- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 2134
At Shtjefen Gjeçovi në vitin 2014 ban 85 vjet, që e vranë tradhëtarët…
■Vllazen e Motra Shqiptarë !
Në prag të 85 vjetorit të vrasjes së martirit dhe dijetarit të madh të trojeve tona shqiptare, të gjithë bashkatdhetarëve që kanë humbë njerzit e tyne të dashtun e të shtrenjtë, u drejtoj këtë
Thirrje: Falni gjaksorët !..
■Kuvendoni pranë atyne oxhakve të nderuem dhe rreth sofrave bujare si vllazen…falni gjaqet !
■Ju lutem, Dueni Flamurin e Gjergj Kastriotit !
Ndër ata Male janë Çerdhet e shqipeve !
Jepni besen e burrave si asht kenë zakoni !
Mos u ngujoni brè, burra, të atyne bjeshkëve…
Mos ia bani qejfin hasmit tuej shekullor !..
■Shqipnia e shumvuejtun kurrë, kurrë, nuk mund të rindertohet pa Faljen dhe pajtimin tuej!
Ja, çka u tha para pushkatimit At Mati Prennushi, një vlla i At Shtjefen Gjeçovit, vrasësve të vet, sllavo komunistë në zallin e kirit të Shkodrës:
“Jam i pafajshëm,po vdes në kry të detyrës s’eme.
Rrnoftë Krishti mbret, rrnoftë Papa, rrnofshin katolikët, rrnoftë shqipnia !
Ua baj hallallë gjyqit dhe ata që do të shtijnë mbi trupat tonë të pafajshëm.”(arkivi mpm, dosja 1302)
■Klerikë shqiptarë të të gjitha besimeve !
U prini, drejtoni dhe ndihmoni edhe Ju, shoqatat e grupet atdhetare, që do të punojnë për faljen dhe pajtimin e gjaqeve në vitin 2014!
■Ju lutem, nana, motra e Vajza me futa të zeza…
Hapni rinisë dyertë e ngujueme nder shula !..
Fëmijët kanë nevojë per me mësue dhe me luejtë …
Banje këtë vepër atdhetare e fetare në vitin 2014,
Vitin e 85-të, të vrasjes së martirit At Gjeçovi !
■Kujtoni, ju lutem, nga At Fishta:
Prandej, o zot, prej qiellet
Ti priri sytë mbi né,
E ban që puna t’ kthjellet,
Si asht mirë për atme e fé,
E gjaku i këtij meshtarit
T’ kjoftë falë per komb t’ shqiptarit.
1914, (mbi vorr të At A. Paliq, ofm.)
Me respekt e shpresë…autori
Fritz Radovani/Proletari.Com
Melbourne, 23 dhjetor 2013.