Shenasi Rama: Bust Antonio Gramshit, por…kush tha që ishte nga Gramshi?!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2586
Shenasi RamaTiranë – Një monument për figurën e madhe Antonio Gramshin, do t’i bënte nder shqiptarëve, por, pse në Gramsh? Kush tha që ai ishte nga Gramshi?

Këtë pikëpyetje ka ngritur sot pedagogu i politikës në Universitetin e Nju Jorkut, SHBA, prof.Shenasi Rama, pasi ka dëgjuar propozimin e Kryeministrit Edi Rama bërë dje në qytetin e Gramshit “ Tani ju takon të gjeni një vend edhe për Antonio Gramshin, – tha

Rama gjatë vizitës në atë qytet, – por mos na bëni nga ato monumentet e realizmit demokratik, se nuk i duam ato.”

Por, profesor Shenasi Rama e ka gjykuar dhe analizuar krejt ndryshe çështjen në Fb: “Kryeministri Rama shkoi në Gramsh dhe tha të ngrihet busti i Antonio Gramshit. Mirë shumë që nderohet figura më e madhe intelektuale në nivel botëror, që ka nxjerrë kombi shqiptar, por kush tha se Antonio Gramshi është nga Gramshi në jug?

Gramshi është një emër shumë i përhapur ndër shqiptarët. Përse do të ishte babai i Gramshit, nga Gramshi që asokohe ishte krejt në një kulturë tjetër e me orientim tjetër, por jo nga Gramshi i Zadrimës ku kishte edhe lidhje me Italinë, ku ende ka familje me mbiemrin Gramshi, muslimanë e katolikë? Hajde merre vesh se çfarë bëhet.

Gramshit mund t’ia ndërtojnë bustin në Tiranë, – sugjeron prof.Rama, ç’ka do të ishte me të vërtetë dinjitoze dhe do të na nderonte të gjithëve…”
ar.sh/Oranews.tv


Po ju sjellim një dokument ku provohet ekzistenca e fshatit Gramsh të zonës së Zadrimës të rrethit Lezhë në Veri të Shqipërisë.

DEKRET
Nr.3060,date 18.2.1960
MBI DISA NDRYSHIME NE NDARJEN ADMINISTRATIVE TOKESORE TE REPUBLIKES POPULLORE TE SHQIPERISE NE MBESHTETJE TE NENIT 11 TE LIGJES NR.1763 DATE 26 NENTOR 1953 MBI KESHILLAT POPULLORE;
PRESIDIUMI I KUVENDIT POPULLOR
VENDOSI:





XI. NE RRETHIN E LEZHES
2)Fshatrat Zojsi. Gramshi dhe Maba te lokalitetit te Zadrimes, bash­kohen dhe formojnr fshatin me emerin Gramshi. LINKU

Info e ofruar nga Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 05/10/2014. Filed under Analizë,Kultura. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.