Raporti i 2009, Shqipëria është vendburim i organizatave kriminale

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 6121
Organizata policore evropiane EUROPOL, ka publikuar dje një raport special mbi krimin e organizuar për vitin 2009, në të cilin Shqipëria konsiderohet vendburim i organizatave kriminale. Sipas raportit, grupet kriminale shqiptare sfidojnë ato italiane, duke qenë më aktive dhe shtënë në dorë trafikun e drogës. Sipas EUROPOL-it, lidhjet e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë, vazhdojnë të jetë të forta. Ky raport është pothuajse i njëjtë me raportin e Anti-mafies italiane, i botuar nga gazeta “Tirana Obsever”, ku vihej në dukje se bandat shqiptare po zinin vendin e organizatës famëkeqe të “Cosa Nostra”-s.

Raporti i 2009, Shqipëria është vendburim i organizatave kriminale
Mafia shqiptare tashmë është konfirmuar si një lider i vërtettë në botën e krimit në Evropë. Madje ajo ka lënë prapa saj edhe grupet kriminale italiane duke i sfiduar ato. Më tepër aktiviteti i shqiptarëve fokusohet në trafikun e lëndëve narkotike. Lajmin e ka bërë të ditur organizata policore europiane EUROPOL e cila publikoi dje një raport mbi krimin e organizuar për vitin 2009 në të cilin Shqipëria konsiderohet si vendburim i organizatave kriminale. Në fakt ky raport është pasqyrimi i veprimtarive dhe arrestimeve që bëhen në mbarë Evropën ku shqiptarët tashmë janë bërë të famshëm për aktivitetin e tyre mafioz në të cilin përfshihen trafiku i drogës, i prostitucionit dhe veprimtari të tjera kriminale.

Raporti
Sipas raportit, grupet kriminale shqiptare po sfidojnë organizatat e huaja, si p.sh, grupet kriminale italiane duke qenë aktive në trafikun e lëndëve narkotike. Raporti vëren se lidhjet e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë vazhdojnë të jenë ende të forta, pasi shqiptarët kanë marrë në dorë pothuajse tregun e shpërndarjes në veri të vendit.

Heroina
Sipas EUROPOL, Shqipëria vazhdon të jetë qendër e transportimit të heroinës. Një tjetër gjetje e raportit është se krejt rajoni i Ballkanit është zonë tranziti për trafikun e armëve dhe të drogës si dhe pastrimin e parave dhe krimet financiare.

Krimi ndërkombëtar
Raporti i publikuar nga Zyra e Bashkimit Europian EUROPOL në Bruksel thekson se në vitin 200 ka pasur rritje të trafikut të njerëzve dhe drogave në linjat ajrore. Sipas raportit, tregu europian ka një rritje dramatike të sasisë së marijuanës që qarkullon me prejardhje prej vendeve si Maroku, Amerika Latine dhe Afrika Perëndimore. Sipas EUROPOL, drogë, mallra false dhe njerëz të destinuar për tregti seksi, qarkullojnë përmes Detit të Zi në Rumani dhe Detit Mesdhe në Slloveni, Kroaci dhe Mal të Zi, e më tej në vendet e Bashkimit Europian. Organizata vë në dukje se barnat e falsifikuara janë duke bërë rrugën e tyre në Evropë nga Kina, Hong Kongu, India, Tajlanda dhe Turqia. Sipas raportit, trafikantët përdorin linjat ajrore me kosto të ulët për të lëvizur mallrat e tyre nëpërmjet planeve të fluturimit me ndalesa të shumta që fshehin origjinën e lëndëve që trafikohen.
Në raport thuhet se disa biznese po përfitojnë shuma të mëdha falë prodhimit fals të produkteve luksoze. EUROPOL thekson se krimi paraqet kërcënim për shkak se fitimet e gangsterëve po përparojnë duke përfituar nga papunësia dhe pagat e ulëta si pasojë e krizës së ekonomisë europiane. Në raport thuhet se Maroku është një vend burimi i madh për sasi marihuane.
“Një zhvillim i rëndësishëm është përdorimi i rrugëve të Ballkanit përmes Detit të Zi në Rumani dhe në portet e Detit Mesdhe në Slloveni, Kroaci dhe Mal të Zi” thotë raporti.
Sipas tij “liberalizimi i tregtisë në rajonin e Ballkanit, pozita e saj gjeografike në lidhje me Evropën, dhe prania e parave të krijuara nga rrjetet e krimit të organizuar transnacional po ndikojnë në fuqizimin e këtij fenomeni”. Raporti thekson se disa banda të rrezikshme përbëhen nga fëmijë në emigrim.
“Grupet italiane të krimit të organizuar, kanë në thelbin e tyre trafikimin e kokainës dhe kanabisit, së bashku me emigracionin e parregullt, fallsifikimin e euros dhe mallrave të prodhuara në Kinë”, thuhet në raport. Sipas tij, tregtia e parasë nga Kina është rritur në mënyrë të vazhdueshme në portin e Napolit, i cili është gjithashtu një qendër për flukset e mallrave të fallsifikuara kineze.

Raporti
Sipas raportit, grupet kriminale shqiptare po sfidojnë organizatat e huaja, si p.sh, grupet kriminale italiane duke qenë aktive në trafikun e lëndëve narkotike. Raporti vëren se lidhjet e trafikut të drogës mes Shqipërisë dhe Italisë vazhdojnë të jenë ende të forta, pasi shqiptarët kanë marrë në dorë pothuajse tregun e shpërndarjes në veri të vendit.

Mafia Shqiptare
Ashtu si raporti i Europolit tani edhe ai Drejtorisë së Antimafies italiane botuar në gazetën “Tirana Observer” kanë arritur në një pikë të përbashkët, kur kanë theksuar se mafia shqiptare po fiton çdo ditë terren, në botën e krimit duke u bërë lider në trafikimin e drogës. Madje ajo ka arritur të bëhet partner edhe i Cosa Nostras.

Policia i arrestoi tre ditë pas shkëmbimit të zjarrit
Sherr me armë, kapen në Laprakë

Një sherr banal, për pak u ka kushtuar jetën dy të rinjve të cilët kanë sulmuar njëri-tjetrin me armë. Burime nga policia thanë se Gëzim Dodaj 33-vjeç dhe Franc Kaloshi 20-vjeç janë konfliktuar me njëri-tjetrin tre ditë më parë. Por pas fjalëve të ndërsjella ata janë larguar ndërsa sherrin e kanë lënë të hapur. Kështu ditën e djeshme dy të rinjtë rastësisht janë shkëmbyer në rrugën “Vangjel Noti” në Laprakë të Tiranës ku kanë nisur sërish fjalët fyese të ndërsjellta. Më pas ata kanë hapur zjarr në drejtim të njëri-tjetrit por fatmirësisht plumbat nuk kanë lënduar asnjë persona. Policia tha se pas informacioneve për shkëmbim zjarri nisën menjëherë hetimet për të identifikuar dhe kapur autorët. Dy personat u kapën disa orë pas ngjarjes pasi akuzohen për veprat penale të “Kanosjes”, “Prishjes së qetësisë publike” dhe të “Prodhimit e të mbajtjes pa leje e armëve luftarake e municioneve”. Ata janë Gëzim Zef Dodaj, 33 vjeç, banues në Tiranë, Franc Kastriot Kaloshi, 20 vjeç, banues në Tiranë. Policia tha se arrestimi i dy personave u krye pasi ata në në rrugën “Vangjel Noti”, në Laprakë, pas një konflikti për motive të dobëta, janë konfliktuar me njëri-tjetrin me armë zjarri. “Nga veprimet hetimore të kryera në vendngjarje, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale dy gëzhoja, mod 54 si dhe një gëzhojë mod.56, gjithashtu është bërë sekuestrimi i një arme automatike model 56”, tha policia.
http://www.tiranaobserver.com.al

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 07/05/2010. Filed under Mafia. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.