“Mein Kampf” pritet të shitet me nji çmim të trefishtë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2453

Mein Kampf doreshkrim i HitleritDy-vëllime të manifestit racist të Hitlerit shitet nga nji hebre në Los Angeles për 65,000 dollarë

 

Autori – Associated Press

Times hebraike/Jewish Times

Stafi Izraelit –  28 shkurt 2014

Mein Kampf u shkruejtë në burgë për interesë të parave
Manifesti i liderit nazistë, Adolf Hitleri konsiderohet si një nga veprat ma raciste dhe monstruoze në historinë moderne, por do të shitet të enjten e datës 6.III.2014  për 64.850 $ , duke përfshirë premium e blerësit, pas 11 ofertave. Nate Sanders asht pronar i dyqanit të ankandit ”Nate D. Sanders” në Los Anxhelos, ku ka llogaritë të shiten për  20,000 deri  25,000 dollarë. Sanders, i cili asht hebre, tha se Hitleri i dha librat Jozef(Josef) Bauer-it, një simpatizantë i hershme që morën pjesë në vjetin 1923 të Puçit “Beer Hall” në Mynih. Hitleri u arrestue dhe u burgos në përpjekjen për të pushtue institucionet shtetnore. Ndërsa pas hekurave, në burgë shkroi ” Mein Kampf(Lufta Jem) ”  në dy vëllime të autobiografisë,  të manifestit anti – semite, me qëllim që Rudolf Hess prej shitjes të librit të mblidhte para për mbrojtjen e tij penale. Rudolf Hess ma vonë shërbeu si zëvendës i Hitlerit .

 Në të  dy vëllime shifen firma e Hitlerit, me urimin e dëshirave ma të mira për mikun e tij në kohën e Krishtlindjeve. Sanders tha se vëllimet  “Mein Kampf “, e vjetit 1930 janë të zakonshme për shkak se ata ishin dhurata popullore e dasmës në Gjermaninë naziste. Megjithatë, një kopje e  nënshkruem nga autori asht e rrallë, tha ai. Shitja e relikeve naziste asht e ndaluem në shumë vende të Europës që përjetoi tmerret e Luftës së Dytë Botnore .

 

E drejta e shitjes ashtë jashtë paragjykimeve

Sanders, megjithatë mbron materialet e mbledhun lidhur me regjimin nazist duke thanë se shumica e grumbullimeve janë histori reale ushtarake të habitëshme. “Të njëjtit njerëz të cilët mbledhin artikuj  të Adolf Hitlerit, mbledhin edhe materiale të Xhorxh Uashingtonit, ose të Luftës së Dytë Botnore, apo të George Patton,” tha Sanders.”  Nuk janë vetëm mbledhësit e  bardhë supremacist të Hitlerit, por ka edhe mbledhës çifute të artikujve të Hitlerit “.

 

Shitja e librit të Hitlerit asht shitë në vjetin 2012

Aksioneri tha se botimet e “Mein Kampf “, të vjetëve 1925 dhe 1926, që ishin për shitje, janë blerë nga një koleksionist Bonhams në një ankand në Londër disa vite ma parë(2012).

 

Shitja e Xhaketës të Albert Speer, një ministri nazistë për 10.068 dollarë

Sanders gjithashtu nxorri në ankand një pallto lëkure, qe ishte i veshun nga Albert Speer, një ministër nazist i qeverisë, i cili mori përgjegjësinë për Holokaustin në gjyqet e Nurembergut dhe u dënue me 20 vjet burg për rolin e tij në regjimin nazist. Xhaketa u shitë për 10.068 $ dollarë në 2012. Një ushtar aleate e gjeti xhaketën në një vilë gjermane dhe vodhi atë, së bashku me një gjerdan, si një trofe lufte për ta sjellë në shtëpi tek prindërit, tha Sanders.Ushtari tregoi historinë në një letër dërgue nanës tij të nënshkruem vetëm me shënimin “Ralph(Ralf).” Ndër të tjera shkruente:  “Kur të kthehem në shtëpi do të keni një dhuratë për ju nanë, por mos i tregoni askujt për këtë sepse unë kam një gjerdan të artë që e kam gjetë në një vilë gjermane”, thuhet në letër. “Për Dad(për babën ndoshta – shën. im B.M.P.), unë kam gjetë një xhaketë lëkure të madh që e kam gjetë në dollap. ” Ushtari ka gjetë një vërtetim me shkrim të Speer-it në xhepin e xhaketës, tha Sanders.

Përgatiti në shqip: Bep Martin Pjetri/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 04/03/2014. Filed under Aktualitet,Bota Aktuale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to “Mein Kampf” pritet të shitet me nji çmim të trefishtë

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.