Joze Mujica asht Gjeniu i Dhimbjes Njerzore

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 6698

”Unë nuk jetoj me varfërinë, jetoj me vështirësitë e shumicës. Më duhen pak para për të jetuar.”

                      Jose Mujica

Më doli në shtegë aty në internetë ky soj burri me barkë të madhe, me shllungë flokësh të kërleshuna, me të vërtetë një pamje i ,,një të përbindshmit,, që sillej me qenë e katundarë nëpër ngastra tokë gati si moçale. Një burrë i lshuem në një stol me kambë të hapuna e me një kuti metalik pjeshke a mollet midis oborrit, që ashtë duke u qethë leshrat nga një berber fshati. Ky burrë sa një goxillë përdor një veturë të vjetër lilipute gati 30 vjeçare, nga ma të lirat në një lagje të mbushun plotë me urugujanë të lodhun sa s’ka ma nga mizerja, skamja, vorfnia, përbuzja, braktisja, por shumë të gzuem shifen në ftyrat e tyne. Aty ky burrë madhosh me turinjë si të frymë përpara ndjen kënaqsinë e tij në mes ,, moçaleve,, të kryeqytetit të Montevideos, në mesin e gumëzhitjes të banorve barbon, që pasunia e tyne ashtë;
– Solidariteti
– Kanga e festa
– Besimi në Zot.
E ky burrë pa roje, pa adjutanta, e pa agjenta sekrete të supër armatosun me aparate rreze lazrit gjurmuese e likujdimesh, pa helikoptera, e pa dyzinë autokolone makinash të neveritshme supër moderne policore, pa bujë e zhurmë mediatike. Ky burrë na ishte Presidenti i Republikës të Uruguajit me mandat prej vitit 2010 deri në vitin 2015 i quejtun Alberto José Mujica Cordano, që kalon orët e lira midis të varfërve. Ka një të kalueme stoike për jetën dhe veprimtarinë e tij si luftëtar ndaj diktaturave për idetë e tija socialiste. Njeriu që ka provue mbi shpinën e tij me vite torturash e burgje nga ma të randa. Një legjendë e sfidës ndaj sistemeve totalitare.
Presidenti Alberto Kordano me një rrogë kolosale prej 12.500 dollarë në muej mbante për bukë goje e shpenzime të vogla vetiake vetëm 1200 dollarë në muej dhe të tjerat ja dorzonte të varfërve. Po ashtu dhe grueja e tij, Luçija senatore dhe Kryetarja e Partisë kryesore dhuronte prej rrogës saj të majme para për të varfrit. Çifti presedencial nuk banonin në Pallatin Presedencial, por në një pronë të vjetër Ferme të thjeshtë në rrethinat e Montevideos pa roje. Në Pallatin Presedencial të Uruguajt nuk sheh ma teatra koktejsh e festa dansit me diplomatë si dhe plot dëfrime. Që prej vitit 2010, që mori postin e presidentit, në Pallatin presedencial banojnë Vorfanjakët, Të Braktisunit, Të Pastrehët, Pensionistët ….

Presidenti i Uruguajit i vlersuem nga OKB-ja





Sjellja e unikale në shërbim të popullit e presidentit të Uruguajit ashtë përhapë deri në OKB. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-ës Ban Ki Mon e ka përshëndetun nga faltorja e OKB-ës ”Për Përmirësimin e jetës të Asaj Pjese të Popullit në nevojë nga ana ekonomike qysh kur mori mandatin e Tij si Presidentë prej 2010 e në vazhdim 2012( duke dhanë vetë i pari shembullin si njeri dhe familie), José Alberto Mujica Kordano, Presidentin e Uruguajit.

Një shembull klasik në Amerikën Latine
Ilustrimi i ktij shembulli nuk importohet nga një shoqëri sipas idealesh të utopistve socialistë Robert Ouen, Henri Simon, Çarl Furier….., por nga një shoqëri me plurarizëm politik, me besime fetare dhe me një zhvillim të ekonomisë të tregut, pra prej një vendi kapitalist në Amerikën Latine.

Sjellja e britmave dhe e tejmegapasurimit familjar – shembulli ma i keq në Tiranë!

Po hidhem te ana tjetër e kontinentit modern europian te Gadishulli i Ballkanit, te Shqipnia, ku ndihet era e barutit për pushtet prej periudhës kapitaliste 1941 – 2012 dhe nuk dihet se kur do të ndalet ky duel mesjetar. Për të kuptue Politikën shqiptare duhet vështrue sëpari në sjelljet, në komunikimet, në ftyrat dhe portretet e presidentve, e kryeministrave, liderve me shtabet e çetave të tyne partiake, me kryetarët e bashkive dhe të kryeve të institucioneve shtetnore dhe jo shtetnore. Po ilustroj një profil të etikës të komunikimeve publike; Sali Berisha, kryeministër me Edvin Ramën si lider i partisë ma të madhe socialiste, pa harrue etikën e dobët të komunikimeve të Fatos Nanos, ish kryeministër me Ilir Metën, ish zev-kryeministër të viteve të para 2005.
Shifni liderët kryesorë politikë herë me ose pa kollare , herë me mustaqe e herë të rruar e të parruar si Edvin Rama, Sali Berisha, presidenti Nishani, Ilir Meta, Fatos Nano, ish presidentat, ministra e shefa e nënshefa,… janë kopja e moralit të dyzuar. Në Greqi hyjnë e dalin nëpër terrë e me dritë të diellit liderët e majtë shqiptarë. Refugjatët shqiptarë në Greqi e gjykojnë se liderët socialistë shqiptarë në Athinë apo nëpër ishujt përçojnë mesazhe ndihme e paqe për emigrantët shqiptarë. Gjendja e trajtimit reale e mbi 500 mijë shqiptarve hallexhinjë përkeqsohet nga viti në vitë nga terrori racist, fetar,… i qeverisë dhe popullit Helen për 20 vjet rrjesht pa asnjë shprese përmirësimi të klimës njerzore.
Liderët të majtë si Ilir Meta, Edvin Rama, Fatos Nano nuk shkojnë për sjelljet antihumane të shtetit dhe popullit Helen ndaj mbi 500 mijve shqiptarë, por sipas orkestrinës së kryeqendrës antishqiptare Athina. Populli të peshon nga rezultatet dhe jo nga mjekrat dhe llafollogjitë obstruksioniste. Përflitet se liderë të tillë bajnë një jetë supër luksoze, kurrë nuk futin duert në xhepa për shpenzimet e tyne vetiake e familjare, harrojnë jo nga skleroza të marrin rrogat mujore. Media sistematikishtë i akuzojnë qeveritarët e politikanë si pa shtëpi, pa pare në kontot e tyne brenda dhe jashtë Shqipnisë, apo fëmijtë e tyne dhe emna anonimë si aksionerë të trusteve gjigande të Shqipnisë e shumë fakte me dokumenta e padokumenta. Një llahtari e akuzave ndaj tyne të lemerisë se si Pallati i Drejtsisë nuk lëviz asnjë qime të ligjit! Si nuk shkulen themelet me muret, pallati i drejtsisë dhe i institucioneve të mbrojtjes të qytetarve! Asnjë gazetar nuk penalizohet se ndryshe do të zbulohet ajo pjesa tjetër e ajsbergut në forma të tjera. Prandej ulërin ,,zemërbuti”, ”toleranti”, kryeministri Sali Berisha me krenari se nuk do të lejojë të ndëshkohet asnjë gazetar derisa të jetë kryeministër. Populli nuk shef prapaskenat e intrigave për pushtetë e pasuri, por ky shkretë ekrani i televizionit na përcjellë skena të profilesh të kryeqeveritarve dhe politikanëve.
Skena televizive sjellë shfaqje komike, të turpëshme të prezencave të herë pas hershme të kryeministrit Sali Berisha dhe liderit të PS, Edvin Rama kur ndeshen përballë fizikisht. Të bie në sy se si kryqëzojnë shikimet si djalli, si dy ujqër që pritet të shqyejnë me dhambë njeni-tjetrin. Të gjithë diplomatët e huej dhe shqiptarët presin me ankth të ndonjë skenë sulmit fizik ndërmjet tyne. Rojet e dy palëve janë në gjendje gadishmërie për të mbrojtë ustatë e tyne.

Dueli i armëve për pushtetë në Tiranë

Ndihet në Tiranë zhurma e armëve, e dueleve për pushtet edhe në mijvejeçarin e tretë. Një sjellje që të kujton shekujt e shpatave për pushtetë midis tribalëve e rrugaçëve. Natyrisht që nuk duhet lanë mënjanë Ilir Metën si kopje e ksaj dyshe Berisha – Edvin rama tepër regresive për të sotmen dhe të ardhmen e progresit politiko-ekonomik të vendit. Polarizimet e rrjeshtueme në dy ushtri, të ashtuquejtun simpatizantë të dy partive të të njejtit kërthizë për pushtetë për interesa të ngushta familjare, karrieriste e materiale pasqyron logjikën mjeruese të tyne absurde. Të lavdërosh këto dy parti kryesore dhe ato satelitoret ashtë humori ma i zi i logjikës njerzore, i defiçencës psiqike, që për fat të keq të kombit shqiptar të mediave dhe të atyre turmave njerzish!
Duke u pa në vështrime gjeo-politike mund të cilsohet lehtë se i përket kjo specie për hulumtime të shkencës antropologjike të një Ballkani të Afrikës se e Europës jo, që jo se sa sektorit të historisë. Luftra për pushtet me anë betejash civile me armë midis klaneve komuniste për pushtet sikurse ndodhi në 1997, 1998 dhe 2011 tashmë asht shndrrue në një cikël të marrjes të Pushtetit në Grykë të Pushkës sipas filozofisë marksiste –leniniste- maoiste.

 ”Mos i shikoni Gunën, por Punën”  Populli Uruguaji ndërton jetën sociale pa armë, vetëm me shembuj të mire nga lideri.

Edhe Uruguaji ka pasë sjellje të tilla, por dallimi midis nesh dhe atyne uruguanve ashtë se politika shqiptare ashtë antikombtare, ndërsa politika uruguane ashtë kombtare. Kemi një protagonist numër një në Uruguaj, që ashtë presidenti Joze Mujica, që i ka hedhë armët në magazen e armve dhe i ashtë përveshë halleve të kombit me shembulin e tij personal dhe familjar dhe jo me britmat histerike si i spahizinjve osmanë në luftrat barbare kundër kombeve europiane, sikurse ndihet ende sot edhe pas komunizmit nga liderët qeveritarë dhe politikë në Tiranë.

Varfëria shërohet me shembuj të mirë!
Çka i duhet shtresës të Përbuzun e Shoqnisë si të Vorfnve, Jetimve, Moshën e Tretë dhe të Braktisun nga fëmijtë e tyne madhorë, të Sëmurët Shqiptarë ?
José Alberto Mujica Kordano, njeriu që bani 15 vjet burg, ku dy vjetët e fundit u izolue në galerat e e nandheshme  – Gjeniu i Dhimbjes Njerzore ashtë e shembulli konkretë i Përgjegjshëm për Fatin e një Popullit Uruguajan.
Askush nuk kërkon të hedhi Mega – Arin, të Vorfnve,…se e di që asht një za në shkretëtirë të kryepushtetarve me familjet e me gjithë ministrat e deputetët dhe miliarderët socialistë me kryebashkiakë e me rradhë rrangalla të lodhun nga kamja, vjedhja e kurvënia. Politikanve dhe pushtetarve nuk u kërkohet as të braktisin besimin fetar, e as të futen nëpër moçale e të mos qethen me vite për t’u dukë masovik. Por të shofin Kampionin në Uruguaj – Modelin Kampion të sjelljes së një politikani dhe presidenti të përgjegjshëm para kushtetutës dhe Jetës Reale të Popullit i një shteti me emën José Alberto Mujica Kordano, që e ka votue.

A mundet kaq me pa jashta Shqipnisë edhe kët shembull Human?
Të vorfnit i luten kryeministrit, Edvin Kristaq Ramës, Ilir Metës, presidentit Nishani të harrojnë për pak çaste mendjen, zemrën dhe dorën te Taksat e popullit, te Mega – Vrrulli i Pasunisë të Rrufeshme të tyne. Kanë shansin  të veprojnë atë që përjeton bohemi i Dhimbjes Njerzore José Alberto Mujica Kordano – Presidenti i Popullit të Uruguajit. Pak minuta u duhen të reflektojnë për popullin në tansi e në veçanti për pjesën e të varfnve që e kanë me të drejtën kushtetuese! Përgjegjshmëria njerzore e kushtetuese ndaj qytetarit!

Shqipnia nuk pati dhe nuk do të ketë kurrë presidenta e kryeministra kombtar, njerzor dhe popullor!

Përse nuk do të ketë Shqipnia kurrë presidenta, kryeministra, ministra, deputetë kombtar, njerzor dhe popullor?

Prej Pavarsisë të Shqipnisë nuk ka nxjerrë qeveritë feudo-borgjeze, komuniste dhe kapitaliste deri në 2012 asnjë mbretë, kryeministër e presidentë me cilsi e shpirtë kombtare. T’i shërbesh kombit do të thotë t’i shërbesh popullit të vet në aspektin politik, të mirëqenies ekonomike – kulturale dhe për një kombë të fortë e sigurtë, pa e tradhtue duke shitë toka shqiptare për të marrë pushtetin sikurse ndodhi prej Ahmet Zogut, Enver Hoxhës dhe për pak prej Sali Berishës me pjesën detare…….
Vepra e Gjergj Kastriotit – Skënderbeut, e Rilindasve të mëdhenjë, e Martirve të fesë Katolike, të Fjalës së Lirë për demokraci dhe Nanës Tereze ishin shembuj të mjaftueshëm për të kuptue deri në koncept e në ndjenjë pushtetarët që drejtuen kombin shqiptarë. Në shekullin e 21 na del para me motoçikletë, presidenti i Uruguajit me bashkëshorten senatore sëbashku me qytetarët e vet me vetura, biçikleta e motoçikleta nëpër rrugët e Montevideos.

Sa mirësi do të kishte populli, që presidenti, kryeministri, ministrat,….liderët politikë tanë të merrnin pak prej sjelljeve të mira të Presidentit Uruguajan!

Stop paragjykimit të Vlerave Njerzore!

Sakrilegj të përdhunosh Vlerat e Njeriut!
Të paragjykosh njeriun nga disa shenja a simbolizma do të thotë të injorosh të vërtetën mbi të me qëllim djallzor e shumë të ligësht.
Mirë do të ishte të shkonin qeveritarët dhe liderët për të vizitue Fermën në Montevideo. Njihuni me Jetën e Vorfën të Presidentit Bohem të Gjigandit të Uruguajit – Alberto José Mujica Cordano sëbashku me bashkëshorten Luçije – Senatore dhe Lidere e një Partie ma të madhe të spektrit politik në Uruguaj! Mësoni Andrrën e Tij, që ishte Të bahej President për t’i shërbye me dashni, duke jetue me Pjesën ma të Vorfën të Popullit Urugajan dhe t’i dëshmonte Andrrën e Tij atë Të Dhurimit sëbashku me Luçijen treçerekun e Rrogës prej 12 mijë dollarë,…. Miqë bashkëkombas shqiptar sjellni Imazhin e jetës dhe veprave të presidentit aktual Alberto José Mujica Kordano në Shqipni dhe ndikoni në Imazhin e njerzve të pushtetshëm, që mos të vijnë gangstera, hajduta, zjarrvenës, kurvarë, antipopullorë e antikombtarë, por të vijnë portrete liderësh të thjeshtë larg Pallatit të Brigadave e ndërtesës gjigande të presidentit të zhytun nga intrigat e kurvënitë, që duhen zenë vend të pastrehët, të vorfnit, të sëmurët dhe Jetimët! Ashtë pallati ku janë firmose akte varje e pushkatimi e tradhtie.
Me shembuj konkretë punohet për Përmirësimin e Jetës të ksaj shtrese të poshtnueme në Shqipni me aq dëshirë nga qeveritë, presidenta, liderët e partive dhe nga administratat terroriste. Duhen kthyer Ndërtesa gjigande e Presidentit, një njeriut të vetëm në një strehë të Strehimit të Jetimve, që kanë mbetë nëpër dhoma me lagshti të konvikteve, për të Sëmurët, për të Përsekutuemit që ende banojnë në vendet e internimit! Presidentit vetëm 3-4 dhoma i duhen si dhe të mos flejë ma te Pallati i Brigadave, por te një ndërtesë tjetër me pak dhoma e me pak shpenzime rojesh, e harxhimesh koktejsh, takime, dëfrime politikanësh e kodoshash!
Bohemi uruguajan, një guerilas komunist jeton edhe sot si President i një Kombi të Bukur e me histori e reliev të Mahnitshëm dhe u ban thirrje socialistve të mos pasurohen, port ë jetojnë si njerëz të thjeshtë për të dëshmue votën e njerzve të thjeshtë.

Autori: Joze Mujica ashtë njeri i zakonshëm

Joze Mujica nuk ashtë specie Ufo, por një njeri i zakonshëm, me besim ortodoks i deklaruem si ateist, që udhëhiqet nga Parimet e Shenjta të Humanizmit, Të Dhimbjes, Të Dashnisë për ma të Dobtin, për ma të Braktisunin, për ma të Përbuzunin. Ky nuk beson në Zot, por e prekë Dhimbjen me dorë dhe bahet pjesë organike e ksaj Dhimbje. Ky duhet laurue me Çmimin Nobël dhe jo do çapaula mashtruesa e manipulatora të së Vërtetës në Dy Kohë. Ky nuk jepë shembullin e njeriut që mund të jetohet pa besimin në Zot sepse si presidentë i shtetit nuk ka ndërmarrë marrëzinë e diktatorit Enver Hoxhës si një musliman otoman, që zgjodhi me dhunë fizike e psikologjike ndaj popullit ateizmin, Ndaljes të Besimit fetar. 

Kryeqeveritarët me liderët politikanë nuk lejnë gja në këtë tokë pa u pasurue dhe në anën tjetër vazhdojnë ritmin e përshëndetjeve nëpër Kisha e Xhamira me urimet stereotipe në emën të Zotit!Prandaj me kopje të tilla mesjetare kurrë nuk do të kemi Shqipni të Gjergj Kastriotit e Nanë Terezes, të Dedë Gjo Lulit e të At Gjergj Fishtës, të Faik Konicës e të Andon Zako Çajupit, Një Shqipni të Njerzve të Pa Vorfën e të Pa Përbuzun! LEXONI ME SHUME…
Labeat Shkambi/Proletari.Com
E diel, më datën 4 nandor 2012

Diskutimi ma i mirë në botë

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 22/11/2012. Filed under Figura të Shquara Botërore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Joze Mujica asht Gjeniu i Dhimbjes Njerzore

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.