- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 3490Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Laura Vorpsi në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut ka treguar një anë të cilën shumë prej qytetarëve nuk e kishin zbuluar, ose më saktë e kishin hasur tërthorazi.
Pedagogia e re e juridikut, njëherësh imazhi i Partisë Demokratike, jep një propozim që jabanxhinjtë, të ardhurit nga veriu dhe jugu në Tiranë, duhet të hyjnë me vizë.
Nonsensi logjik i Vorpsit, që demonstron që është një vajzë e lla stuar dhe se gjithçka i ka fituar në jetë prej familjes, tregon se nuk ka problem me të ardhurit dhe se këta të fundit, tironist janë edhe mikpritës, por vetëm nëse këta të pranojnë.
Edhe pse është një lektore, Vorpsi tregon se ka sugjestionuar veten për të pranuar të jabanxhinjtë, pasi më parë edhe theksi më e vogël e bezdiste.
“Po thosha që kam pasur gjithmonë probleme me paragjykimin e prejardhjes krahinore. Më mjaftonte vetëm aksenti i dikujt që kishte përballë për tu stepur apo për të krijuar një vetë qëndrim që nuk e dija se nga kush më buronte.. Nuk është se kam pasur ndonjëherë problematika kundrejt një personi. Që vjen nga veriu apo që është nga Jugu. Për mua ishin të gjithë jabanxhinj. Tani kam filluar, sepse ka ndikuar njohja e studentëve të ndryshëm. Komunikimi me studentet më ka bërë që të jem madje më e afërt dhe në fillim për të mos thënë në fillim, kur kaloja me automjet në një qytet tjetër nuk do të doja të qëndroja as për një kafe. Kam ndryshuar për mirë, dhe vetë rregullohet nëse ti sugjestionin veten. Mendoj se tironsve do t’i shkonte pjesa e aheng e për e për raki sepse ne tironist jemi shumë të gëzueshëm. Ne tironsit jemi shumë mikpritës”, theksoi ajo.
Pasi tregoi gjithë paragjykimet krahinore, Vorpsi tha se tironsat janë mirëprite., ndërkohë që gazetari Blendi Fevziu ka ironizuar duke thënë se dhe t’i paragjykosh dhe të jesh mikpritës me ta ka bën sens.
“Po mirë, ne kemi problemin të kjo pjesa që jabanxhiu duhet të vij më vizë në Tiranë. Por me na ardh në shtëpi ne e presim dhe e mirëpresim si me qenë çuni dajës. Pra nuk jam të pjesa që të paragjykojmë jabanxhinjtë, jabanxhiu të vij, por të vij më vizë”, tha zëdhënësja e PD.
Dielli.al zbardh disa nga pikat kryesore të debatit të zhvilluar në TV Klan, ku asnjë prej të pranishmëve nuk ishte tirons puro si Laura, dhe për të cilin kjo e fundit nuk resht së treguari në asnjë çast.
Diskutimi
Blendi Fevziu: Po si jeni mikpritës kur nuk i doni jabanxhinjtë?!
Laura Vorpsi: Po mirë, ne kemi problemin të kjo pjesa që jabanxhiu duhet të vij më vizë në Tiranë. Por me na ardh në shtëpi ne e presim dhe e mirëpresim si me qenë çuni dajës. Pra nuk jam të pjesa që të paragjykojmë jabanxhinjtë, jabanxhiu të vij, por të vij më vizë
Ferdinand Xhaferri: Tani ta presës, dhe të vij me vizë sikur nuk shkon..
Laura Vorpsi: Po po shkon shumë, secili në vendin e vet. Nëse do vish do vish, por me zi të pranojmë. Por nëse ti futesh një një familje tironse, kam bindjen që absolutisht janë mikpritës.
Shtuar më datë 15-01-14 17:21 / Dielli.al
Shikoni nga minuta e ’47-të