Përkujtohen me bejt…personazhe VIP,prej Shkodret

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2716

Nuk flet bota për Pitkinin

qe shkëlqen si i madh artist,

a flet Shkodra për Pjetër Gjinin,

muzikant e humorist.

Edhe n’burg Pjetër artisti,

thurte bejta e melodi,

sa çuditej edhe polici,

-S’kam pa n’jete ma shakaxhi!

… Pjetër Gjini asht i vdekun,

por artistat s’i kalb toka,

arti i tij jeton ndër shekuj,

si relike e run’ Shkodra.

Digjet gjoksi porsi prushi,

bash si voji n’fund t’kandilit,

i mungon Shkodrës Tef Palushi,





n’humor – “Zambaku i Prillit”.

Do t’kalojn vite e dekada,

Tefa kurr nuk do t’harrohet,

si Homeri te “Iliada”

gjithmone shkam’ qe nuk thermohet.

Ah’ sa miq na i mori vdekja.

Vajtojn’ mali,fusha e kodra,

humorista si Bik Pepa,

rrall’ ndoj’ herë ka me lind Shkodra.

N’daç n’dimen e n’daç n’verë,

si n’kallnduer,si n’mes t’Korrikut,

s’gjen n’Shqypni ndonji minierë,

me humor si shpirti i Bikut.

Syte me lot mbushen prej vajit,

vajtojn’ Zanat e Veleçikut,

kur kujtojne “Lulen e Majit”,

kangen perl’ t’Pjerin Ashikut.

Muzikant e humorist,

qe e deshti Shkodra mbarë,

si piktor e si artist,

shpirt e zemër qytetar.

Dhjetna skeçe e parodi,

qe i njef mbar’ Shqipnia,

nji kang t’njoftun n’Jug-Veri:

“Ty…Ty… Tyyy, bie boria”

Porsi ngrica qe shkrin  n’prandver’,

qe kput lulet e qershis’,

na preu gazin menjiher’,

vdekja e Njazi Burgis.

Muzikant e humorist,

bejtaxhi i rralle nder t’tjerë,

ka shkelqye edhe si artist,

“Karajfil” me shumë erë.

S’mund të flasim për humorin,

as për skenën,as për kulturën,

për me e ruejtë t’pastër “colorin”

do t’kujtojm’ Muharrem Nuron.

Bejtaxhi kre prej natyret,

veç për qejf e për replikë,

imitonte çdo lloj ftyret,

si rralle kush n’Republikë.

Koleksion ndër personazhe,

dhjetna role lujti n’skene,

plot “color” ngjyrash n’makjazhe,

libretist qe rrall’ e gjen.

Asht nji “AS” qe s’do t’flas shume,

se flet vepra qe ka lan’,

për Shqypnin do t’mbesë album,

krenari për çdo shkodran.

Bash si vena qe nxjerr rrushi,

vena e parë,vena e Kallmetit,

asht n’humor Tano Banushi,

“Pija e mezja” e krejt qytetit.

Autori: Mark Bregu

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 31/12/2012. Filed under Përkujtimore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.