Ish hetuesit të diktaturës i ngrihet busti në Tiranë nga ”demokratët”

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2597

Busti i Sabri Godos ne TiraneBusti i Sabri Godos

Prej datës 10 maj të 2013, Tirana dikur e kuqe, kryeqendra e diktaturës, e intrigave dhe banesa e bandës të diktaturës terroriste komuniste sllave-osmane ashtë zbardhë nga një bustë mermeri.

E ky bust e ka emnin Sabri Godo. Media e gazetës të djathtë”55” me drejtorin e saj, shokun Fahri Shefki Balliu, ish gazetar i ”Zërit Popullit” organ i diktaturës komuniste i dha këtë shkëlqim;

Qyteti i Tiranës do të ketë prej dje(më 10 maj 2013) bustin e një prej politikanëve më të njohur në Shqipëri, ish-deputetit tё Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, shkrimtarit dhe skenaristit z. Sabri Godo. Një skenaristi para e pas skenave komuniste të terrorit.

Për Kryetarin e Bashkisë, imazhi i Godos, i përjetësuar në mermer do të vlejë si një shtysë drejt marrjes së vendimeve më të mira, në favor të çështjeve për të cilat zoti Godo u përpoq, gjatë gjithë karrierës së tij. Duhet besuar edhe kjo?

Nisën të ngrihen bustet për hetuesit e diktaturës. Sabri Godo ka një të kaluar terroriste në Shkodër, kur ishte hetues në Ministrinë e brendshme. Godoviçin e kishin gjetë ustain e lindur për të rrahur e torturuar njerëz të pafajshëm, që i kishte për zemër e sidomos kundër katolikëve të pasur të qytetit të Shkodrës. Ky kriminel i lindur, një islamik i tërbuar ka rrahur mizorisht me duart e tij një kryefamijar shkodran për të dorzuar arin, pasi kishte qenë tregtar manifakturet. Godoviçi i frymëzuar nga eduakta islamike-sllavo-komuniste manifestoi urrejtje patologjike në Shkodër. Arriti që Zef Shantojës t’ia shkatërronte trurin prej torturave me ilaçe mjeksore sa që e bëri të çmendur. Pasi e tjetërsoi psiqikishtë një njeri të pasur shkodran vinte në çdo verë te shtëpia e Zefit apo Bep Shantojës derisa vdiq, i shoqëruar nga një njeri i ministrisë brendshme për ta hetuar nëse ishte përmirsuar, me synim që ta rimerrte në hetim, pasi donte të shkallzonte prap terrorin ndaj Zef Shantojës. Ky ishte kulmi i etjes kriminale të hetuesit Sabri Godo. Ngritja e një busti me surratin e ish hetuesit delvinjotë është një fyerje për familjen Gjenarin Shantoja në USA dhe për të përsekutuarit politik të Shqipërisë gjithashtu dhe për demokracinë e brishtë shqiptare. Turp për Lulzim Bashën, që i ka për qejf terroristat e komunizmit se është i njejtë si hetuesat. Lulzim Basha na kujtoj se me dokumenta që punoi në Prishtinë arrestoi liderët dhe luftëtarët çlirimtarë të Kosovës, që gjendën në burgje. Turp për Visar Zhitin, ish i burgosur, që sapo u ulë për pak ditë  në fronin e ministrit të kulturës e shenjtëroi hetuesin terrorist Sabri Godo. Siç duket Visari ka gjëra të përbashkëta antiveri, anti-vlera dhe lidhje të dyshimta me sigurimin famëkeq të komunizmit. ?

Ku janë shoqatat e të përsekutuarve dhe të burgosurve, të torturuarve?  Përse bëjnë sehir dhe presin nëpër sportele lëmoshën financiare dhe rrinë nëpër kafenera thashë e themesh? Në se ju nuk jeni në krye të lëvizjes demokratike nuk mund të riparohen dëmtimet morale, fizike, politike e shoqërore? A prisni më se partitë politike do të shëndoshin Shqipërinë e bunkerave për afro 50 vjet?

Shkaku kryesor që u ngritë përmendore nga Lulzim Basha është: Arkitekti i hartimit të kushtetutës shqiptare pas 1991 sipas modelit komunistë dhe e dyta ishte arkitektë i Rilidhjes të Shqipërisë në Familjen e Vendeve Islamike.

 

Sabri Godo sipas Lulzim Bashës, trashëgimtari fronit të Sali Berishës





“Për mua, sot personalisht, kjo ditë është e ngarkuar me emocion, sikundër për shumë prej nesh por edhe me një sens përmbushje dhe tashmë një pritshmërie të re, një pritshmërie që imazhi i tij i përjetësuar sot në mermer do të vlejë si një shtysë ekstra, përveç kujtimeve tona për të, për të na shtyrë drejt një jete më të drejtë, drejt vendimeve më të mira, në favor të çështjeve për të cilat ai luftoi dhe u përpoq gjithë jetën e tij, familjen, shoqërinë, atdheun dhe kombin”, u shpreh kryebashkiaku Basha.” Përurohet busti i Sabri Godos në Tiranë – 11-05-2013 / Gazeta 55

 

Sabri Godo sipas Visar Zhitit, ish i burgosun politik dhe ministër i kulturës

 ”Ndërsa nga ana e tij, Ministër i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Visar Zhiti theksoi se Sabri Godo është kryetutor i Kushtetutës, është pikërisht në tempullin e Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë. Sabri Godo ishte njeri i madh, ishte shkrimtar i madh. Ai solli përsëri kryetrimin, Skënderbeun për lexuesit shqiptarë, solli Ali pashë Tepelenën, solli plakun e Butkës dhe ata e mbajnë përjetësisht tani emrin e tij këtu. Sabri Godo, deputet i përhershëm i shpirtit të popullit të tij”. Përurohet busti i Sabri Godos në Tiranë – 11-05-2013 / Gazeta 55

”Busti i Godos

Busti i politikanit të njohur Sabri Godo është vendosur tek Parlamenti në pjesën e majtë nga është hyrja e Akademisë së Shkencave. Vendosja pikërisht në këtë vend ka lidhje të drejtpërdrejtë me karrierën e gjatë politike të tij.

Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Visar Zhiti, e cilësoi Sabri Godon si luftëtar të lirisë. “Më lejoni t’i drejtohem Sabri Godos, mirëserdhët! Kujtuam se iku, por nuk është e vërtetë, ai u kthye prapë. U kthye aty ku e la punën, si deputet i popullit të tij. Tani është pranë Parlamentit, përgjithmonë. Sabri Godo ishte luftëtari i lirisë, tani është në mermer për ta përkujtuar si të tillë”, tha Zhiti. ”Përurohet busti i Sabri Godos në Tiranë” Gaz. Panorama – 11-05-2013

Ermal Veri/Proletari.Com
E hënë, më datën 13.V.2013

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 13/05/2013. Filed under Përkujtimore,Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

4 Responses to Ish hetuesit të diktaturës i ngrihet busti në Tiranë nga ”demokratët”

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.