Kryeterroristi, Dritan Sheme Lamaj, Fytyra e Policisë të Sali Berishës

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 6211
Vendngjarja e vrasjes se Dritan LamesMe 28 plumba u ekzekutua Dritan Sheme Lamaj, ish komisar i komisariatit Nr. 6 të Tiranës pranë shtëpisë tij. Shumë gazeta dhe televizionet e pasqyruen me bujë pa e sqarue të vërtetën, pra shkakun e ksaj ngjajre tragjike. Por pa u ftohë gjaku i të vdekurit nisën të prononcojnë të vërtetat e vrasjes të njeriut të Sali berishës.

I

Ekzekutohet me breshëri kallashnikovi kryekomisar Dritan Lamaj, ish-shefi i Komisariatit Nr.6 në Tiranë. 41-vjeçari është sulmuar dje rreth orës 18:30, kur po udhëtonte me mjetin e tij me targa TR 2564 N. Ai është shoqëruar urgjentisht drejt Spitalit Ushtarak, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra.

Një ngjarje e dhimbshme për momentin, por gazetarja Aurora Koromani zbardhë të vërtetën e ngjarjes së ekzekutimit të Dritanit në një fragmentë në gazetën online ”Gazeta shqiptare” e datës 26.2.2013.

 

Konfliktet
Historia e konflikteve mes kryekomisarit Lamaj dhe biznesmenit Frroku, ka nisur gjatë kohës kur Dritani, i cili për 15 ditë mbushte 41 vjeç, drejtonte Komisariatin nr.6 në kryeqytet. Në shtator të vitit të kaluar, 44-vjeçari Frroku ka dorëzuar një kallëzim penal në Prokurorinë e Tiranës, pasi sipas tij Lamaj kishte ushtruar dhunë fizike ndaj 44-vjeçarit. Në kallëzim theksohet se: “Më datë 28.09.2012, biznesmeni Arben Frroku ka qenë duke dalë nga mjediset e biznesit të tij, konkretisht nga lokali ‘Xhoi Lloto’ në të hyrë të lagjes Kombinat. Në automjetin e tij, krahas shoferit Vlash Gjoni, gjendeshin edhe dy miq të tij, Zef Toma dhe Bardhok Zefi, me të cilët do të shkonte në marshimin paqësor përgjatë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’. Por Arben Frroku nuk ka mundur të mbërrijë në këtë marshim të paralajmëruar që dy ditë më parë, marshim i cili kishte si kërkesë shkarkimin nga detyra të shefit të Komisariatit nr.6 për abuzimet e tij me detyrën. Sipërmarrësi është ndaluar nga një patrullë policie e Komisariatit nr. 6, dhe ashtu si herë të tjera, ka bërë gati të tregojë letrat e makinës. Por në atë çast, sipas dëshmitarëve në vendngjarje, aty ka mbërritur shefi i Komisariatit nr.6, Dritan Lamaj, i cili ka nxjerrë me dhunë të gjithë ata që gjendeshin në makinë, ndërsa është lëshuar me grushta dhe shkelma mbi Arben Frrokun, duke e fyer me fjalët më të rënda. Ngjarja ka ndodhur vetëm një orë para se të fillonte marshimi i Lëvizjes Shqipëria e Re, me moton: ‘Ndal korrupsionit në Komisariatin nr.6’”.
Kjo ka qenë pikënisja e konfliktit mes Frrokut dhe Lamajt, pa e ditur se ky konflikt do të bëhej shkak edhe për atentatin ndaj kryekomisarit të policisë, Dritan Lamaj, ku do të gjente edhe vdekjen e menjëhershme.”

Ja seç shkruan një gazetar anonim(frikë e gazetarve ndaj pohimit të vërtetave ndaj policve) në gazetën online www.sot.com.al e datës 26.II.2013 me titull ” Krimet e Rënda “burg pa afat” për Frrokun, djali: Babai i pafajshëm” ndër të tjera;

II





Letra  publike e Grand Ndue Frrokut

“Disponojmë të gjithë provat e mjaftueshme, për të deklaruar se im atë nuk është fajtor dhe as i implikuar në vrasjen e  kryekomisarit  Dritan Lamaj”.  Kjo është letra publike e Grand Frrokut, djalit të biznesmenit Arben Frroku, i arrestuar një ditë më parë si personi kryesor i dyshuar në ekzekutimin e kryekomisarit mbrëmjen e 24 shkurtit(2013).

Në një letër drejtuar opinionit publik, Grandi duke i shprehur ngushëllimet ndaj familjes Lamaj, akuzon Policinë e Shtetit, ku si pasojë e vendosjes së një emri kësaj ngjarje të rëndë, ka shpallur të dyshuar babain e tij.

“Nuk mund ta kuptoj ngutjen e Policisë së Shtetit për të ngushtuar rrethin e të dyshuarve tek babai im dhe për ta shpallur si të dyshuarin kryesor. Në këtë rast është cënuar ajo që quhet prezumimin i pafajësisë”, thotë ai më tej.Po sipas tij, konflikti i familjes së tij me kryekomisarin Dritan Lamaj, ka qënë vetëm një prej konflikteve  të shumta të viktimës.

Grand Frroku nge alibinë se babai i tij në datën 24 shkurt, kur u ekzekutua komisari Dritan Lamaj, ka qënë në Laç, ku luhej ndeshja midis Kamzës dhe Tërbunit, pasi prej disa kohësh është president i ekipit të fundit. “Përkimi i ngjarjes me ikjen e Arben Frrokut në Greqi, është një koicidencë që po keqpërdoret nga policia”, shton më tej ai.”

III

Arben Frroku ne spitalPërplasjet dhe fushata denigruese, deri te pushimi i çështjes

Autor Gazeta Shqip te 25 Shkurt 2013 – Fragment

Drejtuesit e universitetit privat hodhën akuza publike mbi shefin e komisariatit ;

Konflikti – Veprimet e uniformave blu sollën një konflikt të pronarit të universitetit Edmond Vlashi dhe njerëzve të tij me forcat e policisë, madje dy prej njerëzve të biznesmenit u arrestuan për “kundërshtim të punonjësit të policisë”

Përplasja – Përplasja mes drejtuesve të universitetit privat dhe forcave të policisë e ka zanafillën shumë muaj më parë, kur u arrestuan disa truproja të shkollës private, pasi goditën punonjësit e policisë dhe nuk i lejuan të hynin në ambientet arsimore për të kryer kontrolle

Ish-shefi i Komisariatit të Policisë Nr.6, Dritan Lamaj, i ekzekutuar dje, ka pasur një konflikt me disa biznesmenë në zonën që mbulonte deri në muajin dhjetor të vitit të kaluar. Gjithçka ka filluar rreth muajit tetor 2012, ku pas një përplasjeje, ai ka shoqëruar në komisariat disa persona. Madje, çështja ka shkuar në dyert e gjykatës dhe prokurorisë. Drejtuesit e universitetit privat hodhën akuza publike mbi shefin e komisariatit, duke pretenduar se veprimet ndaj të arrestuarve ishin tendencioze.

 

Personazhet e subjektit gazetaresk:

Të akuzuar arrestohen në Selanik sipas kallzimit të Alma Lamajt;

1.Arben Ndue Frroku – i dtl. 29.III.1977, lezhjan, biznesmen, banor tiranas, në

Njësinë Bashkiake Nr. 2,   i torturuar sistematikishtë nga kryepolici, Dritan Sheme Lamaj, komisar i komisariatit Nr.6 dhe i dyshuar i viktimës Lamaj.

2.Jak Jaku

 

Viktima

Dritan Sheme Lamaj – i dtl. 15.IV.1942, lindur në Memaliaj të Tepelenës, banor tiranas, në Njësinë bashkiake Nr.5, i martuar me Anila Lamaj dhe kanë një vajzë.

 

Grand Frroku – i dtl. 13.X.1992 – I biri i Arben Ndue Frrokut.

 

A e meritonte terroristi, kryepolic Dritan Sheme të varrosej në Varrezat e Dëshmorve?

Miti i dëshmorit duhet shkërmoqet nga mashtrimi

Nga artikullshkruesja Aurora Koromani del se duhet ndalet, të analizoji çdokush parodinë e dhënies të titullit dëshmor dhe te varrimi në varrezat e dëshmorve.

Me të shpejtë e varrosën në Varrezat e Dëshmorve, ku morën pjesë kryeministri, Sali Berisha dhe shpura e tij servile e shkaktare kësaj drame. Kur u vendosë arkivoli i Lamajt pranë dëshmorve të kombit, qytetarët u interesuan të dinin më shumë. Drejtohej pyetja: Çka merita kombtare gëzonte Dritan Sheme, kur vritej për abuzime në detyrën e tij si kryepolic? A janë varrez për dëshmorët e kombit apo për kriminelat? A mund të quhet më Varreza Deshmorësh me të tillë arkivoli, që ka një biografi pune të shëmtuar kriminale si njeri dhe si figurë shtetrore? Ministria e Brendshme me kryeministrin Sali Berisha me varrosje e emërtime të tilla si dëshmor kombit, po e përdhosin gjakun e dëshmorve në varreza.

Gjithkush e cilsoi të pamerituar varrosjen pranë dëshmorve të atdheut, si një hapë i shpejtuar dhe shumë i dyshimtë, pasi duhet kujdesë në raste të tilla. Varrimi duhej bërë në funksion të episodit tij personal dhe jo të fshehej e vërteta.

 

Përse u përdhosë Varrezat e dëshmorve të Kombit?

Mungesa e ndjenjës të atdhedashurisë prodhon sjellje aspak dinjitoze të pushtetarve përgjegjës që i dhanë titullin dëshmor dhe e shtrinë në krahët e heronjve dhe dëshmorve të atdheut. Kjo sjellje para syve dhe mendjes të gjithë popullit krijon idenë nesër se ky vend i nderuar i luftëtarve për drejtsi, moral atdhetar dhe të jera vepra vetmohimi, që pushojnë me ndere e lavdi humbë rëndësinë e saj. Varrezat e Dëshmorve mund të quhen prej ditës që u varros krimineli Dritan Sheme Lamaj Varrezat edhe të kriminelve të shtetit. Kjo vepër e turpshme ndëshkohet me ligjë si presidenti Nishani, Sali berisha, kryeministër dhe Flamur Noka, ministër i brendshëm.

 

Përse u quajt dëshmor – krimineli, Dritan Sheme Lamaj?

Dritani ishte viktimë e klanit të Sali Berishës

Qeveria për të mbuluar një figurë policore të lartë të shtetit me një biografi pune terroriste e bëri dëshmor. Rasti i vdekjes dhe menaxhimit në faktë e ka dëmtuar më rëndë viktimën Dritan dhe ka diagnostikuar karakterin negativ dhe brutal të fytyrës të shtetit shqiptar, sikundër shefat e ministrisë brendshme. Kjo pasqyroi se qeveria vendos në krye të policisë njerëz me prirje agressive, të etur për gjak dhe zvarritje të qytetarit, njërz me tipare që urrejnë njërëz me bindje politike dhe fetare të kundërt të tyre si dhe njërëz me biznese që nuk janë të klanit tyre. Dritani ka qenë njeriu i verbët dhe ra viktimë e krimit jo qytetar, por qeveritar. Duke qenë viktimë e krimit qeveritar u deshë të bëhej dëshmor e të përlyhej morali i fjalës Dëshmor dhe i varrezës të nderuar të dëshmorve për atdhe e demokraci.
Klevis Qendro/Proletari.Com
E mërkurë, më datën 27.2.2013

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 28/02/2013. Filed under Aktualitet,Policia shqiptare,Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

4 Responses to Kryeterroristi, Dritan Sheme Lamaj, Fytyra e Policisë të Sali Berishës

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.