Liria e fjalës dhe fyerja

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3695
Lirija e fjales dhe fyerjaKu ndahet liria e fjalës e fillon fyerja?
Në fakt kjo dilemë eshte tipike e të gjitha shoqërive, veçse e reja e sotme perfaqësohet nga mungesa e moralit të gjithëpranuar.
Fyerja tashmë ka kaluar plotësisht nga ambjenti moral në ambjentin juridik. P.sh se fundmi kasacioni italian doli me një sentence ku ti thuhej tjetrit publikisht stronzo – trap, do sillte ndëshkim ligjor.
Pra shoqeria italiane falë përhapjes së fjalës stronzo e mungesës së një morali të gjithëpranuar i cili lejon stigmatizimin e individit qe fyen, pa si te arsyeshme ta ndeshkoje me ligj.

Mendoj se shpërfytyrimi i plote i moralit ka ndikuar fuqimisht në shtimin e fyerjeve në hapësirën publike.
Në Itali(sërisht) shumica e adoleshentëve nuk e kanë për gjë tu thone prinderve ’stronzo’ e ‘vaffanculo’, atëherë logjike që këta adoleshente kur të rriten do shtojnë përdorimin e këtyre fyerjeve edhe në hapësiren publike, se perderisa nuk pyesin për prindërit,për kë do pyesin?

Problemi mendoj se i takon mungesës se një morali perëndimor të gjithëpranuar dhe hyrja në gjirin perëndimor ka berë që në jo vetëm te mohojme moralin shqiptar, por edhe te jemi ne krize te vazhdueshme ne vleresimin e dickaje si fyerje apo jo.

Mendoj se ligji nuk është i fuqishëm të hyjë në ambjentet e vogla, nuk është efikas dhe njëkohësisht është kundërprodhuese të hyje.
Le te imagjinojmë në shoqerinë italiane ku gjyqet zgjasin mesatarisht 7 vjet, sikur të praktikohej sentenca e kasacionit mbi fjalën stronzo; gjithë Italia do perfundonte në gjyqe.

Imagjinojmë sikur sot në Shqipëri të behej si në kohët e vjetra,veç me anë të ligjit ku ti thojë tjetrit në publik rrenacak apo se shpif do paguaje gjobë, ndërsa po ti thoje trap apo kafshë do hajë jo vetem gjobë por mbase edhe 3 muaj burg e po ta fyejë me rëndë akoma nuk i dihet si perfundon.

Pra ligji nuk është absolutisht zgjidhje.

Zgjidhja është në doren e gjithkujt, në doren e edukimit familjar, ku gjithsecili duhet të sillet në menyrë dinjitoze e të kundërpergjigjet në mënyre dinjitoze.

Liria e fjalës nuk mund të vendoset sipër dinjitetit njerëzor.
P.sh si mund të konceptohet si liri e fjales nje shkrim ku fyhet një popull i tërë me fjalë e koncepte që morali i atij populli i ndalon?
Të gjithë trashegojmë një dinjitet të caktuar që vjen nga morali i bashkësisë ku lindim e rritemi, jo vetëm në momentin e lindjes në atë bashkësi por edhe të zhvillimit të individualitetit, pra një dinjitet i lindur dhe një dinjitet i fituar falë aftësive.

Vetëm një individ që e thërret veten jashtë moralit të asaj bashkësie mund të përdorë fjalë e koncepte që bien ndesh me moralin e saj. Në këtë pikë përplasja me individet që perpiqen ta respektojnë atë moral është e pamënjanueshme.

Tashmë në Shqipëri mungesa e moralit të gjithëpranuar, copëzimi i moralit, ka sjellë lloje të ndryshme gangsterizmash, që nga gangsterizmi i kriminelit, gangsterizmi i fëmijes me prindin e deri tek gansterizmi politik e intelektual.

Në këtë klimë gansterizmi rriten fëmijët e sotëm e një zot e di çfarë mund të sjellë nesër fuqia e pakufizuar nga morali.
Hyllin/Hyllin.blogspot.it
Botuar me 23/04/2009

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 08/01/2013. Filed under Analizë,Sociale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.