LUFTA E DYTE BOTERORE – Pjesa e dyte

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4087
LUFTA E DYTE BOTERORE
PJESA E DYTE

Pasojat
Në se ka një dhimbje në këtë botë, ajo shtrihet gjerë në zemrën njerëzore.

Dy të rinj gjermanë. Fotoja i përket datës mars 1945.Pasojat e Luftës së dytë Botërore ishin të shumta. Rreth 62 milion njerëz, që është ekuivalentja e 2.5% e popullsisë së planetit, humbën jetën. Lufta përfundoi me kapitullimin dhe pushtimin e Gjermanisë, humbjen e Japonisë dhe Koresë si edhe me dorëzimin e territoreve të Finlandës që ishin në dorë të Sovjetikëve. Globi tashmë do përballej me një ekonomi të shkatërruar, si të Evropës ashtu edhe të Azisë. Ushqimi i shfrytëzuar nga të dyja palët armike nuk do të ishte i mjaftueshëm për të gjithë popullsinë. Shumë persona që luftuan u zhgënjyen nga lufta duke humbur shpresën për një jetë më të mirë (është për t’u theksuar numri i madh i vetëvrasjeve në periudhën pas luftës e shkaktuar nga depresioni).

Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore nuk shihej si ëndrra që më në fund të gjitha luftërat do të përfundonin, por duke ditur këtë vende të ndryshme do të merrnin masa. Aleatët do të formonin OKB-në (Kombet e Bashkuara) të udhëhequr nga ShBA në vitin 1945, kjo lidhje do t’u formonte në San Francisko, Kaliforni, me shpresën që konfliktet në të ardhmen nuk do të shkonin deri aty ku kishin shkuar deri tani.

Perandoritë që kishin ekzistuar deri atëherë si Perandoria e Holandës, Perandoria e Francës dhe Perandoria e Britanisë, nuk do të ekzistonin më. Aleanca të reja do të krijoheshin në shumë territore të ndryshme si në Azi dhe Afrikë. Filipinet kërkonin akoma pavarësinë e tyre të plotë duke i kujtuar ShBA-së fjalën e dhënë për pavarësi dhe në 1946 do e fitonin një gjë të tillë. Për Gjermaninë dhe Poloninë do të hartoheshin territore të reja. Gjermania e ndarë në katër zona të ndryshme do të vuante më shumë dënimin e pasluftës. Nga katër zonat që ajo u nda, tre pjesë ishin në dorë të aleatëve që vendosën edhe një sistem demokratik konstitucional. Pjesa tjetër e mbetur, ishte në dorë të Bashkimit Sovjetik. Ky i fundit shtiu nën kontroll edhe shumë vende të tjera të Evropës lindore. Frontet ishin të dukshëm tani. Në njërën anë qëndronin aleatët me ShBA në krye dhe në tjetrën anë qëndronte Bashkimi Sovjetik me shtetet satelite të tij. Furnizimi i Evropës me bombën atomike, do të rriste akoma më shumë tensionin dhe kjo do të shënonte fillimin e Luftës së Ftohtë.

Në Azi, dhe pikërisht në Japoni, Perandoria imperialiste Japoneze u shfuqizua nga gjenerali Amerikan në fuqi Douglas McArthur (Daglas Mek Artur), për t’u zëvendësuar me një Monarki Konstitucionale, ku Perandori Hiroito do të ishte akoma në krye. Ndryshe nga Wilhelmi II, që dha dorëheqjen dhe mori fajin për sipër kur Gjermania humbi në Luftën e Parë Botërore, Perandori japonez, nuk e bëri një gjë të tillë dhe trashëgimi e tij vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Me kapitullimin e Japonisë, Koreja do të merrte pavarësinë. Koreja ishte e ndarë në dy pjesë atë kohë. Njëra pjesë (Koreja Veriore) kishte ndihmën dhe mbështetjen e Sovjetikëve, ndërsa pjesa tjetër (Koreja Jugore) kishte mbështetjen e trupave amerikane. Ndërkohë në Kinë, lufta civile nuk zgjati shumë deri sa Partia Popullore e Kinës hipi më në fund në pushtet në 1949. Anëtarët e Partisë Nacionaliste Kineze tërhiqen në Tajvan.

Lufta e Dytë Botërore pati një zhvillim të pashmangshëm të teknologjisë. Radari kishte qenë një mjet vendimtar në shkatërrimin e nëndetëseve gjermane. Aeroplanët, anijet, punimet plastike, zhvillimi i lëndëve plasëse, helikopterët, teknologjia e raketave, si edhe energjia nukleare, do të zhvilloheshin me hapa të shpejta nga të dyja palët gjatë Luftës së Ftohtë. Ilaçe të shumta do të përmirësoheshin dhe të tjera do zbuloheshin. Penicilina dhe antibiotikët gjithashtu do kishin një përmirësim rrënjësor në këtë kohë. Por për momentin nuk mund të mendohej një përdorim i publik i përgjithshëm i tyre, por më vonë përdorimi publik i shumicës së mjeteve do të bëhej i mundshëm.

Lëvizjet e Para

Idealet e Gjermanisë
Qëllimi kryesor i Gjermanisë në atë kohë ishte rifitimi i territoreve Gjermane, të humbura me firmosjen e Traktatit të Versajës. Një qëllim tjetër ishte shtimi i territoreve të minoriteteve gjermani në Austri me idenë për të formuar Gjermaninë e Madhe (ide kjo edhe e partisë fashiste e shfaqur në Itali, ku me termin “Perandoria Romake”, pretendonte të merrte ato territore që kjo perandori kishte përfshirë në të në lashtësi, por kuptohet kjo ishte vetëm një thirrje propagandistike). Politika e jashtme gjermane kishte lidhje me tokat e shkëputura nga Austria si edhe me pjesën gjuhë folëse gjermane në territoret e Polonisë dhe Çekosllovakisë të humbura gjithashtu si pasojë e Traktatit të Versajës. Bisedimet dhe negociatat e Hitlerit me Çamberlein (Chamberlein), kishin si justifikim pikërisht këto motive, që lejonin në një farë mënyre Gjermaninë të kërkonte këto territore.

Hitleri i paraqiti raporte të shumta Neville Çamberlainit, ku tregoheshin dhunimi dhe keqtrajtimi që i bëhej minoriteteve gjermane në ato territore. Kur Gjermania naziste, mori këto territore nga Polonia dhe Çekosllovakia, ai u prit ngrohtë nga gjermanët aty. Por ky entuziazëm nuk do të rezultonte si një gjë pozitive më vonë. Me fundin e luftës, këta minoritete, u zhvendosën me forcë nga aty ku ishin. Duke i mbetur vetëm një vend për të shkuar, ata do t’i drejtoheshin Gjermanisë.

Një arsye tjetër e fortë është edhe kushtet e vështira të vendosura në Konferencën e Parisit. Hitleri e bindi popullin se vetëm partia naziste do mund ta lironte Gjermaninë nga ai pakt. Shumë shpejt, shërbimi ushtarak i detyrueshëm do të rivendosej edhe pse ai ishte ndaluar nga traktati i lartë përmendur. Sipas Hitlerit, traktati po i hiqte Gjermanisë dhe gjermanëve të drejtën për të funksionuar si një shtet i vërtetë.

Këto dhe lojëra të tjera propagandistike, do të përdoreshin më vonë nga partia naziste për të arritur qëllimin e saj të vërtetë të luftës. Gjithashtu vetëm kështu partia naziste e Hitlerit mund të kryente diskriminime shoqërore dhe ideologjike, duke bërë që një pjesë e mirë e intelektualëve dhe kundërshtarësh politik, të largoheshin për të gjetur strehë diku tjetër. Me këto ide, diskriminimi ndaj hebrenjve kishte filluar, duke marrur prej tyre një pjesë të mirë të pasurisë dhe duke i zëvendësuar ata nga vendet e larta të punës me punonjës gjerman, që sipas të njëjtës propagandë, ishin racë ariane (raca më e pastër në botë).

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 26/04/2010. Filed under Shekulli jonë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.