- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 16223Sadija, Bashkëshortja e kontestuar e djalit të Berishës.
Sadije Berisha. Kështu quhet bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, djalit të kryeministrit shqiptar. Një histori dashurie që tronditi të dy familjet respektive për shkak të disa lidhjeve të hershme dhe mospranimit të zgjedhjes së bërë nga Shkëlzeni, megjithatë pas kaq vitesh gjakrat u ulën. Sadija dhe Zeni u bënë me një vajzë që e quajtën Medina dhe djalin që e kanë më të vogël të quajtur Lajdon.
Miqësia
Shkëlzeni i datëlindjes 27/02/1979 sot është te të 29-tat(e korigjuar nga Proletari.Com), babai i dy fëmijëve që jetën e tij e ka ndërtuar mes Shqipërisë e Suedisë, ku banon aktualisht Sadija dhe dy fëmijët e vegjël. Ka qenë viti 1998, kur i riu u nis në Suedi te miku i të atit, te Hasan Berisha. Situata në Shqipëri, pas vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari nuk ishte shumë e mirë çka e detyroi kryeministrin të niste djalin tek miqtë në Suedi. Mes dy familjeve, pra të Sali Berishës dhe Hasan Berishës, veç lidhjeve të largëta ishte dhe një gjë e përbashkët, lufta e fillim-viteve ’90 për të instaluar në Shqipëri sistemin demokratik. Edhe pse emigrant në Suedi, Hasan Berisha kontribuoi me ndihma në botimin e gazetës së parë antikomuniste “Tribuna Demokratike”. Kështu që Shkëlzeni shumë shpejt e gjeti veten si në shtëpinë e tij.
I riu atëherë ishte 22 vjeç dhe në familjen e miqve bëri menjëherë shoqëri me djalin e Hasanit, Kujtimin, dhe vajzat e tij që kujdeseshin për të riun. Në ato kohë Shkëlzeni nisi të jetonte në shtëpinë e Sadijes.
Sadija
Sadija është një prej katër vajzave të Hasan Berishës. Ajo bashkë me të ëmën dhe një motër për disa vite jetuan në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ajo u martua me një shqiptar dhe nga martesa e parë pati dy fëmijë binjakë, Muratin dhe Muradien, të cilët sot janë rreth 18 vjeç. Pas problemeve në çift, Sadija u divorcua dhe mori me vete fëmijët e saj. Muradia sot është kampione në hipizëm (gara me kuaj) dhe vjen shpesh në Shqipëri. Në vitin 1989 bashkë me të atin, nënën, motrën dhe dy fëmijët ajo rikthehet në Suedi, në Stokolm, qytetin ku jetoi pjesën më të madhe të jetës jashtë. Në kohën që Shkëlzeni shkoi te miqtë e të atit në Suedi, Sadija bashkëjetonte edhe me dy fëmijët e saj. Jeta nën një çati duket se ishte dhe shkëndija e dashurisë mes çiftit. Edhe pse në moshë të madhe, (Sadija sot është mbi 40 vjeç), ajo s’mundi të veprojë kundra ndjenjave të saj. Lidhja mes çiftit sa vinte e forcohej, ndërsa ato duhet të përballeshin me një opinion që siç ndodhi më pas ishte mjaft i egër. Pas disa vite lidhjeje, ata deklaruan se kishin vendosur të martoheshin. Vendimi nuk u prit mirë sidomos nga familja e kryeministrit. Paragjykime për moshën e Sadijes, gjendjes së saj civile, lidhjeve miqësore e në fund të fundit, çdo njeri kërkon optimalen për fëmijën e tij. Por me gjithë presionin për të mos e konkretizuar këtë lidhje, Shkëlzeni vendosi të dalë kundra të gjithëve e të ndjekë rrugën e zemrës. Sadija për të ishte femra që donte, përpos të gjitha historive të tjera.
Fëmijët
Për çiftin asgjë nuk ishte e lehtë në fillim. Thuhet se për disa kohë radhazi kryeministri Sali Berisha nuk ka folur me të birin për shkak të zgjedhjes së tij. Shkëlzeni rrinte shumicën e vitit në Suedi me bashkëshorten e tij. Duket se mendimi i tyre se koha është shëronjësi më i mirë i plagëve, rezultoi efektiv. Pas disa vjetësh bashkë, Zeni dhe Sadija u pagëzuan me fëmijën e parë. E quajtën Medina, një emër i shenjtë për vajzën e vogël që u kthye me të vërtetë në paqesjellëse. Pas lindjes së Medinës, gjakrat nisën të ulen. Tashmë të gjithë e kuptuan se lidhja mes tyre nuk ishte kapriço e një 22 vjeçari, por një ndjenjë më e fortë. Jeta e tyre vazhdoi të bëhej në Suedi. Si vajza e një pronari të madh në Stokolm, pra Hasanit, Sadija punonte në bizneset e të atit, ndërsa siç thuhet, shtynte të riun të kryente shkollën dhe specializime. Disa vjet pas lindjes së Medinës, çifti Berisha u bë me djalë të cilin e quajtën Lajdon. Liri Berisha duket se mori rolin e mediatores në pajtimin e gjaqeve. Tashmë lumi kishte marrë rrjedhën e vet e s’mund të ndryshohej. Kështu Liria shkonte në Suedi për të takuar djalin dhe nipin e mbesën, fryt nga martesa me Sadijen. Edhe kryeministri duket se pas gjithë këtyre ngjarjeve u ul dhe nisi komunikimin me të birin.
Fshehja
E kanë mbajtur të fshehtë për shkak të gjithë këtyre historive, martesën e djalit të tyre, larg mediave, larg aparateve fotografikë. Edhe kur Sadija me fëmijët ka ardhur në Shqipëri, bashkë me Shkëlzenin, kanë ndenjur te vila në Durrës për muaj me radhë duke shmangur ekspozimin. Aktualisht ata jetojnë të gjithë në Stokolm. Shkëlzeni e bën vajtje-ardhje Shqipërinë, sepse punon në studion ligjore të hapur nga e motra e tij Argita, ndërsa Sadija vazhdon të kujdeset për fëmijët e të kryejë punët e zakonshme në biznesin e të atit, Hasanit. Kjo është historia e dashurisë së Shkëlzen Berishës, djalit që me zgjedhjen e tij, turbulloi familjen kryeministrore, e megjithatë tashmë jeton mirë me familjen për të cilën luftoi aq shumë.
Gazeta Shqiptare
10/08/2008
—————————————————————————————————————————————————————-
Topi bën shqiptare nusen dhe krushkën e kryeministrit Berisha
Nusja dhe krushka e kryeministrit Berisha bëhen zyrtarisht nënshtetase të Shqipërisë. Është një dekret i Presidentit të Republikës, Bamir Topi, ai që ka shndërruar gruan dhe vjerrën e Shkëlzen Berishës zyrtarisht në shqiptare. Dekreti i Presidenti mban datën 24 prill. Sadije Elezi dhe Sadije Berisha kishin deri më tani nënshtetësisë suedeze, vënd në të cilën ka jetuar dhe ka gjetur dashurinë e jetës së tij, djali i kryeministit.
Ardhja në Shqipëri
Që kur z.Berisha erdhi në pushtet, djali i tij, Shkëlzeni u transferua nga Stokholmi në Tiranë së bashku me gruan e tij, Sadijen. Për një kohë të gjatë kjo dashuri nuk kishte gjetur bekimin e familjes kryeministrore, sidomos të babait të Shkëlzenit, por më vonë gjërat janë zbutur. Për këtë duket se ndikoi edhe ardhja në jetë e Medinës, vajzës së parë të djalit të kryeministrit dhe Sadijes.
Dashuria
Shkëlzeni është 33 vjeç dhe baba i dy fëmijëve. Megjithëse i përfolur shpesh për implikim në afera korruptive, djali i kryeministrit ia ka dalë mrekullisht të mbaj larg vëmëndies së opinionit publik familjen e krijuar në Stokholm të Suedisë për ku u largua me insistimin e të atit pas vrasjes së deputetit demokrat Azem Hajdari. Mikpritësi ishte Hasan Berisha me të cilin kryeministri i sotëm asokohe shef i opozitës, kishte lidhje farefisnore. Ishte vetëm 22 vjeç kur nisi të jetonte në shtëpinë e Sadijes, një prej katër vajzave të Hasan Berishës. Aso kohe Sadija sapo ishte kthyer në Suedi duke hedhur pas krahëve një martesë të dështuar nga e cila pati dy fëmijë fëmijë binjakë, Muratin dhe Muradien. Jeta nën një çati duket se lindi edhe shkëndijën e dashurisë mes çiftit. Edhe pse në moshë më të madhe se shkëlzeni dhe e sapodivorcuar me dy fëmijë, duket se Sadija nuk mund t’i thoshte jo djalit të ri nga Shqipëria. Për një kohë të gjatë, dy të dashuruarit nuk e çanë kokën për fjalët e opinionit publik. Dashurinë e tyre nuk e zbehu as qendrimi i hekurt I baba Saliut, për të cilin thuhet se nuk i ka folur për një kohë të gjatë të birit.
Martesa
Shkëlzeni vendos të martohet me Sadijen dhe erdhi ishte fëmija e parë, Medina. Familja e re Berisha vazhdoi të jetonte në Stokholm. Sadija punonte në bizneset e të atit, ndërsa Shkëlzeni vazhdonte studimet. Disa vjet pas lindjes së Medinës çifti Berisha u bë me djalë të cilin e quajtën Lajdon. Pikërisht në këtë kohë, kur në jetë i erdhi nipi, duket se është “zbutur” dhe zemërimi I kryeministrit. Rol të padiskutueshëm në këtë paqtim ka patur Liri Berisha e cila aso kohe udhëtonte shpesh drejt Suedisë. Pas zbutjes së të atit Shkëlzeni nisi një jetë mes Tiranës dhe Stokholmit. Me të ardhur në pushtet Sali Berisha, djali i tij vendosi përfundimisht për të jetuar në Tiranë. Jetojnë në periferi të Tiranës, të veçuar thuajse krejtësisht nga opinion publik. Në fshehtësi, ashtu siç edhe nisi historia e dashurisë së tyre, kjo është jeta e Shkëlzen dhe Sadije Berishës, që me dekret të presidentit, këtë 24 prill bëhet shqiptare.
Lindita Çela/Ama-News
04/05/2012
One Response to Lidhja bashkëshortore e Shkëlzen e Sadije Berishës