SHQIPTARI TRIM SI KY, NUK VDES KURRË!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2141
At Pjetër Meshkalla portret me laps nga Fritz RadovaniMe datën 28 korrik 1988, populli i Shkodrës, pa dallim Feje, përcolli për në banesën e fundit AT  PJETËR  MËSHKALLËN, Atdhetarin e flaktë dhe të vendosun në Idealin e Tij… Dijetarin mendjendritun e punëtorin e palodhun për unitetin e Atdheut, Misionarin e vërtetë, Ushtarin e zdathun të Krishtit, Luftëtarin e paepun të Demokracisë dhe të të Drejtave Njerëzore në Shqipni, Mësuesin e pavdekshëm të Rinisë Shqiptare dhe kundërshtarin e papërkulun e të pathyeshëm përballë Gjenocidit komunist.

Shqipja me kthetrat e Saja, atë ditë… ka skalitë në një shkamb:

                                                                     “Edhe një Hero ma pak!”…

●Plot 60 vjetë perpara At Pjeter Mëshkalla, në vitin 1954, kur ishte në Burgun e Burrelit i dënuem që në vitin 1947 ka shkrue këte poezi, e cila asht nxjerrë si shumë të tjera nga djelmët e rij që ma vonë… dolën të plakun nga burgu…

●Autori i Pavdekshem i saj, si gjithmonë, me optimizmin e Tij, kje frymzues i idealeve të nalta tek Rinia Shqiptare!

JETË  E  RÉ

Në kthesën e një djali të ri:
“Kaq i vogël fëmi e kaq i madh mëkatar!”

Sh’ Augustini

Në zemrën teme lindi jeta,
shpirti asht mbushun me dëshirë,
me ndriti mendjën e vërteta,
vuejtjet më duken gurrë me hirë.

Lindi Krishti në zemrën téme,
më pruni paqë e dashuni,
më rreshi forcë e ngushëllime,
zhduku errësinën e burgut të zi.

Unë dikur me mburrje shkojshe
për pusina, kurtha e léqe;
krime n’ têrr unë farkëtojshe:
holla vrapin për rrugë të kéqe…

Epshi e faji janë veriga
që tue lëmue, të skllavënojnë;
shpirti s’ka qetësi në punë të liga,
që veç rrathët ma fort shterngojnë.

Mallkue kjoftë për jetë mbrapshtia,
rruga e turpit sot kjoftë pré!
U thyen prangat, ktheu liria,
shtegu u hap për  J E T Ë  TË  R É  !

BB(Burgu Burrel) 1954.

Shenim i autorit: Poezia asht botue pa asnjë ndryshim nga origjinali.
Fritz RADOVANI/Proletari.Com
Melbourne, 26 Korrik 2014.

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/07/2014. Filed under Përkujtimore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.