- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 2535
Për sezonin e vjeshtës dhe të dimrit preferohen ngjyrat e forta si psh ngjyre vishnje, ngjyra të kuqe me nëntone blu, ngjyra vjollcë etj.
Un për këtë sezon kam zgjedhur të prezantoj tre buzëkuq për ju.
Në foton e mësipërme buzkuqi i parë është i mesit që quhet Passione nr.11 nga bellaoggi Italia. Ky buzkuq është i kualitetit shumë të mirë duke filluar nga mënyra se si ndjehet në buzë dhe duke mbaruar deri tek lehtësia e aplikimit dhe ngjyra e bollshme që lë në buzë vetëm me një aplikim.
Ky buzëkuq ndjehet sikur një krem/balsam buzësh kur aplikohet dhe është shumë i rehatshëm. Në foton e mëposhtme është shfaqur ky buzkuq, i fundit në rradhë, dhe futet në kategorinë e ngjyrave orkidé (me nëntone rozë), trend i cili është aktual për këtë sezon dhe kjo është arsyeja pse un fillova me këtë kategori ngjyrash. Ky buzkuq mund ti përshtatet grimeve të ditës dhe mbrëmjes, nuk ka asnjë aromë dhe duhet te jetë i përshtatshëm për femrat qe nuk i pëlqejnë buzkuqët me aromë apo janë sensitivë/alergjikë ndaj aromave/parfumeve të ndryshme.
Buzkuqi i dytë është ai që shfaqet në foton e mësipërme i pari nga e majta. Ai quhet Color Riche Amethyst Crystal nr. 338 nga L’Oreal. Ky buzkuq është me shndritje dhe ndjehet po ashtu rehatshëm sapo ta aplikosh. Ngjyra e këtij buzkuqi anon nga kategoria e ngjyrave vishnje të lehtë, i përshtatshëm për përdorim gjatë ditës dhe mund të kombinohet me të gjitha llojet e grimeve të syrit (për mbrëmje apo ditën). Ky buzkuq ka një aromë tipike të buzkuqeve L’oreal nqs nuk i keni provuar ndonjeherë, un do ta kisha cilësuar si aromë e ngjashme me vaniljen. Në foton e mëposhtme ky buzkuq ndodhet në mes.
Buzkuqi i tretë dhe i fundit ështe ai që ndodhet në foton e mësipërme i fundit djathtas. Ky quhet Moisture Renew Dark Night Waterl-Oops! nga Rimmel London. Është buzkuqi që hidraton buzët më mirë ndër tre buzkuqet që u përmënden këtu, gjithashtu i bollshëm në ngjyrë dhe i lehtë në aplikim. Ky buzkuq është ndër më të preferuarit e mi kur bëhet fjalë për kategorinë e ngjyrave vishnje të fortë. Ky buzkuq mund të jetë i përshtatshëm më shumë per grimet që përdoren në mbrëmje por nqs përdorni ngjyra të tilla gjatë ditës ateherë ky buzkuq do t’ju pëlqejë jasht mase edhe për përdorim gjatë ditës. Aroma e këtij buzkuqi është e lehtë dhe e lezetshme, ngjan me aromë parfumi për mendimin tim. Në foton e mëposhtme shfaqet në lëkurë ky buzkuq, i pari në rradhë majtas.
Shpresoj që ky përshkrim t’ju është dukur interesant dhe t’ju jetë nevojitur në një fare mënyre. Duhet të sqaroj që këto përshkrime janë vetëm eksperiencat e mija asnjanëse me produktet në fjalë dhe ju mund të keni mendime krejtësisht të ndryshme për produkte që un përshkruaj në rubrikën time. Gjithashtu të gjitha produktet e përmendura mësipër dhe përshkrimet që bëhen këtu nuk janë të sponsorizuara nga asnjë firmë apo kompani kozmetike. Të gjitha produktet janë te financuara nga vetë unë.
Faleminderit që kaluat nga rubrika ime dhe që shpenzuat kohë për të lexuar përshkrimet e mija për kozmetikën. Shpresoj të shihemi rradhën tjetër. Qëndroni të fortë mentalisht, të shëndetshëm e të bukur fizikisht!
Farmacistja/Proletari.Com