- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 3520Historia na tregon se çdo sundimtar që kërkon ta mbajë gjatë pushtetin kryen një vrasje të parë rituale, e cila bëhet në mënyrë të tillë që të tregojë mënyrën se si ai mund t’ i eliminojë fizikisht ata që ai i konsideron si të dëmshëm në një moment të caktuar. Diktatorët modernë dhe mbretërit absolutë i kanë lejuar vetes luksin që t’ i kryejnë vrasjet rituale në mënyrë të drejtpërdrejtë, me litar plumb, sopatë. Në demokraci gjërat bëhen më të sofistikuara. Në qoftë se Princesha Diana do të kishte jetuar në kohën e Mbretëreshës Elizabeth I, në shekullin XVI, asaj do t’ ia kishin prerë kokën me sopatë për bëmat e saj. Në kohën e Elizabethës II, katër shekuj me pas, duhej bërë një vrasje e kamufluar si aksident automobilistik. Por edhe diktatorëve dhe në përgjithësi sundimtarëve absolutë, shpesh u është dashur që të bëjnë vrasje të kamufluara. Një nga modelet më të vjetra të vrasjes së kamufluar politike është vrasja me zhvendosjen e kufomes së viktimës.
Kjo lloj vrasjeje është praktikuar që në kohët antike. Ismail Kadare e studion këtë lloj vrasjeje në romanin “Koncert në fund të dimrit”, kur trajton vdekjen e zëvendësit të diktatorit komunist kinez, Mao Zedong (Mao Ce Dun), Lin Biao, të cilin e vranë në kryqytetin kinez dhe pastaj e ngarkuan të vdekur në një aeroplan ushtarak, të cilin e rrëzuan në Mongoli. Ismail Kadare, duke dashur të tregojë modelin historik të vrasjes politike me zhvendosje kufome, ndonëse ai nuk e emërton kështu, shkruan një version të ri të “Macbeth”-it, sipas kronikës së vjetër skoceze të Hollinshed-it që i shërbeu Shakespeare (Shekspirit) si burim për të shkruar këtë tragjedi. Në versionin e Kadaresë trupi i Mbretit Duncan, të vrarë nga Macbethi është i zhvendosur, ashtu siç thotë kronikani i vjetër.
Ismail Kadare nuk thotë gjë se përse Shakespeare nuk parapëlqeu versionin origjinal të kronikës së vjetër skoceze, të kufomës së zhvendosur.
Në të vërtetë kjo është dhe çështja më interesante në këtë tragjedi të Shakespeare. Tragjedia “Macbethi” është shkruar prej Shakespeare midis viteve 1603 dhe 1607. Në 1603 vdiq pa lënë trashëgimtar të drejtpërdrejtë Mbretëresha Elizabeth I, e cila i kishte siguruar Anglisë stabilitet për një kohë të gjatë dhe vendi hyri në një periudhë të trazuar. Pikërisht në kohën që Shakespeare ishte duke shkruar tragjedinë “Macbethi”, në 1605 ndodhi ai që njihet si Konspiracioni i Barutit, se disa aristokratë deshën të hedhin në erë parlamentin së bashku me mbretin. Prej kësaj ngjarjeje është origjina e Guy Fox Mask, që sot përdoret në protesta nëpër botë, e popullarizuar nga filmi “V for Vendeta”. Vrasje politike me zhvendosje kufome, shpesh të kamufluara si aksidente ndodhnin shumë në atë kohë. Nëse Shakespeare do të shkruante një tragjedi ku tregohej një vrasje politike (vrasjet e kryera nga Macbethi qenë vrasje politike), me zhvendosje kufome, e cila do të shfaqej në teatër në Londër, atëherë kjo do të merrej si një aluzion për shumë vrasje të dyshimta. Si shumë shpesh ndodhte kohët e fundit që të pëshpëritej që disa aksidente me karroca luksoze që kishin dalë nga rruga e kishin rënë në ndonjë rrëpirë, qenë vrasje të maskuara, me kufoma të futura brenda në karrocë. Kështu që te dramaturgu i madh veproi autocensura.
Sa shumë gjak paska pasur ky plak, thotë Macbethi për Duncanin e vrarë. Të gjithë lexuesit dhe shikuesit mendojnë se në këtë skenë gjenia e Shakespeare përshkruan tmerrin e vrasësit. Por në fakt këtu është Shakespeare në kulmin e autocensurës. Se ata që gjetën kufomën e Duncanit duhet të jenë habitur dhe tmerruar jo nga sasia e madhe e gjakut të derdhur nga plagët e tij, por nga mungesa e gjakut. E kanë parë njeri-tjetrin me tmerr të gjithë ushtarët, policët, hetuesit, mjekët, dhe e kanë kuptuar se këtu bëhej fjalë për një vrasje me zhvendosje kufome. Për të mbuluar këtë Shakespeare derdh aq shumë gjak në skenë, për turpin e gjenisë së tij. Në tragjedinë e Shakespeare ka një kundërthënie, që zhvlerëson atë që është quajtur një gjetje gjeniale e tij. Shakespeare bën që Lady Macbeth të shohë në duart e saj njolla gjaku që nuk i lahen dhe të thotë: Zhduku njollë e mallkuar! Por këtu nuk është Shakespeare në kulmin e gjenialitetit të tij, por në kulmin e mediokritetit të tij. Se në rrëfimet e vjetra skoceze gjaku ishte në duart e gruas së sundimtarit, pikërisht se mungonte te vendi ku u gjet kufoma. Gjaku nuk fshihet dot është kumti. Pra, krimi nuk fshihet dot.
Në kohën kur ndodhi vrasja e Duncanit të vërtetë, jo e personazhit të Shakespeare, të gjithë u bënë bashkëfajtorë në vrasje, duke bërë sikur nuk e kuptonin se çfarë do të thoshte mungesa e gjakut. Se Macbethi sigurisht që ulëriu që të zbulohej e vërteta, të zbuloheshin ata që i kishin përlyer duart me gjakun e viktimës, por të gjithë e kuptonin se përderisa atje ku u gjet viktima nuk kishte gjak, atëherë gjaku gjendej në duart e Macbethit. Dhe të gjithë bënë sikur nuk e panë mungesën e gjakut në vendin ku gjet viktima dhe u morën me detaje të tjera. Të gjithë e morën kumtin e vrasjes rituale në sajë të instinkteve më të thella të vetëruajtjes që ka qenia njerëzore. Dhe që nga viti 1611 kur mendohet se është shfaqur për herë të parë në teatër tragjedia “Macbethi” gënjeshtra e vrasjes politike ritual vazhdon të sundojë në skenë. Duncani i vrarë nuk ka gojë për të thënë të vërtetën.
Vdekja e Sokol Olldashit është një vrasje klasike me zhvendosje kufome, e kamufluar si aksident. Ndryshe mund ta quajmë si Krimi i Kufomës pa Gjak. Kufoma ka plagë të rënda të shkaktuara me mjete të mprehta, por nuk ka gjak përreth saj. Kjo mungesë tregon qartë se vdekja viktimës i është shkaktuar në një vend tjetër. Kur u dha lajmi i “aksidentit”, në vendngjarje shkoi Ministri i Punëve të Brendshme. Atje ai gjeti një kufomë me plagë të rënda, por pa gjak. Pas kësaj ishte radha e Kryeministrit që të fliste për këtë dhe të vinte në lëvizje shtetin për të zbuluar të vërtetën. Në Shqipëri sot vetëm një njeri ka aq pushtet sa të zbulojë të vërtetën e kufomës pa gjak, dhe ky njeri është Edi Rama. Nëse gjaku i kufomës pa gjak do të ishte në duart e Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, Rama do të kishte bërë gjithçka për të zbuluar të vërtetën. Përderisa Rama bën sikur nuk e shikon se kufoma me plagë të rënda e Olldashit nuk ka gjak, atëherë kjo do të thotë se gjaku është në duart e Ramës.
Dikush mund të thotë se përse nuk foli Berisha për kufomën pa gjak. Por Berisha është një politikan me përvojë të madhe dhe e di se këto lloj gjërash është më mirë t’ i ruash për t’ i përdorur më pas, nëse është e nevojshme, se t’ i konsumosh në moment.
Kryeministri Rama ka ambicje për të qëndruar gjatë në pushtet, disa njerëz afër tij thonë se do të fitojë katër palë zgjedhje parlamentare, çka do të thotë se do të rrijë 16 vjet kryeministër. Pastaj thonë, do të bëhet President i Republikës. Ata që e këshillojnë Kryeministrin Brenda dhe jashtë vendit i kanë thënë se për të kontrolluar vendin duhet të kryejë një vrasje rituale politike, që do të shërbejë si mesazh për të gjithë. Pra duhet të ekspozojë kufomën pa gjak. Sipas ritualit të kësaj vrasjeje të gjithë u bënë bashkëfajtorë. Përpara kufomës pa gjak, kanë mbetur të habitur dhe praktikisht gojëmbyllur (është folur shumë pak në krahasim me c’ duhej të ndodhte), që nga policët e prokurorët, te gazetarët, politikanët etj. Pak pasi mori pushtetin, Kryeministri tha në parlament: “Prisni se nuk keni parë gjë akoma!” Dhe një nga gjërat e para që pamë pas kësaj, ishte kufoma me plagë por pa gjak e një politikani. Dhe duhet të presim se ç’ do të shohim tjetër. Ku është gjaku? Jo në duart e “Lady Macbeth” të Tiranës sigurisht, Ajo vërtet dëshiron të rrijë gjatë në pushtet, por nuk ishte fare në Tiranë në atë kohë, ajo është në Kosovë punon në ministrinë e Vlora Çitakut.
Kufoma pa gjak e Olldashit është një katastrofë morale për median shqiptare. Të gjithë emisionet e mëdha televizive duhet të merreshin me këtë, të gjithë gazetarët investigativë. Ku është gazetari investigative i kronikës së zezë, Artan Hoxha, të cilin pas 21 janarit 2011 Edi Rama e falenderoi publikisht se zbuloi vrasësin e njërit nga protestuesve. Artan Hoxha nuk e shikon mungesën e gjakut te kufoma e Olldashit se atë nuk e shikon Edi Rama. Para kufomës pa gjak të Olldashit, të gjithë jemi nga pak Macbethë./Kastriot Myftaraj/FB