pas 6 vjetësh Izraeli sikurse Serbia e Rusia nuk denjon ta njohi si Shtetë të Pavarun,  Kosovën në vjetin 2014). Anmiqsia e egër, e pashpirt racist e religjioz shekullor i rusëve dhe mosmirënjohja ndaj nji kombi të lashtë perëndimor, atdhetare, dijedashëse e nji populli të panënshtruem,  luftarak ishte konteksti i fjalëve të hapjes të Takimit të tre fuqive botnore me shembullin Shqipni. Aty u vulos me frymën shoviniste, sarkazma e dy superfuqive i Stalinit i Çurçillit me poezinë që ishte anmiqsia dhe urrejtja gjenetike ndaj rracës të lashtë shqiptare. Stalini e dinte se parardhsit e tij carist në shekuj kanë ngulë thonjtë kriminale mbi tokat etinke shqiptare, e duke mbetë shtetë i vogël e damtuem keqas të mos vazhdonte me ngritë zanin sepse demaskonte politikën e Rusisë. Shqipnia ishte dhe mbeti për Rusinë një halë në sy, për projektet e daljes në Detin Adriatik duke e zhdukë nga harta Shqipninë e dhurue Serbisë, malit Zi dhe Maqedonisë. Gja që u mbeti n’fyt nga miku besnik i përhershëm  austro-hungarezë i kombit shqiptarë, që tash 70 vjet nuk duen ta çmojnë kët margaritarë.

Ruzvelti heshti para dy arrogantve të paskrupullt si Çurçilli me Stalinin që injoruen të drejtat e kombeve sidomos atyne të vogla në sajë të formimit dhe interesave të tyne diabolike, duke i damtue randë e me pasoja katastrofale pas vendimeve të zeza 4 – 11 shkurtit të 1945.

Pamfleti sarkastik i dy banditve antishqiptar ishte preludi i nji kambane të zi që i ra vendit tonë mbas 4 shkurtit 1945 mbas nji mallkimi barbar osman prej 433 vjetësh. Nëse e harrojnë Pamfletin e Jaltës antishqiptare atëhere ndaj rracës shqiptare nuk do të ndalë ndëshkime të tjera, tashmë që vijnë prej kryepolitikanve shqiptarë të papërgjegjshëm për fatin e kombit dhe popullit shqiptar.

Kryepolitikanët shqiptarët për çudi pas Pamfletit të Jaltës 1945 kanë vazhdue të qeshin me fabulën sarkastike të Çurçill-Stalinit edhe sot pas afro 70 vjetve. Nuk dihet se kur do të ndalet zgerdhimja e inferioritetit të kryeqeveritarve me subjektin e 4 shkurtit 1945! Infinitet e ligësirave të kryepolitikanve europian-rusë dhe atyne kryeqeveritarve shqiptarë po e raskapitin kombin shqiptar deri në asimilim në ballkan si andër e hershme dhe gati reale e sllavëve të ballkanit, Coptuesve të Shqipnisë Etnike në Pesë Pjesë anglo-ruse-franceze, të cilët nuk kanë lëvizë nga andrra e tyne e shemtueme po jua bajnë peshqesh kryeqeveritarët njeni-mbas tjetrit me bujari.

Mallkimi i sllavëve prej 8-10 shekuj, i osmanve turq 4 shekuj e 33 vjet dhe i 102 vjetve të fundit nuk po i ndahet kombit dhe popullit shqiptar në ballkan
Bep Pjetri/Proletari.Com
E martë, më dt.25.9.2014

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 27/12/2014. Filed under Analizë,Historia Botërore,Shekulli jonë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to “Shqipnia, humori i korridoreve të Jaltës 1945”

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.