Viktimat shqiptar të Jaltës 1945(Pjesa e Tretë)

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3672

Të përsekutuar!

Shkoni te ambasadat anglo-amerikane në Tiranë

Aty i keni Të drejtat dhe Paratë e juaja!

 Viktima Shqiptare ndodhet prej 1992 deri 2012, 20 vjet  e kryqzuem nga faktori i brendshëm i qeverive postkomuniste dhe nga ambasadat anglo-amerikane në Tiranë .

Pyetjet e Viktimës të Jaltës të përditshme prej gazepit të pas 1992 ashtë; Pse hesht SHBA për Gjenocidin komunist ndaj viktimës antikomuniste? Përse ambasada në emën të qeverisë amerikane ushtron presion politik qeverisë ,,të djathtë,, Berisha Nr 1, Nr.2  për Mos Hapjen e Dosjeve të Komunizmit? Ku asht shpirti human e demokratik i qeverisë amerikane? Historia i përcakton qartë edhe rolin e Viktimës të komunizmit të përbindshëm duke i cilsue juridikisht Viktimë e Jaltës 1945.

U lind e drejta me statusin e  Viktimës të Jaltës 1945 të demonstroji me bashkëbisedim dhe protesta paqsore: Përse qeveria amerikane gjatë historisë saj demonstron dy qendrime të kundërta?

I.Me qendrimin heshtës dhe sabotues, aspak human të anglo-amerikanve ndaj Viktimës Antikomuniste Shqiptare pas 1992 ka shpreh hapun zbatimit fanatik ndaj Vendimeve të Jaltës 1945.

Kjo sjellje antihumane dhe antidemokratike lexohet me mendje të ftohtë synimin ndër të tjera të shohë të lodhun e me konflikte të gjata shoqërinë shqiptare për qëllime të errta të tyne. Viktima kupton atë që këta  i frigohen rracës shqiptare që njihet në historinë botnore si rraca ma e parë në Europë dhe numër një i rezistencës nga asimilimi i pushtimeve të gjata dhe i keqtrajtimeve nga historia e saj në shekuj. Fatkeqsia e dy fuqive të mëdha anglo-amerikanem që lejuen ,,de jure,, e ,,de facto,, barbarin Stalin nën shembullin e tij të zbatohej në vendet komuniste lindore një Gjenocid të pandalshme mbi popujt për afro gjysëm shekulli. Nuk mjafton ky ndëshkim në formë e në përmbajtje të Gjenocidit mbi popuyjt e pafajshëm nën siglën ,,drapër e çekan,, që ishte sa  i randë e aq i padrejtë i shkaktuem prej anglo-amerikanve ndaj popujve afro 500 milonëshe, por edhe pse i ka dhanë oke-in e Rrëzimit të Mureve të Gjeoncidit ende noton nën tymin e llullave të Stalinit dhe Çurçillit ndaj Viktimave të Gjenocidit komunist pas 1992. Kjo dansë tango ashtë komedi politike me Të dënuemit nën dhe e mbi dhe, që ende luhet nën sallonet e bijve të të Gjenocidit në Tiranë me melodinë e Fisnikërisë të Faljes të Viktimës.

Kufini i Faljes ashtë Filozofia e të Vuejtjes! Ndërgjegja e ktyne bastardhve anglo-amerikanë të shtyn t’u shkosh te dera e tyne dhe t’u kërkosh tashmë jo llogari, por sëpaku Të drejtën e të shpaguemit financiar nga Arka e shteteve anlgo-amerikane në biliona dollarë e stërlina. Viktimat e komunizmit shqiptar në këtë sfond të errët të brendshëm e të jashtëm duhet të mblidhen dhe t’i kërkojnë SHBA-s dhe Anglisë si viktima shqiptare kundër shkaktarve të vuajtjeve të viktimës që shkaktuen më 11 shkurt të 1945 SHBA, Anglia dhe Rusia.

 

                          Me logun ”Viktima e Jaltës 1945” duan Drejtsi nga anglo.amerikanët!

 Të nderuem të përsekutuem! Ju baj thirrje; Të bashkoheni pa dallime krahina e bindje politike si nga Veriu e në Jugë të mblidheni rreth një Front të përbashkët për t’u qartsue ndaj rolit t’uej human e politik në shoqërinë e re demokratike.





 

Roli social-politik i të Përsekutuerve

Roli i juej asht i domosdoshëm për të sotmen e të ardhmen, pasi ju keni në duart aktin social-politik; Aktin e Madhë Të vendosjes të Paqes Sociale midis asaj pjese kriminale të komunizmit dhe asaj klase të madhe të Viktimës, që ende jeton nëpër baraqet e kampeve të internimeve. Paqja sociale ashtë shprehje e Paqes Poltike të Shoqnisë. Paqja  asht harmonia e një kombi. Mos vendosja e ksaj paqe midis dy kampeve të të njejti racë shqiptare i sjell dame kolosale kombit, politikës dhe demokracisë shqiptare. Mos shëndoshja e ksaj shoqërie postkomuniste do të jetë barrë e të përsekutuarve dhe e vetë shoqnisë shqiptar. Përndryshe do të jetë Një Plagë e hapun……….!

 

Të bashkuem të përsekutuem t’u drejtohen para ambasadave anglo-amerikane-ruse me këto kërkesa:

– Të kërkojnë Falje SHBA, Anglia e Rusia Viktimës të komunizmit!

– Kërkoni me protesta të fuqishme që Të hapen Dosjet!

– Të firmosen peticione në bashkësi dhe jo të coptuem duke përcaktue damshpërblimin financiar në shifra konkrete në biliona e triliona dollarë dhe stërlina angleze. Nëse vazhdon të mos merret kjo nismë urgjentishtë, akoma më e zezë do ta ketë Viktima në brezat e ardhshme. Mendoni O Viktima për pasojat e e ksaj mungese solidaritetit midis shumë shoqatash të përsekutuarish e të pronave se  pengoni të merrni të drejtat e jueja duhet t’i gëzoni sa maparë.

Braktisni partitë se kauza e juej se  përndryshe edhe ma zi kanë me jua ba sikurse tash 21 vjet, që asht deshmia ma e kjartë.

– Hartoni listat dhe tekstin të bazuem në të drejta juridike të së Drejtës së Viktimës dhe të Drejtës të Pronave dhe të jeni serioz para institucioneve botnore!

– Hartoni dokumentacionin e Gjenocidit me fakte, foto, dëshmitarë dhe aktet e vendimeve gjyqsore,……..Ma e fuqishme bahet zani nëse bashkoheni me zanin e Viktimave të Jaltës 1945 të vendeve ish komuniste në Europë edhe nga pjesa e popullit e papërlyem nga shëmtimi komunist..

Në klimën e solidaritetit kombtar – Viktima Shqiptare në mijra vetë asht e detyruem, që t’i drejtohet institucioneve shtetnore amerikane-angleze dhe atyne botnore me shpresë që të vejmë në vend Drejtsinë e Mohuem.

Me kthjellsi, me kurajo, guxim e kambëngultsi e të bashkuem  mbroni padrejtsinë morale, fizike dhe politike se jeni me të Drejtën e Zotit!

Viktima i Jaltës 1945/Proletari.Com
E mërkurë, më 4.X.2012

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 11/11/2012. Filed under Historia Botërore,Shekulli jonë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to Viktimat shqiptar të Jaltës 1945(Pjesa e Tretë)

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.