- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 2060Regjimenti i 6 është flamuri një shekullor, që sipas studiuesit Frederik Stamati i përket harkut kohor 1914- 1918. Restauratori ka munduar të identifikojë këtë objekt vetëm disa kohë më parë. Bëhet fjalë për flamurin e forcave vullnetare shqiptare, pjesëmarrëse në ushtrinë e Austrisë gjatë Luftës së Parë Botërore.
Flamuri ka shkabën me dy krerë dhe numrin 6 të regjimentit të shqiptarëve. Me këtë flamur 100-vjeçar, Stamati është njohur rreth një dekade më parë, kur edhe e ka restauruar. Aktualisht flamuri së bashku me disa flamurë të rrallë historikë ekspozohen në muzeun e ushtrisë të krijuar këtë vit.
Rëndësia e këtij flamuri është historike, ndaj sipas Stamatit, ka nevojë për studime të mëtejshme. Gjendja e flamurit, sipas specialistit është e mirë, por ajo që ka nevojë për restaurim është pjesa anësore. Flamuri që i përket harkut kohor 1914- 1918 prej vitesh është ruajtur në fondin Etnografik të Qendrës së Studimeve Albanologjike.
Dimensionet e flamurit janë 120cm me 85 cm. Përbërja e tij është prej pëlhure të leshtë, i kuq me një shqiponjë të zezë në mes, një shqiponjë disi e çuditshme për nga forma, që nuk ngjason me format e shqiponjave që jemi mësuar të shohim në periudhën e pavarësisë dhe fare ndryshe nga forma e shqiponjës së batalioneve të ushtrisë shqiptare të asaj kohe.
Poshtë shqiponjës është numri 6. Anash konturohet nga një varg trekëndëshash, në ide të përafërt për nga forma me flamujt e batalioneve. Në krah të majtë është vendi ku futej shtiza apo litari. Kjo është prej pëlhure pambuku, ngjyrë gri në të kaltër.
24-ore.com