Digjet flamuri shqiptar në Shkup nga maqedonasit

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3953
Digjet flamuri shqiptar ne maqedoniTrazira në Shkup, digjet flamuri para qeverisë.
SHKUP- Gjatë protestës huliganët maqedonas kanë djegur edhe flamurin shqiptarë . Sipas Alsat M, deri në këtë moment raportohet se policia ka arritur të arrestojë 15 prej tyre ndërsa vazhdon aksioni përkapjen e personave të tjerë të dyshuar që ishin pjesmarës në trazirat e pasdites.
Protesta e tifozëve maqedonas u iniciua ne Facebook, kundër emërimit të Talat Xhaferrit ministër i Mbrojtjes, por ajo u kthye ne një incident masiv ndëretnik.

Shkup, sulmohen fizikisht disa shqiptarë
Të rinj të shumtë maqedonas të cilët po protestonin kundër ministrit të Mbrojtjes, Talat Xhaferi, kanë sulmuar disa shqiptarë në sheshin e Shkupit.
Siç njoftojnë mediat vendase, të cilat kanë publikuar edhe disa fotografi nga vendi i ngjarjes, turma e të rinjve është zhvendosur në sheshin e Shkupit, me qëllim që përmes Urës së Gurit të kalonin dhe në anën tjetër të Shkupit.
Një pjesë e tyre kanë pikasur disa shqiptarë të cilët po kalonin urën, dhe iu janë vërsulur duke i grushtuar dhe shqelmuar.
Policia ka vonuar me reagimin, por ka arritur të ndalojë disa persona. Forcat e sigurisë kanë vënë një kordon përpara Urës së Gurit për të parandaluar kalimin e protestuesve në anën tjetër të Shkupit.
Panorama

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 02/03/2013. Filed under Maqedoni. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.