- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 3555Të përsekutuarit, të burgosurit në 21 vjetorin e ”demokracisë”.
Periudhë komedie nga qeveritë dhe anglo-amerikanët.
Sjellja politike e dy qeverive të përbamë prej familjeve dhe parardhësive terroristë gjatë 21 vjetve ka qenë gati e njejtë ndaj pjesës të Përsekutuerve. Spektri i majtë për tetë vjet, pra prej 1997 deri në vitin 2005 në pushtetë nuk zbatoi asnjë politikë të së drejtës politike dhe ekonomike në favor të Të Përsekutuarve. Ndërsa spektri i djathtë politikë në pushtetë nuk aplikoi drejtsi politike prej vitit 1992 deri 1997 dhe prej 2005 – 2012 dhe nuk tregoi asnjë sinjal pozitiv. Nga sfera e konomike prej pushtetit politik të së djathtës ka pasë përpjekje duke ju dhanë ndihma financiare siç i quen qeveria Berisha e 2012 se kanë marrë me shumë ndihma financiare se të përsekutuarit në vendet ish komuniste.
Viktima e Gjenocidit komunist, ende nuk i kanë fitue të drejta dinjitoze, por vetëm kanë marrë disa lëmosha. Gja që i kanë fyer dhe lejue një gjendje të randë politike në Shqipni. Viktima lypë Drejtsi e Drejtsia asht Paqe Sociale, që aq shumë i duhet Shqipnisë. Nga do të merret kjo Drejtsi? Pse pas 21 vjetësh nuk realizohet Paqja Sociale? Përse spektri politikë asht e interesuem të mos realizohet Papqja politike midis Viktimës dhe asaj Terroriste? Kush e pengon dhe Cila ambasadë nuk e ndihmon këtë Drejtsi Sociale? Drejtsia e Viktimës komuniste konceptohet e plotë në dy fronte; – Politike dhe – Ekonomike.
Deri tash kjo skenë nuk asht shfaqë dhe ende vazhdon në errësinën e vobeksisë të jetës në shoqërinë tonë. Klasa spiune, agjenturore-partiake-terroriste komuniste ushtroi prej 1941 e deri më 1991, plot 50 vjet; Gjenocid, përsekutim, ekzekutim, tortura mbi një pjesë të popullsisë. Një shumicë absolute që kanë pushtue administratën, medien, gjykatat, shërbimin sekret, prokurorinë, akademinë, universitetet, diplomacinë, qeverinë dhe shtabet e partive janë natyrisht 99,99 % ultra komuniste dhe kripto-demokrate si pjellë e shpirtit dhe botëkuptimit enverist-sllavë-otoman-mazonë. Po kjo klasë hodhi përtokë e i shqelmoi teserat e Partisë Punës Komuniste shqiptare-sovjetike e kineze, biles i dogjën dhe u shndrruen në demokratë, të djathtë e më the e të thashë, pallavra kuqaloshësh mbetën me mentalitet serbo-greko-osman brenda 24 orëve.
Po kjo klasë themeloi atë që quhet sipas mentalitetit tyne shtetin demokratik. Ja se si parajsa e ,, shtetit demokratik,, erdhi për pushtetarët e të gjitha niveleve të naltëpërmendun.
Pushtetarët e rinjë zhvatën për familjet dhe kodoshat e tyne. Këta privatizuen gjithë sistemin e pronave të shtetit ish socialist dhe ato private duke i blerë vetëm me vlera monetare simbolike. Këta na u banën përrallisht agallarët e beglerët e rinjë në mëngjezin e ditës tjetër, që ishin karajfilat e Enverit. Sipas statistikave enveriste zyrtare të tetorit 2012 janë prej tyne 350 kuqalosha miliardierë, që posedojnë gjysmën e ma shume të pasunisë së Shqipnisë.
Dihet se njerzit nuk munden të mbajnë në njenën dorë dy shalqina, ndërsa pushtetarët munden jo dy por pesë shalqina sepse pllambët e duarve u janë madhue prej grabitjeve mafioze të pronave të shoqërisë madje edhe ato të qytetarve privatë.
Faktori ndërkombtar dhe ai kombtar në dam të Paqes Sociale
Faktori i brendshëm politik-shoqëror dhe ai i jashtëm ndërkombtar nuk e përkrah seriozisht Drejtsinë dhe Viktimën, madje ashtë demonstrue ndërhyrje të egër nga ambasadorët anglo-amerikanë pas 1992 për Mos hapjen e Dosjeve të Komunizmit në vitin 2011,2102…….
Mos Hapja e Dosjeve të Komunizmit Dikund ashtë e lidhun me firmat e Jaltës të Krimesë 1945 dhe të Katovicës 1989. Firmat anglo-amerikane – ruse ishin me bishtë, që i ashtë lidhë për qafe demokracive të vendeve ish komuniste dhe ma fortë asaj shqiptare. E ky bishtë vjen tuj u lirue e shtrengue rreth qafës te masakruemeve të demokracisë, që quhen Viktimat e Komunizmit. Viktima e komunizmit nuk lypë thesin me pare, por lypë të shkëputet klasa politike enveriste aktuale prej pushtetit, prej krimit 50 vjeçar për të vendosë Paqen Sociale. T’u thonë Më fal, klasës të vrarë e të burgosun, të përsekutuem e të terrorizuem.
Karta e Katovicës dhe ,,demokracia,, shqiptare
Në Katovicë të Polonisë u mbajtë një Takim sekret midis ish Sekretarit të Përgjithshëm të PK të BRSS, Mihail Gorbaçovit me Wojciech Witold Jaruzelski (Lindun më 6.VII.1923 në Kurowie.) dhe me gjithë kryetarët e partive komuniste të vendve lindore europiane. Shqipnia nuk mbeti jashtë ksaj kurthi të intrigës ruse sepse de jure ishin të shkëputun Partia e Punës të Shqipnisë, por defacto ishte e lidhun mbrapshtë.
Ramiz Alia si një ushtar fanatik i rusëve e pranoi Kartën e Katovicës sepse ishte Karta e Shpëtimit. Ja seç u tha të përsekutuerve shoku Alia se do t’i japim letra me vlerë dhe pronat, por do t’i sorrollasim nëpër gjykatat, që ashtë pronë e përjetshme e bijve të komunistve fanatikë. Klasa e përsekutuem asht e mërdhitun nga mosha e n’fund kanë me vdekë pa i marrë asgja prej tyne me nga një sheqer filip në gojë te arkivoli. Fëmijve tyne do t’u jepet pasaportë për t’i degdisë nëpër botë, nëse këta nuk do të duen të dalin jashtë shtetit, atëhere do të përdoren metodat e njohuna të dhunës.
Duhet të ushtrohet dhunë psikologjike dhe përsekucion selektiv ndaj shqiptarve emigrantë me bindje antikomuniste dhe të besimit katolik nëpër botë.
Nëpër Ministritë e Brendshme dhe në Shërbimet Sekretet ë vendeve të Europës Perëndimore, në SHBA, Australi, Zelandë të Re etj. Do të instalohen xhelatët – kuadrot e ish Ministrisë të Brendshme si ish hetuesat, prokurorët e gjykatsit, spiunat, ish sekretarët e partive,….me synim special atë të zbatimit të politikës të përsekucionit të ngadalshëm ksaj kategorie emigrantësh shqiptar, që t’i pengojnë të marrin qendrimin politik ose humanitar si dhe nuk do të lejonin të përparonin në sferën e prirjeve të tyne për shkollë dhe për t’u pasurue me djersë, nder e me aftësi me metoda tåe njohuna si mashtrimi, dizinformimi, që e ka për zemër vendet perëndimore kundër antikomunistave,… Synimi i këtij përsekucioni edhe në vendet e demokracisë europiane-amerikane ndaj familjeve dhe individëve të përsekutuem ashtë që ma kryesorja të mos bahen të pasun dhe ta investojnë në Shqipni. Kapitali i të përsekutuemve i rrezikon në çdo çast, kohë përmbysjen e pushtetit tyne 70 vjeçare. Gja që ka dhanë shumë suksesë. Një pjesë e të përsekutuemve janë likujdue me metoda mafioze.
Kshtu tha Ramiz Alia në ish Bironë Politike të KQ të PPSH, ku ja dorzoi Kartën e Katovicës, sadrazemit të Viçidolit, Sali Rahm e Sheqere Berisha, Fatos Nanos, Pandeli Majkos dhe Ilir Metës dhe kshtu u ba. Pas 21 vjetve rezultuen të zbatuen me përpikmërinë ma të madhe Karta e Katovicës nga osmanlliu i tërbuem, sadrazemi sllavo-grekë, enveristi i Viçidolit, Sali Rahmë e Sheqere Berisha dhe me blozën e spektrit plurarist partiak, skraparliun sllavo-grek-enverist, otomani ekstremist Ilir Rexhep dhe i Fiqiretes Meta, i katundit të Çepanit të krahinës të Skraparit, nga komsomolsi, Pandeli Majko dhe nga Fatos Nanon, një filo – djall sllavo-grek fanatikë. Të përsekutuemit duhet ta ndjenin se edhe bota e perëndimit i urren dhe nuk i don, e kshtu realizohej derivati Katovicë i tre firmëtarve të Krimesë 1945.
Pra shteti i penalizoi dy herë edhe fizikisht, moralisht dhe në sferën e shpronsimit, ndërsa shteti i ashtuquejtun demokratik pas 1992 i ndëshkoi për të tretën herë me sorrollatje, heshtje, burokracira sipas udhëzimeve të Kartës të Katovicës.
Çfarë kriteri apo modeli ndërkombtar zbatoi për Trajtimin e Viktimës pas ranies të komunizmit në Shqipni? A u hartue një Politikë Kombtare për Viktimën? A u ndëshkuen Fajtori? A i morën paratë tash 21 vjet? Jo!
Pyetja se kur do të vij ajo kohë të marrin damshpërblimet e tyne sipas çmimeve të sotëm ashtë shndrrue në një kërkesë lëmoshe të pameritueme?
Trajtimi i damshpërblimit në aspektin ndërkombtar
Duke e pa damin shumëplanesh të Viktimës për 50 vjet duhet jo miliona euro që ulërin histerikisht Sali Berisha nëpër mbledhje qeverie e në kuvend, por realisht Damshpërblimi dinjitoz ashtë në disa biliona e në triliona dollarë. Me kenë realistë, se ashtë e pamundun që shteti shqiptar të paguaji biliona apo triliona dollarë? Unë e shum kush thotë Jo, se nuk i ka kapacitetet e duhuna financiare!
Duke pa fotografitë zgërdhisëse të Çurçillit me Stalinin dhe Rusveltin në 11 shkurt të 1945 në Jaltë dhe pazarllëqet e Katovicës 1989 rezulton se Përgjegjësia e Gjenocidit komunist shtrihet edhe jashtë kufijve shqiptar si në Paris Uashington, Londër dhe në Moskë etj.
Përse nuk u gjykuen përsekutorët prej 21 vjetve?
Demi i zi duhet kapë prej brinash dhe jo për bishti. Kshtuqë ishte e drejtë e çdo të damtuemit nga regjimi komunist të mbrohej me ligjë statusi i tyne sipas standarteve ndërkombëtare dhe jo sipas Kartës të Katovicës duke ju dhanë dy lekë poshtnuese dhe kaq. Ekzistojnë parime, se kur rrëzohet një qeveri në mënyrë kapitulluese duhet automatikisht të rrëzohet edhe administratat e regjimit dhe të zevendsohen me klasën e Viktimës e atë demokratike.
Ndodhi e kundërta. Pas vitit 1991 u morën në mbrojtje dhe u rritën me poste kjo kategori terroristash të pallatit të drejtsisë e të policisë nga qeveritë e majta dhe ”të djatdhta”. Për ironi ndodhi episodi unikal, ku u dekoruen edhe Viktima edhe Xhelati, sikurse ju dhanë dekorata hetuesit, Skënder Breca nga Tropoja, nga ish presidenti, Bamir Topi në maj të 2008. Viktima i pushkatuem Xhelal Koprencka, mori dekoratë familja e tij në vitin 2005.
Pra viktima jo vetëm që nuk fitoi të drejtat e veta morale nga shteti, por në të shumtën e rasteve ndjeu dhe ndjen presionin kërcënues moral madje dhe fizik nga përsekutorët dhe trashëgimtarët e tyne në pushtetin lokal dhe qendror me sjelljen e heshjtes të qellimshme.
Ky asht faktori shqiptar që cilsohet si faktori i brendshëm.
Komunizmi edukoi breza me rradhë me urrejtjen e familjes europiane. Viktimat ishin me prirje perëndimore, ku bash për këtë u dergjën nën rrebeshin e tmerrit terorist të bandave të partisë komuniste, të ministris brendshme e të hetuesisë. Me hapjen e Shqipnisë me botën ishin të parët Viktimat e Komunizmit që e ngritën ma shumë zanin nëpër sheshe parrullën; ”Shqipnia Europë” dhe ”Shqipnia Amerikë”.
Çka ndodhi? Faktori jashtëm ndërkombtar që ashtë instalue në Tiranë, që merret me demokratizimin dhe shëndoshjen e institucioneve shtetnore sipas modelit tyne, heshti ndaj Viktimës të komunizmit? Faktori i jashtëm i braktisi me vetëdije viktimën e komunizmit dhe nuk mbajti qendrim kritik ndaj Krimeve monstruoze të komunizmit jo vetëm në Shqipni po në krejt Lindjen Europiane.
A. Faktori i brendshëm
Qeveritë e majta dhe ”të djathta” zbatuen Kartën e Katovicës
A kanë të drejtë Viktimat e komunizmit të rifitojnë të drejtat morale-politike dhe materiale! Po t’i pyesësh shtabet e të gjitha partive dhe qeverive, thojnë: ”Natyrshëm, që po dhe sa më parë!” Në teori marrin notën me yje, por në praktikë marrin Një Minus të Zezë?
B. Faktori i jashtëm
SHBA, Anglia dhe Rusia vazhdojnë të jenë besnikë të firmave të tyne në Jaltën e 1945
A kanë të drejtë Viktimat e komunizmit të rifitojnë të drejtat morale-politike dhe materiale! Po t’i pyesësh ndërkombtarët, thojnë sikurse qeveritarët enveristë: ”Natyrshëm, që po dhe sa më parë!”. Për interesat e tyre ndërhyjnë ambasadorët europianë-amerikanë edhe jashtë normave diplomatike në punët e brendshme të shtetit shqiptar, saqë bahen sa grotesk aq dhe të neveritshëm. Ne shqiptarët e kemi ndjerë peshën e randë të ferrit komunist dhe natyrshëm kishim mendime se SHBA dhe Europa do të ndihmojnë popullin shqiptar në demokraci dhe Viktimën e masakrueme për 47 vjet komunizëm terrorist. Ne kishim mendime se ashtë tejkalue dhe mohue me neveri traktatet e turpëshme dhe me pasoja shumë kriminale nga anglo-amerikanët për Shqipninë. Kur erdhën në Tiranë anglo-amerikanët pas 1991 konstatoi populli shqiptar se emisarët diplomatë anglo-amerikanë kishin mbetë besnikë të verbët të atyre firmave të baballarve tyne tragjike për gjysmën e Europës e ma gjanë dhe veçanërisht ma e egër në Shqipni për fatin e pasojave osmane-sllave.
Pas 20 vjetësh vonesë të qellimshëm s’u miratue nga parlamenti Ligji i Lustracionit në 2011. Shkaqet e ksaj dështimi të miratimit të Ligjit të Lustracionit gjendet te qeveria e Sali Berishës. Dihet se qeveria e Sali Berishës ashtë fund e krye e përbamë prej pushtetarve me lidhje komuniste. Por çka polli mali?
Vumë re nëpër në universitetet, nëpër shtabet e partive kryesore prezencën e ambasadorve amerikanë dhe anglezë të një fushate të dendun me propogandën e tyne para brezit të ri intelektual, Për Moshapjen e Dosjeve të Komunizmit. Ndërhyrja arrogante e ambasadorve anglezë dhe amerikan në sinkron politik me dëshirën instiktive të urrejtjes ndaj Viktimës të ish presidenti, Bamir Topi nuk e firmosi, ligjin e Hapjes të Dosjeve dhe nuk e miratoi Gjykata Kushtetuese e formueme me hetuesit e persekutorët e Viktimave të tyne. Kjo mos mbrojtje e viktimës erdhi si peshqesh i dytë nga anglo-amerikanët e komunistët e vendit pas 66 vjetve. Siç duket ka fuqi djalli tre firmat kriminale për 100 vjet e ma shumë për projektet e tjera makabre të fshehuna në sirtare kriminale kundër popullit dhe kombit shqiptar!
Faktori i jashtëm amerikan na zhgënjeu shumë dhe na bani të ndalemi në shkaqet e saj. Don Zoti që ekziston Libri dhe logjika e shëndoshë e njeriut. Faqet e librave na tregojnë, se rranjët e së keqes ishte boshti subversive i përbamë nga; Çurçilli, Stalini dhe Ruzvelti.
Konferenca e Jaltës në Krime të Ukrainës, më 11 shkurt 1945 vendosi që gjysma e Europës, duke fillue te pjesa qendrore dhe lindore të pushtohej nga Stalini pa luftë, në kushte paqe. Firmat e ktij vendimi terrorist u firmosë me qejf duke ngritë kupat e uiskit Uinston Çurçill, Jozef Stalin dhe presidenti amerikan Ruzvelt. Stalinit ju dhanë të gjitha të drejta eskluzive të kolonizonte gjysmën e Europës edhe pse oreksi i tij prej ariut rusë ishte të kolonizonte gjithë kontinentin e Europës(ku një kërkesë e tillë nuk ju miratue nga anglo-amerikanët). Një terrorist i lindun si Stalini zbatoi në kampin socialist metodat më brutale ndaj popullit në emën të doktrinës të Marksit.
Akti i shitjes të gjysmës të Europës, ariut mizor të Moskës nga politikanët amerikanë dhe anglezë ishte një akt kolonializimi modernë. E me kolonializëm kuptohet që shtetet e pushtueme nga Stalini do të zbatonin diktatin sovjetik bollshevik. Kur morën vesh mbi brutalitetin e qeverive komuniste mbi popullin, për një qeverisje jo demokratike, ,,i zemëroi,, anglo-amerikanët dhe vendet e Eurpopës Perëndimore se gjoja nuk i kishin vue firmat në Jaltën e 1945 për ksi terrori ndaj popujve të vendeve lindoret ë Europës. Kush i besonte lotëve të anglo-amerikanve? Ato ishin lotë krokodili, lotë të njerzve makabër sepse kur i vunë ato firma e dinin shumë mirë se si Stalini me bandën e tij ekzekutonte dhe terrorizonte me miliona qytetarë?
Tre firmëtarët i sollën tragjedira të mëdhaja e të pariparueshme popujve nën ombrellën sovjetike. Në këtë koloni ruse përfshihej edhe populli shqiptar – Shqipnia. Siç duket një inat 65 vjeçar prej Jaltës 1945 – 2011 nuk u harrue nga ambasadorët anglo-amerikanë. Bashkëautorë të Gjenocidit Komunist Shqiptar historikisht: SHBA, Anglia dhe Rusia vazhdojnë të jenë besnikë të firmave të tyne në Jaltën e 1945
Koncepti anglo-amerikane për rrëzimin e qeverisë komuniste shqiptare
Koncepti anglo-amerikan ishte dhe mbeti që sistemi komunist të ndryshohej, por pa prekun interesat materiale, ekonomike-politike të komunizmit.
A duhet një gjyq ndërkombtar ndaj SHBA-s dhe Anglisë?
Jalta e Dytë 1992 – 2012
Ambasadorve amerikan dhe anglezë si firmëtarët e një gjenocidi komunist të Jaltës 1945 injorojnë tashmë Gjenocidin ndaj viktimës shqiptare duke shfaqë sjellje hileqare, arrogante, prepotente. Këta ambasadorë me kollare e pudra kufomash gjenocidesh komuniste kapardisen dhe me paturpësi deri në ndërhyrjen në punët e shtetit shqiptar me urdhna e presione si shtetë të mëdhenjë për të mos lejue Hapjen e Dosjeve.
Përse pengojnë Hapjen e dosjeve të përsekutorve në pushtetë dhe jasht saj? Kë mbrojnë këta shërbëtorë të Stalinit edhe pas 66 vjetve? Pikpyetja e ka përgjegjen e saj. Siç duket në dosjet dallohen gjurmët me emna të autorve oficerë, gjeneralë, agjenta të spiunazhit amerikan dhe anglezë, që përkrahën moralisht-politikisht-ushtarakisht dhe ekonomikisht bandën e komunistave sllavë të Enver Hoxhës që t’i vërsuleshin me tërbim shnjerzor asaj pjese që ishte me prirje europiane antikomuniste sikundër ishin klasa intelektuale dhe Klerit Katolik deri në shfarosje.
Nga sa u tha ma sipër kjo padrejtësi me pasoja katastrofike duhej ti përcillej Dosja për ndjekje penale në Hagë ndaj qeverive respektive anglo-amerikane. Dosja duhet të bahet sa maparë sikurse ajo e Nurenmbergut.
Koha e firmës i përket 11shkurt 1945 – 2012, pra 67 vjet, që populli shqiptar vazhdon të vuaji terrorin edhe sot me mungesën e Paqes Sociale.
Heshtja dhe përkrahja që i bahet klasës komuniste në Shqipni asht një Jaltë e Dytë.
Pak nga kujtesa politike
Due t’i kujtoj lexuesve se ishte SHBA-ja që ushtroi presion deri politik ndaj ish Gjermanisë Perëndimore, që të paguante damshpërblimet e familjeve të çifutve. Kjo ishte qendrim humanitar dhe shumë pozitiv. Megjithatë i pagoi Gjermania e Bashkueme sipas çmimeve të kohës së pagesës aq sa propozuen çifutët në biliona e triliona dollarë.
Viktima shqiptare do të mësoi në një kapitull tjetër edhe për karagjozllëqet e arrogantve antishqiptar të Stalinit dhe të Çurçillit kundër kombit dhe popullit shqiptar në Jaltë në prani të presidentit amerikan, Ruzvelt më 4 shkurt të 1945……..
Viktima i Jaltës 1945/Proletari.Com
E mërkurë, më 4.X.2012
One Response to Viktimat shqiptar të Jaltës 1945(Pjesa e Dytë)