Fr. Jerzy Popieluszko: Dëshmor i së Vërtetës

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3608
Vrasja brutale e Fratit Jerz shpejtoi rrëzimin e sundimit komunist në Poloni.
Në 28 vjetorin e martirizimit të tij.
19 tetor 2012

Jeta dhe arsimimi
Frati Jerzy Popieluszko ka lindur më 14 shtator të 1947, në fshatin Okopy në pjesën lindore të Polonisë. Ai ishte nga një familje katolike romake e devotëshme dhe vendosi pas shkollës së mesme të studiojë për prift në Varshavë. Studimi i u ndërprerë dy vite për arsye të kryemjes të shërbimit ushtarak, ku gjatë të cilit ai u rrah në të paktën një rast për shkakë të besimin e tij të katolik.

Dom Jerzi, prift

Jerzi, tashmë priftë i ri zhvilloi disa takime të para të emërimit të tij përfundimtar në famullinë e Shën ” Stanislav Kostka” në një lagje me puntorë të Varshavës, kryeqytetit polak. Për shkak të shëndetit të dobët, ai ka banuar në mjediset e Kishës të ” St. Stanislas” dhe ka punue me kohë të pjesshme në famulli, i cili ia ka mundësuar të trajtohet nga personeli mjekësor. Mijëra u grumbulluan për të dëgjuar Predikimet e të dielave të tij. Frati Jerzi ishte i palodhur për të folur kundër abortit.

Dom Jerzi dhe Sindikata

Në gusht të 1980 nisi lëvizja e sindikatës Solidarnostit në Poloni. Punëtorët e kantjerit të fabrikës çelikut në Varshavës i kërkuen Kardinalit Stefan Visinskin(Wyszynski) të sjellë një prift për të folur me ta. Kardinali Stanislav Kostka gjeti Fratin e Kishës së ”Shën Gjergjit”. Solidarnosti përfaqësohej prej Fratit Jerzi me një vizion që ai kishte mësuar ma parë nga Shën Maksimilian Kolbe, që thoshte: Mbi raportin e lirisë shpirtërore në mes të nënshtrimit fizik. Frati Jerzi promovoi këtë vizion për të vërtetën në mesin e punëtorëve të çdo profesioni gra dhe burrë, që u mblodhën rreth tij.

Komunistët dhe Dom Jerzi
Më 13 dhjetor të vitit 1981, autoritetet komuniste të irrituem nga situata e Solidarnostit zbatuen ligjin ushtarak në Poloni, si arrestimin e shumë aktivistëve të Solidarnostit dhe fillimin e një programi të përgjimit dhe hakmarrjes ndaj antikomunistve. Frati Popieluszko u bë epiqendër i rëndësishëm në një program të ndihmës sociale për t’i mbështetur familjet e prekura nga ligji ushtarak, duke fituar miq të rinj në mesin e vizitorëve të panjohun duke u çuar ndihmat humanitare. Ai mori pjesë rregullisht në gjykimet e aktivisteve të Solidarnostit, i ulur dukshëm në gjykatë me familjet e tyre në mënyrë që të burgosurit të shihnin se ata nuk ishin të harruar. Frati Popieluszko këmbënguli se ndryshimi politik i vendit duhet të realizohet në mënyrë paqësore.

Rrëmbimi i Fratit Jerz nga sigurimi i shtetit

Më 19 tetor të 1984, Dom Popieluszko ishte rrëmbyer nga agjentët e sigurimit komunistë në kohën kur ishte tuj u kthye në Varshavë, pas një vizite në një famulli në qytetin fqinj të Bydgoszcz-it. Fratit Jerz e urdhnuen policët që të dalë nga makina e tij dhe të futet në makinën e policisë sekrete. Frati Jerz ishte rrahur egërsishtë derisa kishte humbë vetëdijen, dhe trupi i tij ishte i lidhur në mënyrë të tillë që ai nëse do të përpiqej të lëvizte sadopak do ta vriste veten. Pas torturave të mëdha ditë e natë u hodhë trupi i tij në një rezervuar uji. Shoferi, i cili arriti të ikë, i tha atë që kishte ndodhur në shtyp. Më 30 tetor të 1984, trupi i lidhur i Popieluszko-s u gjet në ujërat e ngrira të një rezervuari.





Në funeral ishte gjithë populli i Varshavës

Turma prej 841.019 marrin pjesë në funeralin e një Popieluszko Jerzy prift katolik. Ai u bë një simbol i luftës për komunizmit polak, një dëshmor. Ai ishte prift të Bashkimit të Sindikatave të Solidariteti, duke dënuar komunizmi. Ai u vra nga policia sekrete në vitin 1984Në funeralin e priftit Jerzi ishte jo një varrim, por një demonstrim masiv publik prej më shumë se gjysmë milioni njerëz nga klasa punëtore e Varshavës. Delegacionet zyrtare e Solidarnostit si sindikatë antikomuniste me këtë rastë doli në pahë roli i tij në të gjithë vendin për herë të parë që nga ushtrimi i ligjit ushtarak. Frati Jerzi Popieluszko u varros në oborrin e kishës së tij para famullisë të Shën Stanislas Kostka. Që atëherë kjo kishë është bërë një vend i shenjtë i pelegrinazhit të Lëvizjes të Solidarinostit. Vrasja brutale e Fratit Jerz besohet gjerësisht se shpejtoi rrëzimin e sundimit komunist në Poloni.

Papa Gjon Pali i II-të dhe Dom Jerzi
Vdekja e Dom Popieluszko-s shërben si dëshmi të luftës për liri, për të drejtat themelore, dhe për dinjitetin njerëzor. Në një nga Fjalimet e hershme, të para pas zgjedhjes së tij në Romë, Papa Gjon Pauli i II-të tha:
”E vërteta duhet dëshmue në lidhje me njeriun. Si dëshmitarë të Jezu Krishtit ne jemi sjellur si zani dhe shërbëtorë të vërtetë … Ne nuk mund të harrojmë ose të tradhëtojnë Zotin.
Frati Jerz ofron një model për ne, na bën thirrje që të përpiqemi që atë që themi duhet gjithmonë të jemi dakord me ndërgjegjen tonë të brendshëm. Jeta e tij gjithashtu na kujton çmimin që ne mund të marrim për të paguar si “dëshmitarë të së vërtetës si burri ashtu dhe gruaja”.

Pjesë nga Omelia/Predikimi i Fratit Popieluszko-s:
” * Pozita e Kishës duhet të jetë gjithmonë e njejtë me pozitën e popullit … dhe në rastin kur njerëzit janë të përndjekur, janë në vuajtjet dhe në mundimet e tyre.

* Në Predikimet e mia, unë flas për atë që njerëzit mendojnë dhe çfarë ata janë duke folur rreth … sepse shpesh ata nuk kanë as kurajon ose mundësi për të qenë në gjendje të shprehen me zë të lartë.

* Solidariteti është një shqetësim i vazhdueshëm për vendin tonë, duke mbështetur lirinë e vet të brendshëm edhe në kushtet e nënshtrimit. Kjo do të thotë se ne duhet të kapërcejnë frikën, duke mbështetur dinjitetin tonë si fëmijë të Perëndisë me guxim dhe të dëshmojmë për atë që ne besojmë, atë që mbajmë në zemrat tona.”

Përgatiti: Bep Martin Pjetri/Proletari.Com
Më 21 dhjetor 2009

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 22/10/2012. Filed under Diktatura komuniste,Historia Botërore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to Fr. Jerzy Popieluszko: Dëshmor i së Vërtetës

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.