Universi një hologram me 10 madhësi

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2175
Vrima e zeze e horizontitHipoteza bashkon teoritë që nuk pajtoheshin deri tani.
Universi mund të jetë një hologram , ose më mirë të themi projektim i një bote me dhjetë madhësi, ku mund të shohim vetëm katër , tre në lidhje me hapsirën plus kohën .
Është hipoteza paraqitur nga dy studime teorike të botuar në arXiv , faqja e internetit që boton paraprakisht artikuj shkencorë. Studimet firmosen të dyja nga grupi i Yoshifumi Hyakutake i universitetit japonez të Ibarakit. Artikujt furnizojnë për herë të parë dëshmi në mbështetje të ashtuquajturës supozim Maldacena , i cili siguron mundësinë për të pajtuar teorinë e relativitetit dhe mekaniken kuantike, të cilat konsideroheshin të vërteta deri më tani , por të papajtueshme .

Nuk është një provë përfundimtare , por megjithatë është një hap përpara në drejtim të hipotezës magjepsëse e njohur si supozimi Maldacena – thotë Antonio Masiero , nënkryetar i Institutit Kombëtar të Fizikës Bërthamore ( INFN ) .
Supozimi merr emrin nga fizikanti teoricien argjentinas Juan Maldacena Mart i cili e formuloi atë në vitin 1997 për të shpjeguar disa paradokse në lidhje me “vrimat e zeza”. E gjitha lindë nga fakti se ne kemi një problem të madh, pikërisht për të pajtuar në të gjitha nivelet e teorisë së relativitetit me mekanikën kuantike , ” ka vëzhgu Masiero .

Një nga nyjet ka të bëj me mundësinë për të përshkruar forcën e gravitetit në shkallë shumë të vogla, dhe për ta bërë këtë mekanika kuantike duhet të hipotetizoj një univers me dhjetë madhësi .
” Ideja – thotë eksperti – është se ekziston një korrespondencë midis realitetit që ne njohim me tre madhësi  plus madhësinë kohore , dhe ajo ë bërë nga një numër të ndryshëm të madhësive. “

Kjo ” bashkëjetesë ” sipas hipotezës së grupit japonez , mund të imagjinohet si një hologram në të cilën realiteti ynë është thjesht një projeksion i shumë madhësive të tjera që ne nuk mund të vëzhgojmë.
Si pikë nisje e grupit Hyakutake janë disa prona të vrimave të zeza bazuar në teorinë e fijes/varg , sipas të cilit materia, energjia , dhe në disa raste hapësira dhe koha janë manifestim i subjekteve themelore fizike të quajtur fije – vargje . Bazuar në këtë hipotezë , studiuesit tregojnë se graviteti mund të përshkruhet si një projektim i madhësive “të padukshme”.
Ansa.It
Përgatiti në shqip: Edmond Pjetri/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 29/12/2013. Filed under Shke-Tek. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.