Persekutimi i egër komunist kundër krishterimit

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3843
Komunizmi karikaturMbi 200 milion viktimat të ekzekutuem nga komunizmi (1918-1991) – (2.7 milion viktima të torturuem, të zhdukun e të vramë në vit. Inventari i viktimave të Jaltës 1945.)

Vetëm në Kinën komuniste u likujduen mbi 80 milion të pafajshëm prej 1958 – 1960
Ashtë ranë dakord gjansisht në mesin e historianëve që koha ma dramatike dhe gjakatare në historinë e njerëzimit ishte shekulli i 20: shekulli i regjimeve totalitare, i Luftrave Botnore, i Revolucioneve në mbarë botën, gjenocid dhe përndjekje fetare me orientim ndaj Klerit Katolik. Në mesin e atyne krimeve, ma gjanë dhe sistematikishtë ashtë kryer nga komunizmi kundër krishterimit, duke u ba kështu paradigmë e iniciativës penale të shekullit 20-të. Libri i zi i komunizmit i redaktuem nga Stefan Kortis(Stéphane Courtois) i hoqi perden mbi krimet e komunizmit, duke na dhanë një vlerësim të parë të përafërt të 85 milionë të vdekurve, duke numërue Revolucionin e Tetorit, diktatura staliniste, Revolucionin kineze, në Kamboxhia e Pol Potit, Kuba e Fidel Kastros, Shqipnia e Enver Hoxhës, e Rumanisë,…… Kjo shifër duhet, megjithatë, të paktën dyfishue, po të kemi parasysh se vetëm në Kinë, regjimi komunist ishte përgjegjësi i ma shumë se 80 milionë të likujduemve vetëm në periudhën e të ashtuquajturës “Hapi i madhë përpara”, i hartuem nga Mao Ce Dun, që u zbatue në periudhën midis viteve 1958 dhe 1961.

Papa Piu XI mbi ateizmin e viteve 1930
Problemi i vërtetë ashtë, jo te sasia, por ” te cilësia” ideologjike e këtij krimi. Një analizë e kësaj dukurie e cila vetëm kufijtë e vetë pasojave të përshkruem në nivel praktik, pa hyrë thellë në hulumtimin e shkaqeve ideologjike kontribuon për të hy edhe ma thellë në misterin e cila rrethon komunizmin. Në mënyrë që të zbulohej ky mister, më duheshe të hetoja para së gjithash fenomenin e urrejtjes të pandalshme ndaj fesë, që Papa Piu XI denoncoi në vjetin 1937 në Enciklikën e tij të titulluem “Divini Redemptoris(Shpëtimtari i Hyjnisë)”, ku shkruan se “për herë të parë në historinë ne jemi dëshmitarë të një betejë të zhvilluem me ftohtësi e fshehtësi e përgatitun me kujdes nga njeriu me pushtetë, kundër gjithçkaje që ashtë hyjnore “.

Karl Marksi, Engelsi, Lenini, Antonio Gramshi,…urrenin fenë
Teoricienë e komunizmit, në të vërtetë, kurrë nuk e fshehën urrejtjen e tyne ndaj fesë. Marksi dhe Engelsi e përkufizuen fenë si “opium i popullit”, ndërsa Lenini e quajti atë “alkooli i shpirtit”, dhe komunisti italian, Antonio Gramshi e definoi atë me fjalët si “narkotikë për masat”. “Socializmi shkencor” nuk duhet gjithsesi të gjykohet në bazë të deklaratave teorike, por ma tepër në pasojat e tij praktike, pasi ashtë e nevojshme për filozofët gjithmonë për të provue vlefshmëninë e mendimeve të tyne, sikurse e shpjegoi vetë Marksi. Urrrejtja shkakton vetëm tragjedira njerzore.

Lufta kundër fesë në ish Bashkimin Sovjetik
Nga pikëpamja juridike, Komunizmi e trajtoi fenë siç përshkruhet në nenin 124 të Kushtetutës Sovjetike të vitit 1936, sipas të cilit “liria e praktikimit të çdo lloj kulti fetar dhe atë të propagandës anti-fetare i përket të gjithë qytetarëve “. Feja dhe Ateizmi nuk janë në të njëjtin nivel. Liria fetare ishte, në fakt, i kufizuem në praktikën private të njeriut dhe, për këtë arsye, si një çështje ashtë damtue randë. Ateizmi, në vend të ushtrimit të besimit fetar ka të drejtën e propagandës dhe në mbështetjen e shtetit, ajo mundet për këtë arsye, lehtësisht të zgjerohet në hapësirë publike, ndërsa feja duhet ngadalë të vdesë, edhe për shkak se regjimi komunist mohon dimensionin privat të individit në favor nga parësia e komunitetit dhe të shoqërisë në tanësi. Ateizmi militant ishte, në fakt, forca kryesore e sistemi sovjetik. Çdo gja që i përkiste Kishës, jo vetëm të pasurive të patundshme apo të mallrave, por edhe Seminare, shkolla, jetimore dhe spitale u shtetëzuan. Mësimi i fesë ishte e ndaluem, si dhe përdorimin e simboleve në mënyrë të qartë fetare si ikona dhe kryqeve, edhe në varre. Të gjitha funksionet fetare dhe paraqitjet publike të tilla si Pagëzim, martesat dhe funeralet duhej të paksue e të gjitha referencave fetare. Katedralet, kishat dhe faltoret u shndrruen në stallat kafshësh, magazina, fabrika dhe kinema. “Karnavalet” antifetare organizoheshin pikërisht në kohën kur ishin festimet ma të randësishme fetare të vitit. Filma anti-fetare janë prodhue dhe Muzetë e Ateizmit u ngritën shpesh në ato vende që ishin dikur Kisha. Mësimi dhe studimi i ateizmit u ba e detyrueshme në të gjitha universitetet dhe shkollat e çdo rendit dhe shkallë në vend. Në vitin 1970, ka pasun 4,500 stacione radio në Bashkimin Sovjetik të cilat kishin si detyrë kryesore përhapjen e propagandës ateiste, duke përfshirë edhe Radio të Shoqatës së Ateistët militante e cila transmetohej në 14 gjuhë në të gjitha frekuencat sovjetike. Gjendja e Kishave ortodokse në ish Bashkimin Sovjetik. Kisha Ortodhokse e Rusisë para 1917 numëroheshin rreth 210.000 anëtarë të klerit të ndara në mes murgjve dhe popëve. Në vitet e terrorit, në mes të 1917 dhe 1941, 150,000 prej tyre u vranë. Në vitin 1917 ka pasur 300 Peshkopë ortodoksë rusë, dhe 250 prej tyre u vranë nga bolshevikët.

Gjendja e Kishave Katolike në ish Bashkimin Sovjetik
Në mënyrë të ngjashme, pas ranies së Perandorisë Ruse, në vitin 1917, katolikët ishin rreth 2 milionë e gjysmë, ipeshkvijtë prej tyne 14, e priftërinjtë 1350, dhe kishat e tyre rreth 600. Por, në vitin 1941 vetëm dy kishat katolike ishin ende të hapuna në Moskë dhe një në Leningrad (të dyja i përkitnin Ambasadës franceze), dhe ka pasë në të gjithë vendin vetëm 1 Ipeshkëv dhe 20 priftërinjtë që jetonin në liri relative.
Nikita Hrushovi mbi ateizmin
Në fakt, 300 priftërinj katolikë ishin vrarë dhe pjesa e mbetun u detyrue të emigrojnë në vende të tjera. Propaganda antikatolike vazhdoi pas vdekjes së Stalinit në 1953 me në krye ateistin, Hrushovin dhe ata që e pasuan atë. Raporti Iliçev-it mbi Edukimin në sistemin ateist e botuem në nandor të vjetit 1963, ku edhe një herë theksonte në pamundësinë e bashkë-ekzistencës të fesë me shkencën dhe aty theksonte nevojën e zbatimit të një sistemi të qëndrueshëm të arsimit ateiste shkencor. “Në një kohë të shkurtër”, – thoshte Hrushovi – “feja do të pushojë së ekzistuari, njerëzit do të harrojnë atë që feja ashtë, dhe unë do t’ja tregoj fundin priftërinjve katolik “.

Jalta e Çurçillit – Stalinit dhe e Rusveltit një Mjerim për kristianët e vendeve lindore në Europë
Konferenca e Jaltës(4-11 shkurtë 1945 midis Çurçillit-Stalinit dhe Rusveltit) shënoi ndarjen e Europës në dy zona të influencës: me miratimin e qeverive perëndimore, komunizmi sovjetik mori plotësisht të gjithë Europën Lindore. Një persekutimi i pamëshirshëm i të krishterëve u ushtrue në të gjitha vendet e Europës Lindore.

Terror për të ndrrye fenë nga katolikë në ortodoksë
Ne tani duhet të përmendim disa nga anëtarët e shquar meshtarë të klerit që guxuen të kundërshtojnë komunizmin gjatë atyre viteve të tmerrshme. Ndër të parët ishte Kryeipeshkvi i Kishës të bashkueme të Lviv-it të Ukrainës, Jozef Slipi-t(Joseph Slipyi), ku rusët i ofruen atij mundësinë që të bahet Patriarku ortodoks në Moskë në mënyrë që të ndërpriste lidhjet me Vatikanin në Romë. Ai nuk pranoi të ndërronte fenë nga katolikë në ortodoksë duke preferue që të vazhdojë jetën e tij në gulagët sovjetike për 17 vjet, dhe më pas në mërgim. Ne duhet të kujtojmë gjithashtu shenjtin, Aleks Zarickij( Alexjei Zaryckji, i dtl. 1912-1963) me origjina nga Ukraina, i cili u internue në Karagandae e në Kazakistan dhe vdiqë atje si një martir i besimit katolik në vitin 1963.

Terrori sllave-komuniste mbi Klerin katolik në Kroaci
Ish-Jugosllavia kishte simbolin heroike të vet, Monsinjor Alojzije Stepina (1898-1960), Ipeshkëv i Zagrebit, i cili u arrestua më 18 shtator të1946. Arsyeja e vërtetë pas arrestimit të tij ishte Letra baritore, që publikoi më 23 shtator të 1945, i cili tregoi se si 243 meshtarë të klerit në Dioqezat e tij ishin vrarë dhe në një dioqezë tjetër ishin arrestue 169 meshtarë dhe 89 u zhdukën. Pas një gjyqi, ai u dënua me 16 vjet burgë në kampe pune në Lepoglava dhe pas burgut u vendosë në gjendje arresti shtëpiak në qytetin e tij të Krasiç-it, ku u mbajtë në survejim nga policia deri në vdekjen e tij e shkaktuem nga helmimi në vitin 1960. Ai u shenjtërue nga Papa Gjon Pali II në vitin 1998.

Terrori kundër Klerit Katolik në Hungari
Në vitin 1948 në Hungari, kundër Kardinalit Jozsef Mindszenty (1892-1975) komunistët filluen një fushatë shpifëse të ngjashme me atë që kishte ba kundër Stepinaç-it . Për shkak të rezistencës së tij heroike, ai u torturue për 40 ditë me radhë për ta detyrue të nënshkronte dokumente të cilat ai nuk e dinte përmbajtjen. Të gjitha veprimtaria fetare ishte nxjerrë jashtë ligjit në vitin 1950 dhe rreth 10.000 anëtarë të klerit u dëbuen prej kishave dhe duhej të gjenin mënyra të tjera të jetesës. Monsinjor Zoltan Meszlenyi (1892-1951), Ndihmësi Ipeshkvi i Esztergom-it dhe pasardhës i Kardinalit Mindszenty vdiq në një kampë përqendrimi në vitin 1951, ku ashtë shenjtërue në vitin 2009 duke u ba Martiri i parë i Shenjtëruem i regjimit komunist hungarez.

Dy emna të tjera të randësishme dhe të famshme janë ato të Kardinalit Stefan Wyszynski (1907-1981), Arqipeshkëv i Varshavës dhe primat i Polonisë dhe Kardinali Josef Beran (1888-1969), Arqipeshkëv i Pragës, në Republikën Çeke.
Kur Kardinali Beran, Kryepeshkop i Pragës, vdiq në vitin 1969, Stefan Trohta (Stephan Trochta 1905-1974), në mënyrë të fshehtë u ba pasardhësi i tij, por vdiq në vitin 1974 pas një hetimi brutale. Së bashku me të, ne duhet të përmendim gjithashtu të Shenjtnuemin, Vasil Hopko (1904-1970) një meshtar i ritit greko-katolik, i cili u arrestua dhe u torturua nëntokë. Ipeshkvi, Jan Korec, i cili ashtë tash Kardinali ishte frymëzue prej lëvizjes së rezistencës katolike në Republikën Sllovake. Ne të gjithë e dimë në lidhje me rezistencën polake dhe kreun e saj simbolike, Fratin Jared Populescko.

Terrori ndaj Klerikve Katolikë në Lituani
Në Lituani, “Toka e kryqzyem”, që nga viti 1972 u ba publikimi i fshehtë i titulluem “Kronikat e Kishës Katolike të Lituanisë” ka zbulue aktet e dhunës dhe abuzimit të cilat janë kryer sistematikisht ndaj qytetarëve lituanezë. Ende në vitet tetëdhjetë, priftërinjtë lituanezë ishin kërcënue, rrahur dhe vrarë, si, për shembull, Ati Bronius Laurinavicius (1913-1981) dhe Ati Juozas Zdebskis (1929-1986).

Terrori ndaj Klerit Katolik në Shqipni
Në Shqipni, qindra priftërinjë dhe laikëve katolikë u vranë nga komunistët të udhëhequn nga Enver Hoxha, i cili me dëshirën e vet dhe të bandës tij shqiptare i udhëzuem nga jugosllavët, sovjetikët dhe kinezët. Elita e partisë komuniste në Shqipni ishte krenar të me shprehjen se Shqipnia ishte ” Shteti i parë në botë ateist “, siç mund të lexohet në Kushtetutën e 1976. Ndër meshtarët rezistentë ndaj krimit komunistë, ne duhet të kujtojmë At Mikel Koliqin (1902-1997), i cili u ba Kardinal nga Papa Gjon Pali II në vitin 1994. Ai ishte dënue me burgë e me punë të detyruem në vitin 1945, me akuzën e ndigjimit të lajmeve të huaj në radio.

Kisha Ortodokse Bullgare në shërbim të komunizmit pas vjetit 1950
Frati Eugjenio Bosilkov
Në Bullgari, shumica e Kishës Ortodokse Greke u shndrrue në vitin 1950 në një organ publik, në shërbim të interesave të sigurimit të shtetit. Ati Eugjenio Bossilkov (1900-1952) u arrestue, u torturue, u dënue me vdekje dhe u hodhë në një varr të përbashkët në vitin 1952.Vinçencë Bossilkov lindi në qytetin Belém të Danubit të Bullgarisë, më 16 nantor 1900. Biri i fshatarit katolikë romake u betue në kuvendin e Kongregacionit të Dashnisë të Jezu Krishtit në vitin 1920 dhe u shugurua prift në vitin 1926, me emnin Eugjen. Prelati bullgar katolik me një pjesë të madhe të inteligjencës kontriboi shumë në zhvillimin e dioqezës së Nikopoli-t e drejtuem nga një Ipeshkëv i devotshëm. Eugjeni ishte një bashkëpunëtor aktiv dhe priftë, që kontribuoi fuqimishtë për afrimin vllaznor nëmes katolikve dhe ortodoksve rusë në Bullgari në vullnet të kundërt me pushtetarët komunistë. Eugjenei u zgjodh përfundimisht në vitin 1947 dhe u emnue nga Vatikani Ipeshkvi i Kishës Ruse në Bullgari. Bullgaria jetoi atëherë nën sundimin e regjimit komunist të Jozef Stalinit. Ipeshkvi Eugjen u arrestue në kulmin e represionit të regjimit komunistë të iniciuem në vitin 1944 kundër kulteve fetare ,veçanërisht kundër Kishës Katolike. U ndaluen: festat fetare të katolikëve romakë, demonstrimet jashtë kishave dhe veprat shoqnore si ato kulturore – humanitare me mbylljen e shkollave, spitaleve dhe jetimoreve. Qëllimi i komunistve ishte që të promovonin mbështetjen e komunitetit të vogël, kompakt të katolikve bullgare në adhurimin e fesë ortodokse nëpërmjet një ligji të veçantë e cila u kundërshtue me të madhe nga Ipeshkvi i Kishës. Kjo u ba shkakë për fillimin e një persekutimi i katolikve në Bullgari për afro 50 vjet. Ipeshkvi Eugjenio Bossilkov ju kërkue të braktiste besimin katolik e të bashkohej në kishën ortodokse, por nuk pranoi konvertimin fetar dhe konfirmoi me guxim besnikërinë e tij ndaj Papës Romake. Ai u arrestua në korrik të 1952 kur refuzoi të pranojë atë ligj të veçantë të mosbindjes ndaj Selisë Shenjtë në Romë. Policia politike e regjimit stalinist bullgar e akuzuoi atë për përmbysje dhe spiunazh në shërbim të Kishës së Romës. Dënimi me vdekje u shpallë më 3 tetor,1952. Don Eugjenio, pasi u torturue, u vra më 11 nantor të të njëjtit vit, në Sofje, Bullgari. Një nga letrat e fundit të tij të dërguem nga burgu para vdekjes së tij të një prej miqve të tij ortodoksë, shkruen : “Nuk kam mendue kurrë për vedi, unë jam shkojë në duart e Perëndisë dhe mbetem besnik ndaj Krishtit dhe Kishës”. Zyrtarisht ashtë raportuem i humbun, pavarrë. Madje as familja nuk mujti të mbledhi informacion për vendndodhjen e tij. Në Vjetarin Papnor, gjithashtu u paraqit si Ipeshkvi Ruse në vjetin 1975. Vetëm se viti i njoftimit të vdekjes ashtë dhanë zyrtarisht nga qeveria bullgare dhe më pas konfirmoi me qasje në fotografi dhe raportin e aktit të pushkatimit. Eugjenio Bossilkov u lumturua nga Kisha Katolike më 15 mars, 1998, në një ceremoni solemne e kryesuem nga Papa Gjon Pali II në Bazilikën e Shën Pjetrit në Romë. Ai u shpall “Martirë i Parë i shekullit të njëzetë në Europën Lindore”, të vramë në emën të besimit dhe besnikërisë ndaj Papës. Një nga momentet emocionuese e ceremonisë ishte takimi i Papës me Gabriela Bossilkov, mbesën e Ipeshkvit të martirizuem, e cila i paraqiti Papës Gjon Palit II një copë këmishe të gjakosun të xhaxhait të saj, që e kishte të veshun në kohën e ekzekutimit. Data për festimin e kujtesës së tij u caktue më 13 nandor.

Rumania ma e tmerrshmja se Aushvici kundër Klerit Katolik
Në Rumani, Kisha Katolike, spitalet dhe shkollat u mbyllën. Monsinjor Iuliu Hossu (1885-1970), i cili u emnue Kardinal nga Papa Pali VI nuk pranoi të heq dorë nga betimi i besimit tij katolik dhe mbas torturave vdiq në burg, sikurse përfundoi edhe Shërbëtori i Hyjit Anton Durcoviçi (1888-1951), Ipeshkvi i Iasi-s. Ipeshkvi Aron Marton (1896-1980) i krahinës Alba Iulia dhe At Aleksandru Todea (1912-2002), i cili ma vonë u emnue një kardinal kaluen jetën në burgje dhe në arrestë shtëpiake. Proçeset e Lumturimit të MonsinjorVladimir Ghika (1873-1954), i cili vdiq në një burg komunist pas torturave nga Shërbimi Sekretë Sekuritate, dhe atë të françeskanit, At Klement Gati( Clemente Gatti – lindi 1880-1952), i cili gjithashtu vdiq pas torturave dhe rrahjeve mizore në burg. Barbaria otordokse komuniste që ndodhi kundër Klerit Katolik në Rumani ishte në fakt ma e keqe se Aushvici. As Gulagu nuk mund të krahasohet me burgun e Piteshti-t, në veri të Bukureshtit, ndërmjet viteve 1949 dhe 1952, e cila ishte një vend i tmerrshëm, ku hetuesi torturuesë, Eugjen Turkanu(Eugen Turcanu) kishte shpikë sistemin e torturave nga ma të tmerrshme gjoja që t’i riedukonte të burgosurit, si fizikisht dhe mentalisht, duke i detyrua të ushtrohej torture e ndërsjellë në mesin e të burgosurve politikë. Seminaristve u hidhej mbi kry sistematikishtë çdo ditë, një kovë të urinës dhe fekaleve, ndërsa rojet e burgut kryenin një parodi në ritin e Pagëzimit: për ma tepër, nën drejtimin e hetuesit mizorë Eugjen Turkani, ku i detyronte meshtarët që të merrnin pjesë në Meshën e Zi(Aty u praktikonte një ritual adhurimi mbi satanin në mesjetë) të cilën vetë Turkani e organizonte në veçanti gjatë Javës së Shenjtë, në të Premten e Shenjtë.Monsinjor Iuliu Hossu ka lindun më 30 janar, 1885, në Milasul Mare, pranë Arkiodezës të Fagaras (Făgăraş) dhe Alba Julia në Rumani. Iuliu Hossu mori shkollimin e tij në Seminare të Kluzhit(Cluj) dhe në Budapest, dhe më vonë në Universitetin e Vjenës dhe në Athenaeum Papnor Urbanian të Propagandës të Fide-s të Romës, ku arriti të marrë doktoraturën për filozofi në vitin 1906 dhe doktoraturë në Teologji në vitin 1908.
U shgurue për Priftë në Romë në moshën 25 vjeç më 27 mars 1910 nga xhaxhai i tij, Imzot Vasile Hossu, Ipeshkëv i Gherla. Monsinjor Iuliu mbaroi studimet në vitin 1911 dhe ka shërbyer Protokollist, arkivistë, bibliotekar dhe ma vonë famullitar dhe Sekretar i Ipeshkvit të Gherla-s. Gjatë Luftës së Parë Botnore shërbeu kapelan ushtarak për ushtarët rumune në Ushtrinë Austro – Hungareze. Në moshë të re 32 vjeç, Hossu u zgjodh Ipeshkëv i Kishës Gherla të ritit bizantine – rumun, më 3 prill 1917 nga Papa Benedikti XV, pas vdekjes së xhaxhait të tij , Imzot Bazil Hossu . Ai mori Shugurimin Episkopale më 4 dhjetor, 1917 në Blaj , nga Imzot Vittore Mihalyi de Apsia, Arqipeshkëv i Fagaras dhe Alba Julia i ndihmuar nga Imzot Demetriu Radu, Ipeshkëv i Oradea Mare dhe nga Imzot Valeriu Traian Frentiu, Pes të Lugoj-it.Më 5 qershor 1930 , Imzot Hossu u emnue Ipeshkëv i Cluj – Gherla. Ai u transferue në Kluzh dhe shërbeu si Administrator i Parë Apostolike të Maramures në mes të 19 korrik 1930 dhe 31 janar 1931. Senatori i Mbretërisë së Rumanisë, Hossu u emnue Asistent në Fronin Papnor nga Papa Pius XI më 16 shtator, 1936 dhe shërbeu si Administratori Apostolik të Oradea Mare, Gran Varadino, Nagyvarad prej 29 gushtit 1941 deri më 1947.
Për kundërshtimin e tij të fortë ndaj projektit të qeverisë komuniste për të ndarë Kishën Katolike të ritit bizantin – rumun nga Roma, Monsinjor Hossu u detyrua me forcë nga policia të largohet nga Dioqeza e tij më 28 tetor, 1948. U internue në Jilava, Drogoslavele, Sighet dhe Gherla midis 1948 dhe 1964, ku matej u izolue në Manastirin e Caldrusani-t, Moara Saraca pranë Bukureshtit prej vjetit 1964 deri në vitin 1970. Në maj të 1970 u transferue në Spitalin Coletina të Bukureshtit për shkak të përkeqsimit tij shëndetësor. Papa Pali VI e emnoi Imzot Hossu Kardinal emni i tij në Pectore të datës 28 prill 1969. Emnimi i tij u zbulua vetëm më 5 mars 1973, gati tre vjet pas vdekjes së tij, më 28 maj, 1970, në moshën 85 vjeç ndërsa rikthehej në Spitalin Coletina i shoqnuem nga Imzot Aleksandru Todea, Ipeshkvi i Selisë së Cesaropoli dhe Kardinali i Ardhshëm. Fjalët e tij të fundit ishin “Lupta
mea s-a sfârs,it, a voastra continua” (Lufta ime Mbaroi, Vazhdoni Ju!). Ai u varrosë brenda Varrezës katolike Bellu të Bukureshtit, më 7 dhjetor, 1982. Eshtrat e tij janë zhvarrosur nga varri I improvizuem në të cilën ata kanë kenë i vendosun kur ai vdiq, dhe u transferua në një varrë të përhershme në të njëjtën Varrezat.

Holokausti i Kuq në Spanjë
Hija e imperializmit komunistë, që nga vitet tridhjetë qe përhapun gati në tanë botën. Si mund të harrohet Holokausti i Kuq në Spanjë, ku numri i priftërinjve dhe kleri katolikë të martirizuen ishte një numër shumë i naltë prej 6.832, ndër të cilët ishin 30 Ipeshkvi? Shumica e martirve të shekullit të 20-të janë shenjtërue sot, të torturuem e të vramë në 6 muajt e parë të Luftës Civile Spanjolle, në periudhën mes korrikut 1936 dhe janarit 1937 nga brigada terroriste komuniste ndërkombtare në përkrahjen e anglo-amerikanve.

Partizanët komunistë ushtruen terror e vdekje ndaj Klerit Katolik në Itali
Gjithashtu në Itali, ka pasur një “Luftë Civile” në mesin e 1943 dhe të 1945, gja që vazhdoi deri në vitin 1948. Tash janë mbledhë dokumenta me prova se 129 priftërinj u vranë nga partizanët komunistë italianë midis 8 shtatorit 1944 dhe 18 prillit 1945, që vazhdoi deri në vjetin 1948. Midis tyne ishte edhe Ati Françesk Bonifaçio(Francesco Bonifacio – 1912-1946) i shenjtruem, të cilët u vranë nga forcat e Titos në vitin 1946, dhe gjithashtu një seminarist i ri, vetëm 14 vjeç, Rolando Rivi (1931-1945), i cili ashtë në proces të deklarimit për Shenjtë nga Vatikani.

Krimet mbi klerin Katolik si në kohën romake në Kinë
Më 18 janar 1952 Papa Piu XII në Letrën Apostolike ”Copimus imprimis” nuk hezitoi të krahasonte situatën e katolikëve, si një çështje reale e vërtetë, edhe të gjithë popullsisë së Kinës Komuniste, me atë të të krishterëve që vuajnë persekutime si në epokën romake. Komunizmi ashtë i vdekun? Raportet e publikuem nga Ndihmës të Kishës në Nevojë në mënyrë të kjartë tregojnë se persekutimi po vazhdon në vende të ndryshme, nga Kuba, në Korenë e Veriut e në Kinë, ku Laogai, prezantoi Mao Ce Dunin në vitin 1950, që janë ende në ditët e sotme funksionojnë strukturat e shtetit për të thyer opozitën politike dhe për sigurimin e regjimit me një forcë të madhe të punës pa kosto fare. Mbresëlënëse ishte libri “Mao Ce Duni, Histori e Njohun” nga John Halliday dhe Jung Çang(Jung Chang), ku përshkruente në detaje persekutimet e ushtrueme nga ndjekësit e çdo feje në Kinë. Në vitin 2000, kardinali Ignatius Kung Pin- Mei, Kryeipeshkëv i Shanghait vdiqduke kalue 30 vjet të jetës së tij në kampet, dy vjet në arrest shtëpie dhe trembëdhjetë në mërgim. Sëbashku duhet permendë, Shërbëtorin e Perëndisë François- Ksavier Nguyen Van Thuân (1928-2002), ipeshkëv i Saigonit në Vietnam, i cili u mbajt në burg për trembëdhjetë vjet, 1975-1988, dhe më pas u emnue Kardinalë në vitin 2001.

Mediat perëndimore – avokate e gjenocidit komunistë mbi Klerikët Katolik
Nuk mund të harrohet persekutimet e përgjakshme ndaj Kishës Katolike, nuk mbeti asnjë meshtar i pagjakosun. Gjaja ma e randë ashtë mbështetja në masë e shpifjeve të medias dhe izolimit moral ndaj kësaj kategorie fetare. Kjo ashtë pjesë e luftës kulturore dhe psikologjike e zhvilluem nga komunizmi, i cili ka gjetur Antonio Gramshin, Avokatin e tij më me ndikim në Perëndim. Qëndrimi teorikë anti-kristian i Antonio Gramshit ishte i sofistikuem, por, në të njëjtën kohë, i pamëshirshëm. Për të, detyra e komunizmit ishte që të shpjegonte njerzve faktin se sekularizmi absolut, qe Mosha e Iluminizmit për një elite të kufizuem. Në nivel shoqnor, laicizmi ateist realizohet me anë të një eliminimit praktik të idesë së vetë Perëndisë që ashtë e mundun për të arritun, sipas fjalëve të tij, vetëm nga një “laicizimit të plotë e të gjithë jetës dhe të gjitha marrëdhëniet midis njerëzve” – që ashtë, një shekullarizimi i të gjithë jetës shoqërore dhe marrëdhëniet e cila do të lejojë Komunizmin për të zhdukë rranjët sociale të fesë. Shteti “laik”, ndryshe nga Shtetet të tjera ateiste në të kaluarën, nuk kanë pasë nevojë të shpallnin vedin në mënyrë eksplicite si shtete ateist, pasi koncepti i besimit ndaj Perëndisë do të përjashtohet tansisht nga të gjitha marrëdhëniet dhe mjediset shoqnore dhe bash, për këtë arsye, kjo mënyrë realizon projektin e Mohimit të ekzistencën të besimit në Zot si strategji e vetme e zhdukjes të besimit fetar.

Projekti komunistë të zhdukjes të fesë në Itali
Krishterimi duhet të çrrënjoset edhe nga kujtesa historike dhe hapësirat publike, në mënyrë, që të shmanget përpunimi i vetëvetëdijes së krishterë në shoqëri. Nuk ashtë marrë seriozishtë Kërkesa Zyrtare, në të cilën Italia ka marrë kohët e fundit, për të heqë Kryqin nga vende publike dhe eliminimin e të gjitha fjalorit të përmendjes, pra të mentalitetit të Krishterimit dhe rranjëve të saj në Europën sipas Preambulës të Traktatit të Lisbonës(Preamble of the Lisbon Treaty). Europa e re, ku nuk ka vend për Zotin e as krishterimin, ashtë terreni i realizimi të projektit të komunistit Italian Antonio Gramshit për një laicizëm të përgjithshëm të shoqërisë. Thelbi ideologjik i komunizmit ashtë materializmi dialektik: ideja që bota ashtë në transformim të vazhdueshëm, dhe dialektika ashtë ligji i transformimit të vazhdueshme.

Filozofia materialiste po zbatohet prej vëndeve perëndimore
Regjimet komuniste kanë ranë tashmë, por relativizmi perëndimore rrjedh nga ato shumë parime të njëjtat të materializmit dhe relativizmit, që ashtë i bazuem në mohimin e të gjitha realitet shpirtëror dhe çdo elementi të qëndrueshëm dhe të përhershëm në jetën dhe shoqërinë e Njeriut. Ne duhet, pra, pranojnë se Profecia e Fatimesë, sipas të cilit Rusia do të përhapi bindjet e saj të gabuara në botë, ka ndodhun në fakt e vërteta. Shpërbamja e komunizmit ka shkaktue prishjen e Perëndimit. Kjo nuk mundet gjithashtu të shkatërroji Krishterimin: në të, dhe vetëm në të. Europa në ditët e sotme ende gjenë arsye për jetë dhe shpresë.

A mundet edhe sot të quhet Komunizmi me mbi 200 milion të vramë një sistem njerzor?

Autori: De Matei
Zagreb – 4 dhjetor 2009
Përgatiti në Shqip: Bep Martin Pjetri/Proletari.Com

Shënim!
Nëntitujtë janë vendosë nga autori
E martë, më dt. 14.XII.2013

LEXONI ME SHUMË…

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 22/12/2013. Filed under Historia Botërore,Komunistet Botëror. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.