- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 2355A duhet ta shkrueji Historinë e Shqipnisë Etnike; Akademia e Shkencave – trashëgimtare e komunizmit, apo kush tjetër?
Kjo ashtë dilema e kulturës shqiptare, e një kombi të parë të kontinentit europian në dhjetëvjeçarin e dytë të mijëvjeçarit të tretë. Ku shtetet e Europës e kanë zgjidhë kaherë dilemën e Historisë. Një gjëmë e madhe i ka ra një kombi që ende nuk ka shkrimet e veta të sakta, por ka një libër historie të zgjebosun nga mashtrimet e klaneve muhaxhire-sllave ortodokse – komuniste!
E pabesueshme, e paimagjinueshme kjo padrejtësi që i ashtë ba kombit me Historinë Shqiptare. Përse një libër i tillë vazhdon të ekzistojë edhe në 100 vjetorin e shtetit të parë pas 433 vjetve pushtim i shpellaxhinjve osmanë sipas shijeve enveriste-sllave-osmane? Sa ishte sistemi komunistë shqiptarët brenda bunkerit prej 28 mijë km katrorë lexuen dhe mësuen librin e Historisë të Partisë, por jo të Shqipnisë.
profesorit të madh shqiptar, akademiku Spiro Konda. Akademia Shqiptare nuk e njohu librin e pellazgjisë sepse ishte nën kthetrat e ndikimit sllavo – grekë – osmanë që ndodhej në mentalitetin e kryeqeveritarve dhe të krejt administrates komuniste edhe akademike prej 1944-1992. Ma konkretishtë ashtë arsyeja e vetme e kësaj se profesori, Spiro Konda, një helenist, pelazgolog i shquem u injorue dhe vazhdon e njejta sjellje harbute edhe pas 1992. Miratimi i librit të akademikut, prof. Kondës do të çjerrte fallsifikimet e Historisë së Greqisë dhe krejt Ballkanit me të cilën e prunë dhe i mbajtën në pushtetë Ahmet Zogun me Enver Hoxhën.
arkeologjik e etnografik të Shqipnisë,sepse në zonat ku kishin lindë kupola diktatoriale u investuen shumë edhe në fushën e studimeve arkeologjike nga akademia e shkencave. Diskriminimi i Veriut nga harta e studimit arkeologjik, etnografik, historik ishte njolla e zezë e kapitullit të Ilirisë dhe i vetë moralit e porfesorve që sot janë akademik në Tiranë.
u pasqyrue jo saktë sepse ndikimi i shijeve ideo-politike të kryediktaturës dhe shijeve të studjuesve të shumtë shkencorë të pregatitun në Moskë, Beogradë e në Tiranë. Di të them se diktatori Enver Hoxha urrente shumë epokën e Rilindasve, sepse urrente luftëtarët e pendës si poetët, historianët, shkrimtarët, dijetarët klerikë katolikë. Ata luftonin me parrullën; Për një Shqipëri të lirë në mendime, në ekonomi, në zhvillim në të drejtën e fjalës e të besimit fetar. Kjo sjellje primitive komuniste e antirilindjes shqiptare u vue re menjëherë mbas vdekjes të diktatorit Enver Hoxha, ku në libraritë e Shqipnisë vërshuen botime librash artistikë, historikë e filozofikë me autorë të shumtë të Rilindjes. Këta libra të autorëve të Rilindjes shqiptare u shitën me porosi për klasën intelektuale,politike me tirazhe të vogla.
shijeve të menysë zogiste-sllave-komuniste-enveriste.
Të flasësh për epokën e para dhe pas Ngritjes së flamurit ashtë falsifikim fund e krye sepse u ideologjizue dhe u paragjykue nga pikpamja fetare pro-sllave-turke, ideologjike dhe krahinore. Mjerim ashtë të prekësh kapituj të tana aktualë të Historisë Shqiptare, për fajin e vetëm të ndërhymjes me polici mbi akademinë e shkencës duke e shndrrue historianët mjeranë dhe institucionin në një nga repartet ma të bindun shërbtorësh me bindje antishqiptare të komunizmit, gja që ende vazhdon edhe pas viti 2012.
ajo gjysëm feudale-kapitaliste në një sistem socialistë me barazi sociale me bazë diktaturën e proletariatit. Kjo periudhë nuk u përshkrue e saktë prej historianve pasi diktohej me dhunë nga ideologjia policore komuniste e një bande terroristësh nga Jugu.
A ashtë e denjë Akademia Shqiptare e Tiranës të shkruej Historinë e Shqipnisë?
Asnjë shqiptar prej të gjitha skajeve të Shqipnisë, Kosovës dhe trojeve etnike shqiptare nuk mësoi asgja të saktë për historinë në krahinat e tyne dhe të mbarë kombit shqiptar. Kjo ishte zhgënjimi dhe një dëshpërim i thellë i mbarë botës dhe shkencës shqiptare.
Historia e Akademisë ashtë interesante, e mbushun me kontribute shkencore të njohuna e të panjohuna të niveleve botnore në fusha të ndryshme. Ka histori sa pozitive aq dhe shumë negative për të Vërtetën Shkencore. Prej vitit Kjo sjellje antishkencore e ka lëkundun me themel kryeinstitucionin e shkencës shqiptare, e ka ba të pabesueshme dhe si e tillë, si shumë e dyshimtë vazhdon në këtë trajtë edhe sot pas 21 vjet “demokraci” të cungueme. Autorët e saj kanë marrë tituj të merituem dhe shumica e tyne të pamerituem sepse landën e kanë vjedhë prej autorve të papëlqyeshëm të regjimit enverist sllavo-osmanë, sikur ishin dijetarët e mëdhenjë Martirë të Klerit Katolik të Shkodrës, e të Shqipnisë, kryesishtë në fushën e historisë, gjuhësisë, arkeologjisë, folklorit, artit, muzikës, arkitekturës, pedagogjisë,… Po t’i shifni emnat e autoriteteve të universiteteve dhe Akademisë shqiptare kupton se kush janë dhe cilin përfaqsojnë në të vërtetë? Këta zotrinjë me mega- tituj profesoral, doktoral, akademikë janë mbiemnat familjarë, e emnave të autoriteteve të regjimit komunistë që indoktrinuen shkencën me ideologjinë sllavo-osmane. Mbi akademinë e shkencave dhe shtetin shqiptar i randon një akuzë e tmerrshme;
Lenia një popull, e një kombi me trevat shqiptare në Ballkan pa Librin e Historisë. Përgjegjsia bie edhe mbi shtetin shqiptar sin ë Tiranë ashtu dhe në Prishtinë. Heshtja e tyne ashtë një akuzë dhe turpë për moralin njerzor, shqiptar dhe ajo shkencore. Kujt i intereson e ashtuquejtun Libër i Historisë e hartueme nga guzhina policore akademike sipas shijeve komuniste osmane-sllave? Shqiptarët shpresuen se mbas 1991 do të shkruhej Libri i Historisë, por akademia e shkencave si e Prishtinës dhe e Tiranës heshti me qëllim me që ishin autorë të kapitujve të librit. Pa turpë këta autorë profesoralë vrapuen në dhanien e titujve të fëmijve, fare e fisit dhe miqve tyne tituj profesoral prej vitit 1991 – 2012 e në vazhdim ky revansh i tërbuem dhanie titujsh shkencorë.
Shembuj të kësaj mungese u shfaqen edhe në 100 vjetorin e Pavarsisë, në muejin Nandor të 2012.
Shpend Malsori/Proletari.Com
E premte, më datën, 25.I. 2013
One Response to A duhet dhe Kush do ta shkrueji Historinë e Shqipnisë?(Pjesa e I-rë)