“Vijat e bardha”, lëndët kimike që na lëshojnë avionët

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 37015
Në aeroportin e Tiranës ulen dhe ngrihen mesatarisht 50 avionë në ditë. Duke mos përmendur edhe avionët, të cilët kalojnë transit në territorin shqiptar, ky numër bëhet edhe më i madh.
Deri më sot askush nuk ka folur për rrezikun që kanë gazrat e këtyre avionëve dhe ndikimin që kanë ato në organizmin e njeriut dhe në mjedis.
Ato që shpesh i konsiderojmë si ré të zakonshme, në të vërtetë janë lëndë, të cilat rrezikojnë drejtpërdrejt shëndetin tonë.

Elvis Çela, specialist mjedisi tregon se vijat e bardha nuk kanë marrë vëmendjen e duhur nga organizatat dhe shoqatat ambientaliste në Shqipëri. Dizinformimi dhe fenomeni i panjohur e kanë anashkaluar këtë pjesë.

Vijat e bardha që shohim çdo ditë në qiell gjatë fluturimit të avionëve dhe i konsiderojmë si ré të zakonshme çfarë janë në të vërtetë?
Nga anglishtja vija e bardhë quhet “Chemtrail” dhe është një masë e lëngshme ose e gaztë, e cila formohet nga një lëvizje e fortë e avionëve në një boshllëk ajri.
Ajo formohet nga trashja e avujve të ujit të prodhuar nga djegia e karburantit të prodhuar, në kushtet e një lagështie relative më të madhe ose të barabartë me 70 për qind, temperaturë më të ulët se -40ºC dhe në një lartësi mbi 8000 metra.

“Vijat e bardha” janë ndotës të vazhdueshëm edhe pas emetimit nga avionët. Kontribut më të madh në prodhimin e tyre (emetimeve të ndotësve) japin avionët luftarakë. Megjithatë, për shkak të numrit të madh të lëvizshmërisë së avionëve civilë dhe tregtarë në ditët e sotme ata paraqesin të njëjtin kontribut në prodhimin e sasisë së ndotësve, pavarësisht shkallës së tyre më të vogël të emetimit.
Sot, ekzistojnë dy rryma kryesore të studimit në lidhje me ndikimin e vijave të bardha. Njëra flet për rrezikshmëri të lartë për mjedisin dhe shëndetin e njeriut, ndërsa tjetra (rryma institucionale) e minimizon shkallën e ndikimit.
Megjithatë, të gjithë studiuesit kanë përcaktuar elementet kimike dhe biologjike që prodhohen e formohen nga avionët.
Në vende të ndryshme të botës, për shkak të pranisë së vazhdueshme të këtyre vijave të bardha, janë zbuluar metale të rënda në tokë, ujë dhe ajër duke evidentuar efektet negative në shëndetin e njeriut.

 A është trajtuar nga ambientalistët apo specialistët e mjedisit një dukuri e tillë?
Në Shqipëri nuk ka studime në lidhje me ndikimet në mjedis dhe shëndetin e njeriut. Kjo është një çështje e patrajtuar dhe e panjohur nga specialistët e mjedisit dhe  institucionet ligj zbatuese në vend.
Pavarësisht se Shqipëria është një vend me sipërfaqe të vogël dhe potencial zhvillimi të ulët, pozicioni i saj gjeografik si vend transiti për qarkullimin ajror dhe detyrimet si anëtare e NATO-s, paraqesin një nevojë dyfishe për t’u thelluar në këtë fushë.
Ajo që duhet të dihet edhe nga opinioni publik është se vijat e bardha janë të formuar nga komponime kimike, të cilat janë të dëmshme për mjedisin dhe për shëndetin tone. Fenomeni ka filluar të evidentohet në botën e zhvilluar në mesin e viteve ’90, ndërsa eksperimentet e para në lidhje me to janë realizuar në 1950.
Mund të kontrollohet dhe përdoret prodhimi i tyre nga avionët, për qëllime të caktuara ushtarake.
Me fillimin e mijëvjeçarit të ri është shumëfishuar sasia e prodhuar nga avionët, për shkak të rritjes së fluturimeve të avionëve ushtarakë e civilë dhe ndryshimeve klimatike. Ka një fushatë të gjerë të dezinformimit të publikut për të fshehur këtë fenomen.

Ndërkohë që në vendet e zhvilluara janë organizuar konferenca e protesta, në Shqipëri a ka pasur diskutime për to?
Në shumë vende të zhvilluara, përfshirë vendet e BE-së dhe Amerikën janë zhvilluar konferenca dhe protesta qytetare për emetimin e ndotësve nga avionët që qarkullojnë në këto territore. Përveç një problematike mjedisore apo për shëndetin e njeriut, ato lidhen edhe me sigurinë territoriale të shteteve.

Protestat e qytetarëve italianë në vitin 2006 për sasinë e lartë të ndotjes të prodhuar nga qarkullimi i pakontrolluar i avionëve të NATO-s mbi territorin italian, janë dëshmi e sensibilitetit të lartë të qytetarëve të vendeve te zhvilluara.
Kontrolli i ndotjes është i vështirë të realizohet në kushtet e ndryshimeve klimatike, zhvillimit të kufizuar të teknologjisë se avionëve dhe ndërveprimit të shteteve në operacione e organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe Shqipërinë.
Në vendin tonë ky fenomen njihet shume pak, për të mos thënë fare, megjithatë aderimi i Shqipërisë në Konventën e Bazelit, adreson detyrimet në lidhje edhe me kontrollin e kimikateve të prodhuara në hapësirën ajrore të Shqipërisë.
Zhvillimet social-ekonomike të viteve të fundit, mobiliteti në trafikun ajror (numri i avionëve që qarkullojnë në territorin e Shqipërisë i kalon 20 mijë në vit), dhe detyrimet e aderimit të Shqipërisë në institucionet ndërkombëtare (përfshirë edhe BE-në), adreson një nevojë emergjente për të thelluar studime dhe për të marrë masa mbrojtëse për ndikimet negative të vijave të bardha.

  Ja sëmundjet që shkaktohen nga gazrat e avionëve 
Gazrat që lëshojnë aeroplanët gjatë fluturimit të tyre përmbajnë elemente biologjike dhe kimikate të dëmshme. Derdhja masive e helmeve të tyre në mjedis ndikon drejtpërdrejtë në organizmin e njeriut, çka shkakton edhe sëmundje të ndryshme.
Një sindrom i shkaktuar nga gazrat e aeroplanëve, është sindromi Morgellons, një sëmundje e tmerrshme që manifestohet nga fibrat sintetike të veshjeve drejt e në lëkurë. Për insektet, viruset dhe parazitët krijohen kushte të favorshme dhe sëmundja zhvillohet si rezultat i pickimit të tyre. Ato përmbajnë kimikate të dëmshme dhe elemente biologjike.

Analizat kimike të kryera kanë konfirmuar praninë e substancave të mëposhtme: barium, alumin, bakër, titan, silic, litium, kobalt, dibromide etileni (toksik i rrezikshmërisë së lartë). Janë identifikuar edhe patogjene Pseudomonas, Fluorescens, Marcescens Serratia, Streptomyces, viruse etj.
Derdhjet masive të këtyre substancave në mjedis  në shëndetin me sëmundje, të cilat përhapen në një kohë të shkurtër. Një ndër sëmundjet më problematike është ajo e infeksionit të lëkurës, e cila vjen si rezultat i kontaktit të drejpërdrejtë apo nëpërmjet kontaktit të njeriut me insektet, viruset, parazitet, të prekur nga këto kimikate.

Siç e thashë edhe më lart vijat e bardha kanë përmbajtje të lartë të bariumit dhe aluminit të cilët ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe në sëmundjet e Parkinsonit dhe Alzheimerit (këto dy sëmundje lidhen drjetpërsëdrejti me akumulimin e metaleve në tru).

Bariumi  është një helm që sulmon kryesisht muskujt, duke përfshirë edhe muskujt e zemrës. Ai është një ndër shkaqet kryesore për dridhje atriale dhe infarkt kardiak te njeriu. Shumë forma të kancerit (të tilla si Limfonoma) janë të lidhura me dibromide etileni.
Ky është një insekticid i ndaluar zyrtarisht në SHBA. Nëse absorbohet nga trupi i njeriut, mund të shkaktojë dëmtimin e sistemit nervor, ënjtje dhe simptoma të tilla si gulçim, ankth, kollë pulmonare. Është shumë irrituese për mukozën dhe sistemin e frymëmarrjes.

Në gazrat e avionëve përfshihen edhe mikroorganizma si, Enterobacter Coli, Salmonela dhe Klebsiella, të cilat janë përgjegjëse për pneumoninë. Këto baktere, të prodhuara nga avionët, në vitin 1950 kanë shkaktuar vdekjen e disa njerëzve në San Francisko.
Sëmundje të tjera më pak serioze të shkaktuara nga gëlltitja e kimikateve dhe elementeve biologjike të tyre janë; depresioni, mjegullimi i trurit, kapsllëku, gripi, lodhja kronike, vështirësia në përqendrim dhe amnezia.

Mbulimi i diellit, “truku” që vjen nga tymi i avionëve 
Gjurmët e para të kondensuara u vrojtuan gjatë Luftës së Dytë Botërore, kur aeroplanët bombardues fluturonin në kuota të larta për të kaluar pa u vrojtuar nga kundër aviacioni armik.
U quajtën kështu sepse gazi i shkarkuar binte në kontakt me ajrin e ftohtë dhe kondensohej në kristale akulli. Fenomeni mbeti i pandryshuar në objektet moderne të aviacionit.
Në një motor të rinovimit të ajrit në një ambient, në fakt ajri vjen i kompresuar, i ngjeshur nga helika, para se të hyjë në dhomën e djegies dhe këtu përzierja e ajrit të ngjeshur digjet, duke krijuar shkarkime shumë të nxehta. Vijat e bardha janë të dukshme në qiell.

Një aeroplan është në gjendje të prodhojë “ré” në mënyrë artificiale, në manifestimet ajrore duke vënë në përdorim impiante tymuese për shpërndarjen e agjenteve kimike në dezinfektimin e fushave.
Vijat e bardha tashmë në kundërshtim me retë  normale të qiellit janë të vazhdueshme dhe lëshohen në kuota të ndryshme, shpesh më të ulëta se 8 mijë metra dhe tentojnë të zgjerohen duke mbetur të dukshme për shumë orë.
Nëse, më pas vrojtohen ndërprerje ose fryrje të forta tymi në qiell, sinjali artificial është i qartë me shikim të parë.
Numri i madh i aeroplanëve që lëvizin në atmosferën e tokës krijon një trafik të madh, pas të cilit ne arrijmë të dallojmë kryqe dhe vija paralele të këtyre gazrave, të cilat formojnë “ré” që mbulojnë rrezatimin e diellit.
Nga përdorimi i këtyre operacioneve kanë filluar të vijnë raporte të çuditshme aerometereologjike në vrojtimin e formimit të reve.
Aktiviteti i mbulimit të diellit (aerosolit) para se gjithash vazhdon e jep disa imazhe që paraqesin probleme gjithmonë e me të përhapura e shqetësuese. Siç e kemi ndjere, në Shqipëri është folur shumë pak ose aspak.

Sidoqoftë, shtimi i protestave në vende të ndryshme dhe përhapja e lajmeve në internet i kanë dhënë jetë polemikave përse mediet zyrtare nuk flasin.
Neritan Gjergo/Shekulli

 

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 13/04/2014. Filed under Shke-Tek. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.