- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 2189
SHKËNDIJA GREKE NË FUÇIN E BARUTIT BALLKANIK
Kufijtë e Rinj të Krizës.
Çërçilli thoshte shpesh që popujt e Ballkanit janë të mbingarkuar nga një mbipeshë historike të cilën nuk munden ta mbajnëmbi shpatulla. Përveç serbëve, që përherë kanë ushqyer nacionalizmin e tyre me reminishenca dhe legjenda të cilat i kanërrënjët në mesjetën ballkanike, tani edhe grekët po vihen në të njëjtën rrugë të krijimit të mitit duke zhvarrosur kujtime të largëta që e kanë zanafillën madje që në kohen e Aleksandrit të Madh. Lufta ekonomike e shpallur më 16 shkurt prej Greqisësë Papandreut kundër Maqedonisë (ndër më paqësoret dhe më tolerantet prej ish republikave shumë-etnike jugoslave), u ndërlikua edhe më tej në një tjetër aspekt: atë të agresionit të ushtruar nga një komando terroriste me veshje ushtarake greke kundër një reparti ushtarak (shqiptar, shënimi im) në Jug të Shqiperise. Ky sulm i paparë ndonjëherë – i cili provokoi vdekjen e dy ushtarëve shqiptar -, dhe bllokimi ekonomik antimaqedonas, rrezikojnë tashmë ta transformojnë vërtetGadishullin Ballkanik në fuçinë e barutit të Europës për të cilën flitej që në fillim të shekullit.
Në këtë mënyrë u krijua në brendësi e në krye të institucionit më të lartë të Bashkimit Europian një situatë e paimagjinueshme paradoksale dhe e papërshtatshme. Presidenca e Bashkimit Europian ushtrohet përgjatë këtij semestri nga një Greqi që, duke shkelur të gjitha rregullat e bashkëjetesës europiane, polemizon me Italinë në vështirësi, ndihmon Serbinëe izoluar, tenton të mbysë Maqedoninë paqësore, u jep krahë ose të paktën tolleron haptazi sulmet terroriste në drejtim tëShqipërisë fqinje. Për këtë politikë të saj të jashtme kërcenuese dhe trazuese, sidomos për strategjinë e saj tështetrrethimit përkundrejt Maqedonisë ish-jugosllave, Greqia e cila ka presidencën e turnit të Bashkimit Europian, u vu nën akuzë prej Komisionit të Brukselit (organ qeverisës i të njejtit instiutcion të B.E.) dhe për më tepër është hedhur në gjyq prej Gjykatës së Drejtësisë së Luksemburgut per shkelje të traktatit komunitar. Gjëja më e paktë që mund të thuhet është se nuk ishte parë ende në historine – edhe pse me peripeci -, të Bashkimit të Dymbëdhjetëve, presidenca e një Shteti anetar të impenjuar në mënyrë kaq të pa përgjegjshme në prishjen e rendit dhe rregullave te miresjelljes politike europjane, pikërisht në një krahinë që është sot më vullkanikja e kontinentit.
Janë pyetje jashtëzakonisht alarmuese. Nga një anë ato vënë në diskutim ekzistencën e Maqedonisë udhehequr prej politikanit Kiro Gligorov, njeri i ekuilibruar dhe me kompetenca të larta, një ndër ministrat më të mirë të ekonomisë së ish-jugosllavise titiste, që pata rastin ta takoj shpesh herë personalisht në Beograd duke nxjerrë përherë informacione dhe indikacione te dobishme. Nga ana tjetër, ato rrezikojnë të ndezin fitilin e reaksionit zinxhir ndërballkanik duke e zgjeruar konfliktin prej Bosnjës në Maqedoni, prej Shqipërisë në Kosovë e me pas deri në Turqi. Kjo fatkeqësisht, do i jepte luftës qëpo zhvillohet prej dy vitesh një karakter jo më krahinor por kontinental.
Artikull i gazetarit, shkrimtarit dhe politikanit të njohur italian Enzo Bettiza publikuar në gazetën italane “La Stampa” në datën 25.04.1994, Nr. 111, f.5. Shkëputur prej arkivit të gazetes italiane “La Stampa”.
Përktheu prej italishtes: Etnor Canaj/ Redaktoi: Brunilda Ternova/Brunildaternova.blogspot.it
© 2005-2023, ↑ Proletari
Accedi- Posts - Add New - Powered by WordPress - Designed by Gabfire Themes