Këshilla për Zemrën: Luleshtrydhja është shumë e mirë për zemër

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4370
Një lajmë i mirë arrin nga Universiteti i Oklahomës, SHBA, ku shkencëtarët kanë vërejtur se luleshtrydhjet e ulin nivelin e kolesterolit në gjak.

Studiuesit gjatë 4 javëve kanë përcjellë gra të cilat vuajnë nga sindroma metabolike dhe të cilat kanë konsumuar çdo ditë nga 25 gramë pluhur nga dredhëzat e ngrira dhe të thara.

Ata kanë vërejtur një ulje e nivelit të kolesterolit të përgjithshëm dhe LDL kolesterolit për 6%.

Luleshtrydhet, të cilat tashmë një kohë të gjatë janë të njohura si antioksidues i fuqishëm me përbërësit e saj bioaktiv, ulin peroksidimin e lipideve, duke ulur kështu edhe LDL-kolesterolin në gjak dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë parandalojnë krijimin dhe zhvillimin e shtresave aterosklerotike në enët e gjakut.

Substancat më meritore të dredhëzës për këtë efekt janë fitorerolet, proteinat dhe flavonoidet. Studimi ka treguar se konsumimi i përditshëm i dredhëzave dhe produkteve të saj, mund të jetë i një rëndësie të madhe te personat me sindromë metabolike.
Keshilla.net

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 08/05/2010. Filed under Mjeksia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.