8 Marsi festë apo përkujtimore për të drejtat e gruas?

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 12638
Jemi mësuar tashmë të festojmë 8 Marsin si ditën e gruas apo dhe nënës. Ju dhurojmë  lule mimoze, shëtisim, festojmë sepse jemi të bindur tashmë se 8 Marsi i  çdo viti është dita e gruas, është festa e saj. Mirëpo kjo ditë ka një histori të trishtë dhe shumë të dhimbshme sepse kjo ditë u la me gjak nga gratë anembanë botës në vite.

8  Mars 1857 – Gratë  punëtore të një fabrike tekstili dhe veshjeje të Nju Jorgut – SHBA(New York City, USA), pas shumë vuajtjesh për trajtimin dhe pagat e ulta dhe çfrytëzimit e egër nga punëdhënësi u mblodhën dhe shpallen një grevë në rrugët e kryeqytetit amerikan ku u keqtrajtuan nga policia që ndërhyri për ti shpërndarë. Por ato nuk u dorëzuan pasi 2 vjet më vonë, në Mars të 1859-tës u mblodhën dhe krijuan sindikatën e tyre për mbrojtjen e të drejtave në punë.

22 Nëntor 1908 – 15 Shkurt 1909, 20 mijë gra njujorkeze protestuan duke bllokuar rrugët e Nju Jorgut për 3 muaj me radhë nga ku dhe mori emrin “Dita e Gruas” (Woman’s Day). Kjo protestë shënoi dhe fillimin e mobilizimit të grave në sindikata dhe kërkim të të drejtave të tyre në punë.

26 – 27 Gusht 1910 Kopenhagen, Folkets Hus(shtëpia e popullit) u mbajt mbledhja Socialiste Ndërkombëtare ku u vendos që ‘Dita e Gruas’ të festohej në të gjithë botën, për nder të lëvizjes së grave për të drejtat e e tyre dhe për ti mbështetur gratë në njohjen e statusit të tyre në shoqëri. Në këtë konferencë morën pjesë 100 gra, nga 17 vende të botës, midis tyre dhe tre gratë e para të cilat u zgjodhën si pjesëtare në parlamentin e Finlandës.

19 Mars 1911 – Si rrjedhojë e vendimit të marrë në Kopenhagen, një vit më pas  Dita e Gruas u vendos të festohej për herë të parë me 19 mars, në Austri, Danimarkë, Gjermani dhe Zvicër, ku miliona burra dhe gra morën pjesë në organizimet kushtuar kësaj dite. Gratë kërkonin të drejtën e votimit, të qeverisjes, të punës, të edukimit si dhe ndalimin e diskriminimit në punë.

25 Mars 1911 – Shpërthen një zjarr i fuqishëm në katet e fundit të Pallatit “Asch” e ” Triangle Waist Company” ku gjindej fabrika e tekstilit humben jetën 146 punëtor, shumica ishin gra emigrante italiane dhe hebrej europian që kishin emigruar në SHBA për një jetë më të mirë.


Simboli i Mimozës
8 Mars 1946 – Festohet në të gjithë Italinë për herë të parë Dita e Gruas dhe po për herë të parë shfaqet simboli i lule mimozës(mimoza e artë) e cila lulëzon pikërisht në ditët e para të Marsit. Ideatoret e kësaj simbolike kaq domëthënëse ishin Teresa Noce, Rita Montagnana e di Teresa Mattei. Mimoza mbetet simboli i Ditës së Gruas vetëm në Itali dhe Rusi.

Shqipëria simbolin e mimozës për 8 Marsin e huazoj nga Rusia.

Nëntor 1977 – Kombet e bashkuara(UN) njohën botërisht 8 Marsin si Diten e Gruas dhe ftuan të gjithë vendet anëtare që kjo ditë të shndërrohet si kontributë për të drejtat dhe dinjitetit të gruas dhe kushteve të saj.
Që prej asaj dite “Dita Ndërkombëtare e Gruas” mori dimensione të tjera, dhe sot festohet në mbi 100 vende të Botës. Në këtë ditë reflektohet mbi kurajon dhe veprimet e grave të thjeshta të cilat luajtën një rol të rëndësishëm në historinë e të drejtave të grave.
Kjo ditë nuk mund të festohet kur gruas shqiptare akoma edhe sot i mungojnë të drejtat minimale të qënies njerëzore. Të vetmen ditë të gruas bota konsumiste e shndërroi në ditë dhuratash dhe feste duke larguar vëmendjen nga historia e larë me gjak nga gruaja në vite.
Përgatiti: Edmond Pjetri/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 09/03/2011. Filed under Bota,Festa. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to 8 Marsi festë apo përkujtimore për të drejtat e gruas?

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.