- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Pjesa e I-rë
Mos harroni: “Po humbem gjuhën, humbem kombsinë.” At Gjergj Fishta.
Gjuha Shqipe me dialektet ashtë temeli i një kombi, nuk ashtë plaçkë e asnji religjionit, shtetit, ndonjë partie apo bande sllave-osmane! Dialekti ashtë përkatsisht pasuni i shumicës gjeografike të kombit shqiptar duke çmue atë pakicën si pjesë integrale organike të saj.
Shpërdorimi i njenës prej dialekteve shkakton degjenerim të folmes dhe të shkruemit të shqipes me pasoja shkencore e kulturale-politike të randa të një vendit. Shpërdorimi i saj vjen si rezultat i një agresioni të dhunshëm fizik ndaj shumicës folëse sikurse i ndodhi Shqipnisë në shtatorin e 1972. Shembuj ku absurdi, nji pakicë me pushtetë komunistë sundoi me dhunë shumicën sikurse ndodhi në sisteme komuniste si në Irak, në Libi etj. që u shpartalluen deri në asgjësim nga proçeset historike në fillimin dekadës dytë të mijvjeçarit të tretë. Në Shqipni sundoi dhe vazhdon absurdi i sundimit të dhunshëm ndaj gjuhës shqipe, ku pakica tosknishtja si 1/5 e gjeografisë të folësve të saj dominon edhe sot në kulturën shqiptare me padrejtsinë e vendosun me hu e me terror-burgjesh. Qellimi i shkrimit ashtë ta bisedojmë paqsisht e me racionalitet pa armë e burgje sepse nuk duhet të vazhdoj kjo lloj agresioni i heshtun që vazhdon, ku herë pas here shfaqen revolta, urrejtje krahinore. Pa drejtsi nuk sjellë paqe edhe në të folmen e gjuhës shqipe.
E folmja e gjuhës shqipe me dy standartet
Para vitit 1991 u zbatue në shkrime dhe në ekranin e vetme të televizionit shqiptar drejtshkrimi i gjuhës dhe i të folmes sipas një standartit të shtatorit 1972 të miratuem me dhunë sipas shijeve të një pakice toskësh nga pjesa e poshtme e lumit Shkumbin, pra nga Jugu i Shqipnisë, që uzurpuen me barbari, me ndihmën e vllaznve bollshevike sllavë dhe të mazonve anglo-amerikanë. Pra ma çiltas ishte akti i ligjërimit shtetnor e partiak i përdorimi të tosknishtes dhe asgjësimi i të folmes të gegnishtes si 4/5 e gjeografisë e të folunit për qindra e qindra vjetësh.
Ajo që i bie njeriut në sy në kontaktë të njeriut me mjetet televizive dhe grafike ashtë përdorimi i gjuhës shqipe në mënyra të ndryshme, pra zbatohen dy standarte; njena në shtëpi e jashtë institucioneve sipas dialektit dhe tjetra para mediave vizive dhe asaj grafike përpiqen aq sa dijnë sipas standartit të 1972. Kjo lloj mënyret ashtë ba një modë, një sjellje snobe e intelektualve, zyrtarve e të gjitha niveleve. Ma të theksuem fotografohet ky ilustrimi klasik i të folmes të shqipes nga qeveritarët e Kosovës sipas standartit të 1972, që bahen shumë qesharak. Përdorimi i dy lugëve, njena me i hy në qejfë Tiranës enveriste e tjetra asaj natyrale – gegnishte ashtë një komedi majmunësh që i fundosë këta mjeranë në karikaturë keqardhje të mungesës të identitetit tyne shqiptar.
Ku ashtë brengosja e ksaj histerizmit të folmes të dyfishtë?
Shqiptarët brengosën faktit se pse vazhdojnë ta flasin gjuhën e 1972 klasa intelektuale, zyrtare e Prishtinës dhe e Tiranës, duke e ditë se u vendosë padrejtsisht nën diktaturën komuniste edhe sot në 2013. Jo për çudi të gjithë këta gegë që flasin ndryshe në restoranta japrakës e në shtëpi e ndryshe në ekran të televizorit i përkasin bindjeve politike komuniste. Pse gjithë ky histerizëm ndaj shpërfilljes edhe pas 1992 Gegnishten si e folme e shumicës gjeografike e shqiptarve në Ballkan e nëpër botë?
Përgjigja ashtë kjo: Këndej më dhemb e andej më djegë. Këta soj jeniçerësh ishin dhe mbetën ekzemplarë fanatikë të fosileve të formimit, bindjeve ideologjike komuniste osmane-sllave – enveriste kundër gjuhës shqipe të bukur të Gegnishtes.
Në kontekstin e ksaj pamje të shëmtuem rezulton në thelbë përfundimi se klasa sunduese e Kosovës dhe ajo e Shqipnisë përposë asaj që i ashtë damtue psiqika nga sindromi i urrejtjes religjioze ndaj klerikve dhe besimit katolikë u ka depërtue në fiziologjinë e konservimit e shtresimit të thellë, Geni i urrejtjes me breza e injektuem në shekuj nga shpata osmane, sllave dhe ajo komuniste.
Për fatin e mirë të kombit shqiptar ishin klerikët katolikë të Shqipnisë që e kuptuen të parët thirrjen historike të epokës të paditurisë rolin e përhapjes përposë dashnisë ndaj Zotit dhe Atdheut të diturisë. 1972 ishte viti i shpalljes të urrejtjes në shkallën ekstreme sipërore pas djegies e likujdimit të kishave dhe meshtarve ndaj dijetarët e Klerit katolik meqenëse ishin libra të pare në gjuhën shqipe në gegnishte. Me të drejtë Daniel Gàzulli, studjuesi zadrimor i fisit të Gàzullorve të vjerun në litar e të torturuem në burgje nga dyshja Ahmet Zogu dhe Enver Hoxha i thoshte këto fjalë ndaj jeniçerve të anti gjuhës shqipe:
„Këto bastardha, që u lodron barku prej hallvet, flasin kështu përçudshem edhe pse janë injorantë, mirëpo, tue qenë shumica të pasun a të lidhun me botën e politikës e me pushtetin e pushtave, po bahen një model rrënues veçan për brezin e ri. Këta nuk marrin vesh ndrysh veçse me kamxhik – sanksione ligjore të rrepta.“ Daniel Gàzulli – „Shqipja e dhunueme“ Hymje e Trishtë.
Dialekti dhe nëndialekti i gjuhës shqipe
I nxitun nga ky ngacmim nga të folmet të shqipes sipas bindjeve politike e liderve dhe klasës intelektuale të Prishtinës e të Tiranës m’u deshë të sjellë në faqet e këtij shkrimi pak njohuni që duhet ditë dhe ngulë në mendje, pasi shkenca gjuhësore ashtë shkencë si të tjera e nuk ashtë produktë i pjellave ideologjike komuniste sikurse ajo e ashtuquejtuna ish Kongresi i Gjuhës Shqipe të shtatorit 1972. Përsëri D.Gàzulli thekson: “Bazat e shqipes i paten hedhë pellazgët e lashtë kushedi sa mija vite ma parë.“
Gjuha shqipe flitet, që në kohën që u shfaqë si e folme në disa mënyra, që u quejtë dialektë e nëndialektë. Për natyrën e të përdorunit të saj u grupue gjuha shqipe në dy dialekte:
– Gegnishte
– Tosknishtë
Dialekti e Gjeografia;
Historia e shkrimit të gegnishtes:
Dokumentat e para e si e tillë ma të vjetra të shqipes janë shkrue në gegnishte. Këto përfshijnë “Formulën e pagëzimit” të Meshtarve të mëdhenjë si; Pal Engjëllit, “Mesharin” e Gjon Buzukut, “Çetën e profetëve” nga Pjetër Bogdani, veprat e Pjetër Budit, Frang Bardhit etj. Në gegnisht u shkruen edhe kryevepra të letërsisë shqiptare si “Lahuta e Malcís” e At Gjergj Fishtës, si dhe u kodifikue Kanuni i Lekë Dukagjinit nga At Shtjefën Gjeçovi, At Justin Rrota me veprën e parë në fushën e stilistikës ” Literatyra Shqype” 1925.
Përveç se flitet nga shqiptarët gegë, gegnishtja ka kenë dialekt zyrtar në Shqipni para Luftës së Dytë Botërore dhe në Kosovë deri më 1972. Shumë mërgimtarë shqiptarë gjatë diktaturës komuniste në Shqipni kanë vazhdue ta përdorin gegnishten në letrat e tyne. Edhe sot në vjetin 2013 shumë shkrimtarë, dijetarë, aktorë përdorin dialektin Gegë në tanë hartën gjeografike të Gegnishtes.
Ata që vazhdojnë edhe sot në 2013 e mëtej me ngulë kambë si skizofrena antiveri, antigegë e antikatolik të rrugëtojnë sipas dëshirës tyne antishqiptare me synim; të shfarosin gegnishten e kanë betejën e humbun. „Gegnishtja, gjuha e përdhunueme, standardi nuk e bashkon popullin, veçse e përçan….Gegnishtja asht trashiguesja ma besnike e vazhdimësisë gjuhësore të shqipes, që ka ruejt elemente të vjetra e të vlerta, shumë prej të cilave e pasunojnë e do t’i jepnin edhe ma shije gjuhës së sotme shqipe.“ Marian Zef Shestani.
Gjeografia e Dialektit Gegë
Dialekti gegë ose gegnishtja ashtë njeni nga dy dialektet e gjuhës shqipe, që flitet nga shqiptarët gegë në veri të Shqipërisë, në Kosovë, në lindje në Maqedoni, në Turqi si dhe në Serbi dhe Mal të Zi. “Kufini natyror” në mes të gegnishtes dhe tosknishtes ashtë Lumi Shkumbin në Shqipëri, që përshkon Shqipninë e mesme nga lindja në perëndim.
– Gegnishtja në jugë të Shqipnisë; Durrës, Elbasan, Tiranë dhe në perëndim Maqedonia
Gegnishtja në qendër të Shqipnisë; në nëndialektë të gegnishtes të jugut si Tirana, Krujë, Burrel
Gegnishtja në veri
– Gegnishtja veri-perëndim; – Shkodër, Shllakë, Dushman – Temal, Dukagjinë, Vermosh,
Selcë, Vukël, Lëpushë, Nikshiq, Podgoricë, Tamarë, Tuzi, Ulqinj, Bar, Plavë, Gucinje, Peç, Kosova.
– Gegnishtja në lindje; – Peshkopi, Dibra, Tetova, Kërçova, Gostivari, Veleshnja, Prilepi
– Gegnishtja në verilindje; – Shkup, Kumanovo, Kaçanik, Dragash, Gjilani, Preshevë dhe Bujanoc
-Gegnishtja në veri;Prishtina, Mitrovica, Podujevë, Medvedë dhe ish territore shqiptare me popullsi shqiptare të Nish e Sanxhak; Nish, Vranje dhe krahina Toplicë.
Shqipnisë, në një pjesë të vogël të Maqedonisë, në Greqi nga arvanitasit, në Italinë jugore nga arbëreshët dhe në pakicat shqiptare në Turqi, në Ukrainë, Egjyptë dhe komunitete emigrantësh nëpër botë. Kufiri në mes të gegnishtes dhe tosknishtes ashtë Lumi Shkumbin që përshkon Shqipninë e Mesme nga lindja në perëndim.
– Tosknishtja në vetvete ka 3 nëndialekte;
tosknishtja veriore
labërishtja
çamërishtja.
Gjuha e çdo kombi ashtë dhunti e Zotit. Duke kenë gjuhë e Perëndisë nuk duhet lejue të preket sikur të ishte një grue e përdalë nga duartë e pista sikurse ndodhi në Tiranë me Gjuhën Shqipe në 1972.
Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
Qi ketë gjuhë të Perendis,
Trashigim, qi na la i Pari,
Trashigim s’ i a len ai fmis;
Edhe atij iu thaftë, po, goja,
Qi e perbuzë ketë gjuhë hyjnore; At Gjergj Fishta
Mos harroni: “Po humbem gjuhën, thotë At Gjergj Fishta, humbem kombsinë.”
Pra të nxjerrësh të papërdorshme gegnishten do të thotë të cënosh Gjuhën Shqipe. E tuj damtue gjuhën randë do të thotë të synosh gradualishtë të realizohet projekti i Humbjes të Gjuhës Shqipe si andër e ardhacakve nga stepat aziatike të sllavëve në Ballkan dhe aleatve të tyne.
U përpoqa të vendosë me kujdesë pak nga kultura dialektore si substancë e gjuhës shqipe me synim që të nisim udhën e mirëkuptimit me liderët dhe klasën intelektuale që përdhosën me urdhën ideologjik komunist të Tiranës pasi e kanë paragjykue.
Kur Musa Juka, (kryetari i Bashkisë Shkodër) iu drejtue Myftiut të Hasit: “Po ti, si nuk pate turp e votove për priftin?!”, Myftiu, pa prishë terezinë, iu gjegj i qetë: “Nuk votova për priftin, po për atë që po na mëson përditë çka do me thanë Shqipni, çka do me thanë Atdhé”.
Vazhdon
Bep Martin Pjetri/Proletari.Com
E diel, më dt. 17.II.2013