70 vjetori i Luftës kundër pushtuesve

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2728

Kuvendi i Dukagjinit70 vjetori i Luftës kundër okupatorit 1944 – 2014.
Koha e Pajtimit Kombtar.
Të ribashkohen shqiptarët padallim bindje partie në 70 vjetorin e Luftës kundër okupatorit!
Pjesa e Parë

A ishte ftesa e socialistve për pajtimin politik me viktimën nacionaliste?
Në Çorovodë, në nandor të 2013 bani thirrje kryetari i parlamentit shqiptar, z.Ilir Meta, që opozita shqiptare të njohi Luftën nac-çlirimtare. Po në 9 janar 2014 propozon personi numër dy i LSI-is, z. Luan Rama që të kremtohet 70 vjetori i Çlirimit të Shqipnisë(1944-2014) me këtë tekstë: ”Lëvizja Socialiste për Integrim propozon ngritjen e një komisioni shtetëror që do të organizojë festime dinjitoze me rastin e 70-vjetorit të çlirimit të vendit. Në një deklaratë për mediat në mesditë, sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, tha se komisioni duhet të jetë gjithëpërfshirës …..Gazeta ”Dita” 9.I.2014

Mue më pëlqeu si ide e socialistve sepse çdo vend ka ditën e pushtimit si dhe ditën e çlirimit nga okupatorët. Ashtë ide e shkëlqyer e partisë të LSI-is sepse ka prej 23 vjetësh që nuk kremtohet bashkarishtë nga spektri politik kjo datë për pasojat që la diktatura komuniste. Mendoj që edhe në 70 vjetorin e saj ashtë koha të zgjidhet ky ngërç midis aktorve politikë. Lideri i PD-ës, Sali Berisha nuk inicioi kurrë për 13 vjet në pushtetë si përfaqsues i së djathtës në proçesin e Pajtimit Kombtar sepse e shqetsonte nji Shqipni stabile. Megjithatë kurrë nuk ashtë vonë proçesi i Pajtimit Kombtar. Aktorët politikë dhe njerëz të urtë kanë shansin të inicojnë në zgjidhjen e mosfestimit të Çlirimit të vendit tonë në pikpamje politike të kundërta. Por u stepa kur nuk përmendi në tekstin, që z. L.Rama në deklaratën para mediave në fjalën bashkëpërfshirje edhe të nacionalistve ballistë, legalistë,…të ristrukturuem nëpër parti pas vitit 1991 në 70 vjetorin e kremtimit të Çlirimit. Shqetsuesë ashtë mesazhi konfuzë i partisë LSI-is. Me këtë rast duhet të preken sadopak rranjtë e ksaj përçarje prej 1941 e deri në 2014,….midis palëve politikë kundërshtare.

Konferenca e Pezës – Konfernca e I-rë Plurariste
Patjetër duhet risjellun me dy fjalë vendimin kryesor të Konferencës të Pezës të 16.IX.1942 që ishte frytë i pjesmarrës të shtresave me bindje politike nga ma të ndryshme, përfaqsuesë fetarë të besimeve të ndryshëm dhe palës komuniste, ku u hodhë parrulla; ”Të organizohen në një frontë të përbashkët pa dallim klase, bindje politike, feje dhe krahine për një Shqipni të lirë e demokratike.” Pjesa e II-të, Historia e Shqipnisë, viti 1965, autorë Jusuf Alibali dhe Prof. Ndreçi Plasari. Vendimi i luftës në një frontë të përbashkët të komunistve dhe nacionalistve kundër pushtuesve italianë dështoi falë ndërhymjes të dhunshme jugosllave. U miratue deklarata ku përkrahej koalicioni gjithëpërfshirës i spektrit politik dhe fetarë kundër boshtit gjermano-italiane-japoneze. Kryetar i konferencës u zgjodh Ndoc Çoba si ma i moshuem dhe sekretar, Mustafa Gjinishi.
Qëllimi i Konferencës dështoi për shkakë të dekonspirimit nga pjesmarrsit e saj me ndërhymjen policore të okupatorit italian. Miladin Popoviçi ka qenë gjithmonë kundër formimit të Këshillit Nacional Çlirimtar të Pezës nga Partia Komuniste Shqiptare.

Konferenca e II-të Plurariste e Mukjes – Konferenca e Pikënisjes të Vllavrasjes Shqiptare Konferenca e Mukjes u mbajtë midis përfaqsuesve nacionalistë dhe komunistë në dy faza;
E para më 26.VII.1943 në Tapizë të Fushë Krujës;
E dyta përfundimtare, ku u morën vendimet më 1-2 gushtë të 1943 në fshatin e Mukjes të Krujës;

Konferenca e Mukjes u mbajtë midis përfaqsuesve nacionalistë dhe komunistë në dy faza;
E para më 26.VII.1943 në Tapizë të Fushë Krujës.
E dyta përfundimtare, ku u morën vendimet më 1-2 gushtë të 1943 në fshatin e Mukjes të Krujës;
” ……në prag të kapitullimit të Italisë fashiste dhe të pushtimit gjerman të Shqipërisë;. në një udhëkryq të historisë sonë: në prag të bashkimit kombëtar në luftën kundër okupatorëve, por edhe të ndarjes, të mosmarrëveshjes dhe të konfrontimit të madh brenda vetes; në një dualitet alternativash : nacionaliste apo komuniste, demokratike apo totalitariste, perëndimore apo lindore. Në proklamatën e datës 3 gusht 1943, Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë, i zgjedhur në Mukje, paraqiti këtë program:

1 .Luftë të përbashkët dhe të menjëhershme përbri Aleatëve të mëdhenj Anglisë, SHBA dhe Bashkimit Sovjetik si edhe të popujve të shtypur kundra pushtuesit barbar, me divizën rilindse “Ja vdekje, ja liri”
2 .Luftë për një Shqipëri të Pavarme, luftë për zbatimin e parimit të njoftun botërisht e të garantuara nga Karta Atlantike të vetëvendosjes së popujve, për një Shqipëri etnike.
3 .Luftë për një Shqipëri të lirë, demokratike e popullore.
Komiteti për shpëtimin e Shqipënisë do të vazhdojë luftën tue udhëhequn popullin shqiptar në rrugën e sakrificës dhe të nderit deri në formimin e një qeverie provizore.Forma e regjimit do të caktohet prej vetë popullit me anën e një Asamblejeje kushtetuese të zgjedhur me sufrazh universal direkt.”Marrëveshja e Mukjes, ndërmjet Ballit Kombëtar dhe Nacionalçlirimtares, është një kompromis i madh kombëtar, model pët të gjithë kohrat, madje edhe për sot.” Uran Butka: E vërteta e luftës civile në Shqipëri

Zbatimi i Vendimeve të Mukjes
”Komiteti për Shpëtimin e Shqipërisë vendosi që menjëherë pas shpalljes marrëveshjes të bënte një aksion të përbashkët kundër pushtuesve italianë. Në komunikatën e pas luftës, që gjendet në Arkivin shtetërot, Fondi 270, Dosja 5, v.1943, lexojmë:“Çetat vullnetare partizane të Ushtrisë NÇ dhe çetat e Ballit Kombëtar nën komandën e majorit Abaz Kupi, më datën 4 dhe 5 të gushtit 1943, në orën 10.00, pasi morën vesh se ushtria italiane shkonte për në Mat, u nisën për t’i prerë rrugën në të gëdhirë. Kur çetat mbërritën në këtë vend, ushtria armike, mbasi dogji disa shtëpi që ndodheshin afër rrugës si edhe komunën e zyrën e botores, kaloi dhe po i afrohej Qafë-Shtamës… Plot në orën 7.10 të ditës së nesërme ushtria italiane e përbërë prej 750 vetave mbërriti në vendin e pritjes e përnjëherësh filloi luftimi, i cili zgjati tri orë rresht dhe mbaroi me shpartallimin e plotë të ushtrisë armike. Humbjet e armikut janë: 150 të vrarë, 40 të plagosur, 7 robër. Në mes të të vrarëve italianë është edhe oficeri kolonel A.P.Scarpa, të cilit i është gjetur në xhep një medalje e fituar kur ka hyrë në tokën shqiptare ditën e 7 Prillit 1939. …Humbjet tona janë një i vrarë dhe dy të plagosur.” Kjo luftë, tri ditë pas Marrëveshjes së Mukjes, tregoi se marrëveshja nuk mbeti në letër, por u mishërua në veprime konkrete; se marrëveshja ishte serioze, një lidhje bese dhe jo një tradhti që, sipas E.Hoxhës,…” Uran Butka: E vërteta e luftës civile në Shqipëri

Kundërshtimi i Vendimeve të Mukjes nga diktatori E.Hoxha
– Menjiherë pas Konferencës të Mukjes nuk i pranoi vendimet e saj diktatori E.Hoxha prej presionit të dhunshëm nga komunistët jugosllavë. ”Komiteti Qendror i Partisë Komuniste të Shqipërisë e hodhi poshtë marrëveshjen, një javë më vonë, më 8 gusht, dhe shumë shpejt pas kësaj shpalli “edhe qëndrimin e tij përfundimtar”: “se në asnjë rrethanë nuk do t’i ndajë kurrë frytet e Luftës Nacionalçlirimtare me Ballin Kombëtar dhe me gjithë kundërshtarët e tjerë të kësaj lufte dhe të këtij pushteti”. (Si e shkelën Marrëveshjen e Mukjes komunistët dhe Enver Hoxha)Hubert Neuwirth
– ”…kjo u refuzua menjëherë nga lidershipi komunist shqiptar, me këmbënguljen e shefave jugosllav. Për ketë, Ymer Dishnica përjashtohet nga partia në 1947.”
”Në Konferencen e Mukjes mes Komitetit NÇl(të dominuar nga Komunistët) dhe Ballit Kombëtar (Nacionalistët), përfaqësuesi komunist, Ymer Dishnica ra dakort me formulimin që fati i “Kosmetit” (Kosovës-A.C.)të vendoset me Plebishit pas luftës. Mirëpo kjo u refuzua menjëherë nga lidershipi komunist shqiptar, me këmbënguljen e shefave jugosllav. Për ketë, Ymer Dishnica përjashtohet nga partia me 1947.” Konferenca e Mukjes – 1943 (albaniapress – 30.8.2009).
– Një muaj më pas, më 4 shtator 1943, në Labinot të rrethit të Elbasanit u mbajt Konferenca e Dytë e Komitetit Qendror të Lëvizjes Nacionalçlirimtare(komunistë)”, në të cilën u mor një qëndrim i qartë e i prerë kundër Ballit Kombëtar. Gjithashtu Partia Komuniste e paditi Ballin Kombëtar si organizatë “fashiste” dhe “tradhtare”.
– ”Këshilli i Përgjithshëm Nac-Çlirimtar i drejtoi popullit shqiptar këtë thirrje: ”….Nuk do t’u bëjmë asnjë koncension oportunizmit e disfatizmit, qoftë edhe në emër të bashkimit, pasi në emër të bashkimit i bëjmë varrin bashkimit”. Faqja 745, Pjesa e II-të, Historia e Shqipnisë, viti 1965, autorë Jusuf Alibali dhe Prof. Ndreçi Plasari.

Ndërhyrja anmiqsore e jugosllavëve
”Partia Komuniste Jugosllave përmes agjenturave të veta të instaluara në Shqipërinë Londineze (D.Mugoshës, M.Popoviqit, S.V. Tempos etj.)kishte filluar propagandën e urrejtjes në mes dy organizatave kryesore politike në Shqipëri, në mes të PKSh-së dhe Ballit Kombëtar, e të cilat në ketë përiudhë ishin në prag të unifikimit të tyre për ti dalë zot atdheut.” .” Konferenca e Mukjes – 1943 (albaniapress – 30.8.2009). VAZHDON…LEXONI MË SHUMË…
Bep Martin Pjetri/Proletari.Com
E enjte, më dt. 16.I.2014

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 26/01/2014. Filed under Dokumenta Historik,Festa. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.