- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 4305
Frikë prej kryebashkiakve!
Kryetarët e bashkive të Shqipnisë janë protagonistë të krimit, të vedhjeve, të rrahjeve, të grabitjes, të tejpasurimit vetiak, familjar e me klane. Janë shumë pak kryetarë bashkie që kanë ruejtë dinjitetin moral dhe atë ligjor. Shembull ashtë kryetari i bashkisë të Lezhës, z. Viktor Tusha. Kryetarët e bashkive janë përfaqsues të politikës shqiptare, që harrojnë premtimet, lajkat e përkëdhelitë që u kanë ba njerzve të vorfën në mitingje për t’ua përmirsue jetën e tjera pralla idiotike. Ata shkojnë në zyrë me peshë nën 65 kg e mandej nuk ka peshore të tregojë dhjamnat e tyne të qelbta. Bëmat e pasojave të tyne ja kalojnë malit të Taraboshit.
– Gangsteri ish kryebashkiak i Shkodrës, Ormir Rusi
Sjelljet e tyne janë prej rrugaçësh duke fillue me rrahje të një gazetari në zyrën e tij sikurse ndodhi në Shkodër në korrikun e 2004 të ish kryetarit të bashkisë Shkodër Omir Rusi i partisë demokratike, që kishte ardhe me eksperiencë nga Gjermania si punonjës i bashkisë gjermane. Nuk pranonte transparencë për pronat e tija në Velipojë. Për çudi heshti shoqata e gazetarve dhe ligji. Atëhere vazhdon revanshi gangsterian nga shumë kryetar bashkie në forma nga ma të larmishme si ajo e mos takimit me hallet e popullit, mos respektit ndaj ligjit dhe premtimeve minimale elektorale. E fillon në faktë zbatimin e premtimeve nga familja dhe klani i tij duke i pasurue vetëm me vjedhje dhe pa u ndëshkue nga ligji.
– Gangsteri Dritan Abedin Bici(dtl. 15.5.1965), kryetar i bashkisë të Gramshit
Nga fronti i sportit vijnë episode të hatashme dhune, kaosi, terrori, rrahje, gangsterizëm në fushat e sportit sidomos në javën e fundit të 8,9,dhe 10 mars 2013 jo nga njerzit e thjeshtë, por nga gangsterët deputetë dhe kryetarë bashkie. Dritan Bici, kryetar i bashkisë të Gramshit tentoi të futej në dhomën e gjyqtarëve, shqeu portën e hekurit me makinë, pasi nuk e ka përtypë dot mosarritjen e një fitoreje nga skuadra vendase. Në një gjendje çmendurie nga rezultati 0-0 e ndeshjes Gramshi-Mamurrasi si dhe nga gjykimi i arbitrave, Dritani ju vërsul me makinën e tij tip “Mitsubishi” në fushën e sportit, duke rrëzue fillimisht derën dhe më pas i ashtë drejtue dhomës së arbitrave të ndeshjes. Bahet e ditun se kryebashkiaku Bici ka tentue të futet në dhomën e gjyqtarëve menjëherë pas përfundimit të ndeshjes.
– Gangsteri kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Roshi i partisë socialiste
Elvis Roshi me sjelljet e tija gangstere, rrugaçërijet na risolli skena të një skandali familjar të inskenue nga vetë mbi shtatzaninë dhe humbjen e grues se gjoja ja kishte grabitë shteti i Sali Berishës dhe i kishte detyrue me dhunë me abortue. Një fabulë e sajuem nga mendja ma e zezë e njerzimit. Një njeri që diskretiton gruen e vet, nuk mund të quhet njeri si të tillë përban incident moral e politik për qytetin ku drejton. Si mundet ky njeri me një skenë të tillë makabre të drejtoi një qytetë si Kavaja? Kjo ndodhë vetëm në Shqipninë e gangsterve dhe rrugaçëve!
Na vjen në ekran prapë surrati i Elvis Roshit fill pas 8 marsit 2013, ditës së grave që e përdhunoi me skandal të paharruem nga njerzia. Tashmë nga fusha e futbollit. Xhevahiret e tij nuk kanë të sosun. Gjatë ndeshjes mes Besës Kavajës dhe Tiranës të dielën e dt. 10.3.2013, kreu i bashkisë së Kavajës, Elvis Roshi ka goditur me grushte trajnerin e ekipit të Tiranës, Nevil Dede. Incidenti ka ndodhur në dhomat e zhveshjes të ekipit të Tiranës, ku Roshi ka hy me forcë pas përfundimit të pjesë së parë të ndeshjes dhe u ka ba presion futbollistëve kryeqytetas. “Ju nuk do ta fitoni ndeshjen, se nuk dilni të gjallë nga fusha”.
– Gangsteri Dashnor Meto Sulaj(i dtl. 19.3.1963), deputetë i PD-ës
Precedenti ma i spikatun ashtë ai i deputetit të partisë demokratike dhe njëkohësisht presidentë i Peqinit, Dashnor Sulaj, i cili, në shumë raste, ashtë shndërrue në protagonist i dhunës në futboll, ku shpërthen si muti nëpër brekë duke ju vërsul në fushë kundër trajnerve dhe arbitrit me fyemje e grushta. Gangsteri Dashnor Sulaj njihet si person me karakteristike flegmatike, i papërmbajtun kur i preken receptorët nervorë deri në ekstrem, të daljes jashtë kontrollit. Duhet ditun se ky ka punue prokuror i naltë. Sa mjerim ashtë për administratën dhe qytetarin me kësi njerzish të sëmurë randë psiqikishtë, që e kanë vendin në spitale psiqike të lidhun në shtratë.
Kush i mbron kryetarët e bashkive?
Populli revoltohet shumë ndaj sjelljeve palaçosh nga kryebashkiakë si Omir Rusi, Dritan Bici, Elvis Roshi dhe deputeti Dashnor Sulaj. E kësi modeli hajvanash ashtë e uzurpuem gati të gjitha bashkitë e Shqipnisë. Gati të gjithë kryebashkiakët jua kanë sjellë në majë të hundës për vorfninë që kanë mbjellë dhe e stimulojnë me sjelljet e tyne arrogante nëpër fusha sporti, me skandale familjare, me skandale vjedhjesh e korrupsionesh të pandaluna. Rreziku i tyne ashtë ba social dhe politik sepse keta plehnat e kohës me shembujt e tyne të dhunshme po nxisin rritjen e temperaturës së krimit në qytete në pragë të rritjes së temperaturave të pranverës. Askush nuk jau ndal dorën, guximin e hapun të krimit tyne ndaj arkës dhe halleve të qytetarve që i kanë dhanë votat e besimit për ndershmëni e drejtsi. Kush i përkrah këta soj pjellje fundërinash të shoqnisë që lundrojnë lirshëm në bashkia e kuvend popullore,…..? Kush duhet dhe pse nuk i ndëshkojnë vemjet e zeza të kombit shqiptar? Mosndëshkimi i kryebashkiave ndaj veprave terroriste ashtë vepër e qeverisë dhe e Pallatit të drejtsisë si dhe i shoqërisë indiferente, që nuk i shporr me shqelma nga bashkitë fytyrat talebane imorale, që kanë pushtue si gjithmonë kryetin e politikës dhe qeverisë lokale dhe atë qendrore. Në të vërtetë në se don të dish se si ashtë surrati i qeverisë shiko kryetarët e bashkive, që janë pasqyrë ma e shëmtueme e fytyrës të shtetit. A ka ma hallë që sportdashësit e shumtë i dhunohet koha e lirë prej kryepushtetarve rrugaçë? A mendon qeveria qendrore për koston në eksportimin e terrorit sportiv nga qendra në bazë? Ku janë shoqëritë civile për të vigjëlue dhe sensibilizue opinionin shoqëror? Si duket krerët e shoqërive janë shndrrue në monstra grabitjesh të fondeve nga ambasadat e hueja. A ka shpresa qytetari që të mos të pushtojnë njerëz me poshtërsira morale e kriminale poste në parlamente, kryebashkie,…? Kur do të ndalet dhe ndëshkohet dhuna fizike e kryebashkiakëve?
Arbër Shqelmi/Proletari.com
E hanë, më dt. 11.III.2013