E majta, përtej sindikatave, ka vlerë negative

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2558
Brenda një bashkësie e majtja nuk përfaqëson asnjë ideologji përveç rishpërndarjes së pasurisë,pra si alternativë le te themi të diskutueshme si ‘pozitive’. Pjesa tjeter e ideologjise është si të shkaterrohen lidhjet morale e shpirtërore të bashkësisë në favor të lidhjes morale e shpirtërore internacionale; ‘Proletare të gjitha vendeve bashkohuni’.

Prandaj duke qenë se ideologjikisht e majta lidhet veç me ekonominë e bashkësisë atëhere fare mirë mund të përbëje një grup presioni ekonomik e kaq.
Gjithçka tjetër e jetës së bashkësisë lidhet ideologjikisht me të djathten; zakonet, vlerat morale,feja, familja, kombi, kultura kombëtare etj.

E majta , pertej sindikatave, përbën krim ndaj interesave kombëtare.
Roli i saj lidhet me parimin e Robin Hudit. Tani kjo mund te vlerësohet si e moralshme nga një pjesë e mirë e popullsisë, por në kapitalizëm, në sistemin e përsosur për pronën private e majta kthehet në një barrë për individin e suksesshëm apo atë që punon. Tek asistenca sociale mbështeten jo vetëm ata që kanë nevojë sepse realisht kanë humbur punën apo janë përkohësisht në gjendje të keqe, por edhe ata që nuk duan të punojnë dhe po këta justifikohen nga e majta.

Si pasojë e mbrojtjes së kategorisë parazitare të një shoqërie, e majta vetvetiu bëhet pengesë për zhvillimin e vetë shoqërisë, vete dembelat gjejne nje menyre per te mos punuar. Po dembelizmi njihet qe kur ka lindur njeriu e vete populli shqiptar ka fjalë të urta e tregime ironike mbi dembelet.

Po të punonte kjo masë 8-10 % në shumë vende perëndimore (4-5% jane padyshim nga dembelizmi) atehere edhe emigrantet sdo gjenin hapesira pune,pra shoqeria do ruante homogjenitetin e deriatëhershem.

Një aspekt tjetër i rëndësishëm i së majtes brenda shoqërise është edhe mbrojtja e të gjitha sjelljeve që dikur ishin vese nën justifikimin e të drejtave të individit.

E majta bazohet tek individi në dëm të familjes. Nën parimin e çlirimit të individit prej vargojve të familjes, në vend të hiqen vargojte prej këmbëve po priten këmbët e kështu ska më vargoj. Pra në vend që të rritej rëndësia e individit brenda familjes po shkatërrohet familja për të çliruar individin. Mirëpo kështu një shoqëri rrezikon zhdukjen,se pa familjen nuk ka të ardhme për bashkesinë , për kombin .

Një aspekt tjetër i lidhur me këtë të sipërmin është , uniformiteti i moralit që e majta pretendon. Kështu mbrohen mjaft sjellje të huaja, vetëm për të qenë njesoj me kongolezin apo amerikanin. Internacionalzmi qe sjell ne bashkesi synon te godase gjithcka qe ne identitetin e bashkesise e ben kete te ndryshme nga te tjeret. Kjo behet ne emer te progresit, mirepo nen cfaredo flamuri te behet kjo eshte e demshme per interesat e kombit.
Nderkaq e majta eshte ne krye te mbrojtes se interesave te
homoseksualeve, abortit te padiskriminuar, feminizmit deri atij te shfrenuar etj, dmth te te gjitha sjelljeve qe sjellin probleme jo vetem ne moralitetin e vjeter por edhe ne formimin e nje moraliteti te ri.
E majta eshte thelbesisht imorale.

Pra nuk janë të pakta arsyet , që e bëjnë të majten një gangrenë në gjirin e një kombi.
Ndërkaq sindikatat i shoh si nje mjet i moralshem dhe i domosdoshem, per mbrojten e punetoreve nga te pasurit, pra e te drejtave te punetoreve per tu trajtuar si njerez.
Hyllin/hyllin.blogspot.it
Botuar me 23/04/2009

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 24/10/2012. Filed under Analizë,Politika. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to E majta, përtej sindikatave, ka vlerë negative

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.