Viktimat Shqiptare të Jaltës 1945(Pjesa e Parë)

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 7065

Viktimat Shqiptare të Jaltës 1945.Duan drejtësi Anglisë dhe SHBA-s.

Ndarja e Europës në Jaltë të 1945
Tre liderë si Çurçilli, diktatori Stalin dhe Ruzvelti më 11 shkurt të 1945 vendosën ndër të tjera;
Ndarjen e Gjermanisë, balancimin e fuqisë në Europë pas përfundimit të Luftës II-të Botnore dhe luftën kundër Perandorisë Japoneze.
Ndarja Europës në dy pjesë një Perëndimore e quejtun kapitaliste dhe Pjesa Lindore ju dha Stalinit për të instalue Komunizmin e Karl Marksit duke i pasë nën administrim politik – ideologjjik, ekonomiko-ushtarak. Prandej quhet Konferenca e Coptimit të Europës.
Vendimet famëkeqe të Jaltës të firmosun nga tre lider në këmbim të gjunjëzimit dhe shkatërrimit përfundimtar të Gjermanisë i dhuronte super pushtetë Stalinit, Bashkimit Sovjetik që të zgjeronte sa majtas dhe djathtas territore nga Azia duke ju dhanë ishuj Kuril – Sachalin të Japonisë, Korenë e Veriut e Mongolinë.
Një pjesë e vendimeve të Jaltës nuk u publikue kurrë pasi ishin Top Sekretë, ku ende nuk dihet edhe sot pas 67 vjetëve.

Pak humor të zi në Jaltë për Shqipninë

Shqipnia u përmende më 4 shkurt të 1945 në hapjen e Konferencës të Jaltës nga Stalini dhe Çurçill si një vend liliputësh pa asnjë të drejtë kombtare baras me kombet e tjera. Biles Çurçilli tregoi se ishte poet duke improvizue vjersha me dy strofa kundra vendeve të vogla.
Ja seç shkruen në Ditarin e tij ”Tre ditë e fundit të Rah-ut të Tretë” William Averell Harriman (15.XI. 1891 – 26.VII.1986) ambasadori amerikan në Moskë prej 1941 – 1946:

“4 shkurt 1945 Konferenca e Jaltës:

Me propozimin insistues të Stalinit e hapi seancën e parë plenare të Konferencës së Jaltës, presidenti amerikan, Ruzvelti(Franklin Delano Roosevelt – FDR -30.I.1882 – 12.IV.1945), që e nisi fjalën e tij duke komplimentuar Stalinin për mikpritjen e tij(meqë konferenca tre palësh organizohej në Ukrainë si pjesë e ish BRSS) dhe duke deklaruar me shpresë se “Ne e kuptojmë njëri-tjetrin më mirë tani se sa mund të merrej me mënd, sinqerisht dhe flasim lirisht ndërmejt nesh ballë për ballë. Në mbrëmjen e një kokteji, biseda arriti diskutimi te të drejtat e kombeve të vogla, të pushtuara. Kur Stalini mendoi se ideja, si bie fjala i një vendi të vogël si Shqipnia, duhet të ndëgjohet si një zë i barabartë me fuqitë e mëdha është qesharake. Çurçilli (Winston Leonard Spencer Churchill -30.XI. 1874 – 24. I.1965) ja ktheu në iso Stalinit, duke thënë: “Shqiponja(Fuqitë e Mëdha sipas meje B.M.P..) duhet të lejojë zogjtë të vogla (shtete të vogla si Shqipnia. Sipas meje B.M.P.) të këndojnë dhe po të kujdesen ato(Fuqitë e Mëdha sipas meje B.M.P.) nuk do të këndojnë. . “. Ndërsa Ruzvelti heshti.,, Çurçilli ishte kthyer në Shekspir me vargjet:

Edhe në dielli, mushkonjat zhurmojnë nën të?
Shqiponja vuan se zogj duen të këndojnë,
Dhe nuk është i kujdesshëm se ç’do të thotë me këtë,
Duke e ditur se me hijen e krahëve të tij
Ai mund të kënaqi melodinë e tij.”

Përgatiti: Bep Martin Pjetri

 

Pjesa e Parë

Bëmat e anglo-amerikanve ndaj popullit shqiptar pas 1943

Instalimi i anglo-amerikane pranë shtabit komunist jugosllavo-shqiptar para 1944
Bashkëpunimi anglo-amerikan me komunistë në Shqipni.
Sa për ilustrim po shfletoj një faqe nga ajsbergu i dokumentave të dukëshme e ma të padukëshme të veprimtarisë të misioneve anglo-amerikane në interesat e errta në përkrahje të marrjes, ardhjes dhe mbajtjes të pushtetit me të gjitha format ultra terroriste sëbashku me jugosllavët, sovjetikë dhe kinezët. në kundërshtim me aktet ndërkombtare e të drejtave elementare të njeriut.
Ardhja e fshehtë e Misionit anglo-amerikane pranë Shtabit jugosllav-shqiptar të komunistave dëshmohet nga një mal dokumentesh dhe fotosh të panumërta.
Rreshtimi në krahun e aleatëve anglo-amerikanë-rusë ishte një fakt, por edhe marrëdhëniet e mira të Enver Hoxhës me anglo-amerikanët është një fakt i pamohueshëm megjithë çensurimet për mos njohjen e ksaj historie marrdhaniesh nga gërshana e Institutit M-L, ku në krye ishte Nexhmije Hoxha. Anglo-amerikanët me agjentët sekret e oficerët e ndërlidhjes amerikane e kanë ndihmuar të ashtuquajturën luftën nac-çlirimtare(LANÇ) dhe E.Hoxhën për të marrë dhe mbajtë pushtetin me luftë. Agjenti britanik David Smiley ishte pjesë e organizatës SOE e krijuar enkas nga kabineti qeveritar i Uinston Çurçillit për të luftuar në prapavijat armike e për të ndihmuar partizanët e vendeve të pushtuara të Europës Lindore. Ai ka zbritun me parashutë në veri të Greqisë e më pas ka hyrë në Shqipëri si klandestin në prill të 1943. Kolonel David Smiley e ka faktuar veten në misionin e tij si agjent i SOE në Shqipëri nëpermjet fotografive me partizanë shqiptarë, në kundërshtim me rregullat zyrtare. Në qershor të 1943 kolenel Smiley së bashku me kolegun amerikan, Billy McLean janë takuar me E. Hoxhën. Pasi kanë vendosur marrëdhënet reciproke, kanë filluar edhe ndihmat britanike për forcat partizane të cilat hidheshin me parashuta, ku ato konsistonin në njerëz, armatime, ushqime, veshmbathje etj, në këtë menyrë u vendos Misioni Ushtarak Britanik – Amerikan.
Anglo-amerikanët me vetëdije i shtruen qylymat e politikës tyne duke pregatitë infrastrukturën e një para Konferencës së Jaltës. Ata e dinin shum mirë se çdo të thotë të përkrahësh politikisht, moralisht, ekonomikisht dhe ushtarakisht një bandë komuniste jugosllave-shqiptare në Tiranë. Këta e dinin se çdo të banin në pushtetë kundra popullit dhe kombit shqiptar kjo soj specie kriminale sepse shembëlltyra e saj ishte ish Bashkimi Sovjetik me Stalinin që ushtronte terror kundër popujve të saj sovjetik.”Stalini kishte vrarë 20 milion dhe kishte mbyllur në gulagët e vdekjes 28 milion të tjerë.” nga shkrimi ”Enigma e zbardhur: Stalinin e vranë” 16-07-2010 / Nga Prof. Kostaq Xoxa Investimet anglo-amerikane që ju banin partive komuniste ishte Terrori i Shekullit 20 që instalonin, pas Terrorit Nazist. Popujt e pafajshëm duhej të ndëshkoheshin me gjenocid nën duart e Stalinit sepse kshtu ishin projektet e liderve amerikanë dhe anglezë, gja që popujt e ish vendeve komuniste kurrë e në shekuj nuk do t’ja falin derisa të kërkohet Pendim Publik, që nuk duen ta bajnë kët Akt Fisnikërie edhe në vitet 2012 e kurrë jo.
Vitet që hyn fshehurazi në Shqipni agjentura e zbulimit anglo-amerikan ishin kohëra të shfarosjes në masë të popujve nga varfëria dhe likujdimi fizik nga KGB-ja e Stalinit.

II Bëmat anglo-amerikane pas 1944

Qeveria angleze e ndihmoi qeverinë e E.Hoxhës që të ushtronte krime të mëdhaja me ndihma humanitare. Dokumente janë të panumërta që dëshmojnë bashkëpunimi në krime kundër përparimtarve intelektual me kulturë perëndimore dhe klerikve.
Më 11 prill 1945 u nënshkrua një marrëveshje për futjen dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare në Shqipëri nga Misioni britanik i Ndërlidhjes Ushtarake [Military Liaison (ML)(Albania)] midis Komandantit Suprem Aleat të Mesdheut dhe gjeneral-kolonelit E. Hoxha. Kontrata e ML-së skadonte më 23 qershor 1945, dhe nuk u përtëri. Operacionet e ndihmave të ML-së përfunduan më 30 qershor të 1945 dhe stafi i ML-së u largua nga Shqipëria më 5 korrik të 1945. Për periudhën 18 prill – 5 korrik, ML (Albania) dorëzoi 9.150 tonë furnizime, 334 kamionë, 9 ambulanca dhe 24 traktorë për bujqësinë [shih shënimin 6 në: “Telegram i z. Aleksandër K. Kërk, këshilltar politik pranë Shtabit të Forcave Aleate, drejtuar Sekretarit të Shtetit, nisur nga Kazerta, më 26 janar 1945, ora 24:00”, botuar në numrat e kaluar të “Investigim”-it].
– Në maj të 1945 erdhën përfaqsues të lartë të administratës të SHBA në Tiranë për të ndihmue qeverinë e Enver Hoxhës në forcimin e shtetit me qellim të realizohej Jalta e 1945 që kishin njohuni të mjaftueshme për ushtrimin e gjenocidit ndaj popullit shqiptar, ndaj antikomunistve, si; kreu i misionit civil të SHBA në Tiranë, agjenta me statuse civile si Xhozef Ërl Xhejkobs (Joseph Earle Jacobs, 1893-1971), Herri Fullc (Harry Fultz) dhe kapiten Tom Stefan prej 8 maj deri 22 maj 1945. Gjithashtu erdhi përfaqësuesi i Thesarit të SHBA-së Gardner Patterson (1916-1998) prej 25 korrikut deri më 1 gusht të 1945.
Nga artikulli “Maj 1945, Enver Hoxha donte pazare me SHBA” 24.2 2012

Amerikanët kërkojnë të dorzohen të arratisunit qeverisë komuniste

Ndihma amerikane konsistonte në Mbrojtjen nga reaksionarët antikomunistë jo vetëm brenda shtetit shqiptar, por edhe jashtë saj. Ja se si i drejtohet me një letër Departamentit Amerikan në Uashington, Xhozef Xhejkobs, kryetar i delegacionit amerikan në Tiranë:
” Gjenerali(Enver Hoxha) e njeh grupin prej 120 refugjatësh politikë shqiptarë (të cilët i quan kriminelë lufte) tani në një kamp në Santa Maria di Lucca, në jug të Brindizit, pikë në Itali afër territorit shqiptar. Ai ka frikë se britanikët mund të kenë planifikuar që disa persona të këtij grupi të arratisen dhe të kthehen në Shqipëri për të organizuar rezistencë. Ai(E.Hoxha) tha se po mendonte të protestonte pranë Amerikës dhe Britanisë së Madhe. Ju(Xhozef Xh.) përgjigja se nëse do të dëshironte ta ngrinte si problem më vete, duhej t’i drejtohej jo vetëm Amerikës dhe Britanisë së Madhe, por edhe Bashkimit Sovjetik, që ka bëjë në të njëjtën shkallë me krejt çështjen e trajtimit të personave të akuzuar për krime lufte. Nuk i tregova se do të raportoja në Uashington mbi këtë temë, por Departamentin e Shtetit e informova në orën e caktuem, nr. 20 prot, datë 25 maj 1945, ora 17:00 I pabotuar; në të zoti Xhejkobs rekomandonte(qeverisë komuniste), në mënyrë që të sqarohej gjithçka, të bëhej një deklaratë mbi qëllimin e aleatëve lidhur me kriminelët e dyshuar të luftës dhe se grupi shqiptar të zhvendosej në ndonjë vend të largët ku të kishin pak ose aspak mundësi për t’u arratisur apo për të komunikuar me territorin shqiptar ose shqiptarë të tjerë në Itali.
”Me respekt, Xh. Ë. Xhejkobs (J. E. Jacobs) – Zyrtar i Shërbimit të Jashtëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Nga artikulli “Maj 1945, Enver Hoxha donte pazare me SHBA” 24.2 2012

Plani i CIA-as për eleminimin fizik të Enver Hoxhës pa ndryshue sistemin socialist

Natyrisht ka ekzistue plane brenda edhe jashtë Shqipnisë për ekzekutimin e E. Hoxhës. Sipas dëshmisë të ish ambasadorit shqiptar në Buenos Aires të Argjentinë Pirro Andonit i vjen një informacion tepër sekret nga një agjent sekret i CIA-s me teletekstë nr. 321-40-60, nëntor 1975. Aty kërkohej eleminimi fizik i E.Hoxhës nga një agjent M008, (që sipas E.Hoxhës ishte Mehmet Shehu sipas ndër të tjera ktyne pikave;
4.
a)Qeveria do të jetë socialiste,
b)nuk do të kthehet në regjimin e mëparshëm.
c)Nuk do të njihen dëmshpërblimet e pronarëve të mëparshëm të tokave, por ………

6. Me këtë rast është zotuar (SHBA)se do të denoncojë të gjitha llojet e krimeve që u kryen në Shqipëri nga ana e E. Hoxhës dhe vazhduesve të tij.

Komenti i shumtë asht fukarrallëk, por du të them ja se si e dëshmon në vitin 1975 qendrimin e tij të shtetit amerikan sipas kallëpit të vendimieve të Jaltës 1945. SHBA nuk mund ta pranonte reformimin e një qeverie terroriste – marksiste të E. Hoxhës me Rehabilitimin e Viktimës. E paimagjinueshme ashtë ky fakt skandaloz, që mbahet SHBA si kryeqendra e demokracisë botnore.

SHBA e Anglia sabotuese në Hapjen e Dosjeve pas 1992

SHBA dhe Anglia i duartorikiti dhe i uroi qeverinë ,,demokratike,, pas 1992 me flamurin amerikan e europian për suksesin e vazhdimsisë të teorisë të Gorbaçovit sipas Kartës të Katovicës të 18 tetor të 1986, ku realisht dështoi sistemi i planifikuem socialist prej Marksit.
Gorbaçovi shkruente: ” Elitat politike komuniste të transformueme në plurarizëm do të kontrollojnë ekonomin dhe politikën.”

Damet e mëdhaja të anglo-amerikanve prej 1944 – 2012 e matej

Viktimat e vdekun e të gjallë i deklarojnë botës se Jalta 1945 shkaktoi tragjedi të madhe në kampin ish komunist në veçanti në Shqipni sepse banda qeveritare-partiake erdhi nga Beogradi, Moska e Pekini.

I.
Kolonelët anglo-amerikanët përshëndetën ardhjen e ksaj bande në ,,çlirimin,, e Shqipnisë në 1943, 1944 përkrahë Enver Hoxhës nën flamurin e Jaltës të 1945 në Tiranë.

II.
Anglo –amerikanët ndihmuen sigurimin e shtetit shqiptar për dorzimin e ish njerzve të administratës të para-çlirimit në vendet perëndimore ku kishin kërkue strehim politik në vendet përëndimore.

III.
Shërbimet sekrete anglo-amerikanëtnë bashkëpunim me shërbimin sekret shqiptar komunist sabotuen duke i dekonspirue kundërshtarët antikomunistët shqiptar emigrantë që vinin në Shqipni për të rrzue qeverinë komuniste staliniste.

IV.
Pas vitit 1991, Anglia dhe SHBA i kanë kthye ambasadat dhe shërbimet sekretet e shteteve të tyne në streha komode për përsekutorët enverista osmano-sllavë si ish spiuna, hetuesa, polica, agjenta terrorista, prokurora, sekretarë partie komuniste. Dihet se në Ambasadën e SHBA-s në Tiranë punojnë 26 kryeagjenta të ish Ministrisë Brendshme të regjimit antipopullor komunist prej 1992 e në vazhdim 2012. Po ashtu dhe ambasadat perëndimore kanë atashue punonjës ish spiuna, ish hetuesa, ish prokurora, njerëz nga familjet e tyne.

V.
Ambasadorët amerikane dhe angleze pas vitit 1992 në emën të shteteve të tyne ushtruen dhe ushtrojnë presione ndaj shtetit të Partisë Demokratike në Mos Hapjen e Dosjeve të Përsekutorve, që janë ba pengesë për Vendosjen e Drejtsisë Sociale të Viktimës dhe mbarë shoqnisë.

Viktima i Jaltës 1945/Proletari.Com
E mërkurë, më 4.X.2012

VAZHDON





Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 10/10/2012. Filed under Historia Botërore,Shekulli jonë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to Viktimat Shqiptare të Jaltës 1945(Pjesa e Parë)

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.