Linjë makjazhesh Wet ’n wild (tone, lapsa për sy etj. ) me kualitet të lartë dhe e përballueshme për portofolin

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2622
Lapsa me ngjyreLinja Wet n’wild ka një seri produktesh për grim por un kam provuar vetëm një pjesë të vogël prej kësaj linje. Kam vendosur  t’jua prezantoj me anë të fotove te mësipërme për arsye se cilësohet si ndër linjat më të favorshme për cmimin që kanë dhe cilësinë që zotërojnë . Paletat që janë të shfaqura në foto mësipër variojnë në cmim nga 8-10 euro për copë duke pasë parasysh në cilin shtet të Europës blihen (në Shqipëri nuk jam e informuar nëse është e disponueshme kjo linjë makjazhi nëpër dyqane kozmetike.)

Fillimisht dua t’ju prezantoj me paletën e mësipërme majtas qe quhet “Comfort Zone” e cila përmban 8 ngjyra tonesh gjithsej. Në foton poshtë shfaqen ngjyrat e kësaj palete ne lëkurë për të pasur një ide më të qartë se si performojnë këto tone kur bien në kontakt me lëkurën.

Tonet janë të një cilësie të mirë duke i krahasuar  me atë të toneve që ofrojnë firmat më të shtrenjta, përvec kësaj janë shumë të lehta për tu përhapur në lëkurë dhe kanë shumë pigment. Kjo do të thotë që nuk nevojitet shumë ton për të kryer nje grim të hijshëm dhe që zgjat gjithë ditën. Vetë përbërja e toneve është shumë e butë dhe e shndritshme. Kjo paletë do t’ju zgjasë shumë sepse përmban  një masë të konsiderueshme toni prej 8,5 g për të gjithë paletën, gjë që nuk është aq e zakonshme për firmat që ofrojnë makjazh me cmim të arsyeshëm.

Ngjyrat të cilat kjo paletë ju ofron janë ngjyra neutrale dhe ngjyra të forta. Kjo mundëson përdorimin e një grimi të përshtatshëm për cdo rast, qoftë në punë, në shkollë ditën apo në ndonjë eveniment në darkë që kërkon një grim më të theksuar. Kjo gjë mund të arrihet pa problem me këtë paletë.

Në anën e mrapme të kësaj palete sygjerohen kombinime të ndryshme ngjyrash për të arrirë pamje të ndryshme me tonet e kësaj palete.

Ngjyrat e kësaj palete janë si më poshtë duke filluar nga ana e djathtë e paletës, kurse te dora ime në rreshtin e sipërm majtas, ngjyra gri, jeshil i lehtë, jeshil i fortë dhe ngjyra e fundit ne rreshtin e sipërm në të djathtë është një  ngjyre unike e cila ka përzirje të ngjyrës jeshile me ngjyrë kafe.

Rreshti i poshtëm duke filluar majtas shfaqet ngjyra bezhë duke vijuar me ngjyrën korale/portokall, ngjyrën kafe dhe duke përfunduar me ngjyrën vishnje me të cilën mund të kryhet nje tualet tip ”smokey eye” nqs nevojitet.

Ngjyra kozmetike ne dore





Paleta tjetër që shfaqet ne foton fillestare në anën e djathtë “Petal Pusher” është më e përshtatshme nqs dëshirojmë ti japim pak koloraturë grimit tonë dhe ti largohemi ngjyrave neutrale. Kjo paletë përmban ngjyra që po ashtu mund të përdoren ne cdo rast pa u dukur të tepruara me grimin tonë. Duke filluar nga rreshti i sipërm majtas, kemi ngjyrën krem të bardhë duke vazhduar me ngjyrën rozë të lehtë, pastaj ngjyra vjollcë e fortë dhe në fund ngjyra lile.

Rreshti i poshtëm vijon me ngjyrat krem me nuanca rozë, ngjyra e dytë është e vecantë ka nuance vishnje me xixa të verdha por xixat e verdha nuk e dominojnë tonin kështu që mund të përdoret pa frikë. Dy ngjyrat vijuese janë të përshtatshme për grime të theksuara ose mund të përdoren në vend të lapsit të syve për ti dhënë makjazhit tonë një pamje më origjinale dhe jo aq definuese sic e bën lapsi i syve. Ngjyra e parafundit është po ashtu vishnje e fortë me xixa dhe ngjyra e fundit është e zezë me xixa.

Ngjyra kozmetike ne dore1

Shpresoj që ky përshkrim t’ju është dukur interesant dhe t’ju jetë nevojitur në një fare mënyre. Duhet të sqaroj që këto përshkrime janë vetëm eksperiencat e mija asnjanëse me produktet në fjalë dhe ju mund të keni mendime krejtësisht të ndryshme për produkte që un përshkruaj në rubrikën time. Gjithashtu të gjitha produktet e përmendura  mësipër dhe përshkrimet që bëhen këtu nuk janë të sponsorizuara nga asnjë firmë apo kompani kozmetike. Të gjitha produktet janë te financuara nga vetë unë.

Faleminderit që kaluat nga rubrika ime dhe që shpenzuat kohë për të lexuar përshkrimet e mija për kozmetikën. Shpresoj të shihemi rradhën tjetër. Qëndroni të fortë mentalisht, të shëndetshëm e të bukur fizikisht!
Farmacistja/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 08/09/2014. Filed under Kozmetike. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Linjë makjazhesh Wet ’n wild (tone, lapsa për sy etj. ) me kualitet të lartë dhe e përballueshme për portofolin

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.