Anarko-komunistet, rrezik real për demokracinë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 2651
Me duhet të pranoj se i kam ndjekur me kënaqesi ngjarjet në Gerqit, si thote populli, kokën të hane me njeri-tjetrin e rehat mos gjecin.
-Ike plaku merre me gjithë tespiet e Tosumbacit – tha plaka e gëzuar që armikut po i merrte flakë katandia.
Ve re me te njejten kënaqesi se aleanca natyrore, anarki-ekstremizem i majtë, ky i fundit i përfaqesuar nga qendrat sociale, është vënë në jetë e po jep frytet e saja.
Natyrisht e majta si imorale që është do përfitoje politikisht sa me shumë të jetë e mundur, nga dyqanet e shkatërruara dhe dhuna nëpër rrugë, por me mirë kështu, se kreditet politike të fituar nga dhuna të kthehen në bumerang sapo gjërat ftohen.

Ka pasur,ka e do ketë perherë njerëz që do perpiqen ti veshin një mantel moraliteti, lakuriqësisë se turpshme të dhunes jakobine, por këta shërbejnë vetem për të shtyrë njerëzit të reflektojne me tepër mbi moralitetin e dhunës.

Pyetjet e para qe ngrihen në kesi rastesh janë:

Ku e gjejnë të drejtën këta anarkiste të shkatërrojne çgjejnë përpara, të shkatërrojne mundin e të tjerëve ?

A nuk paguan taksat ai pronari i makinës a dyqanit që shteti ta mbroje nga vandalet ?

Atëhere ky shtet çfare bën, pse nuk e mbron ?

Italia i njeh prej kohesh këta vandale dhe e ka gjetur mjekimin e duhur; dru ku të dhemb e ku te djeg.
Duhet pranuar se ky mjekim i vjetër sa vetë bota, është ca i dhunshëm, por është i efektshëm dhe pak i kushtueshëm.

Gjithsesi këta tipa në vend të lihen me livadhit’ qendrave sociale, është më mirë të çohen të bonifikojne kënetat e të hapin brezare,kështu sdo kenë as fuqi e as kohë të luajne rolin e vandalit të perkedhelur nga e majta dhe njëkohesisht do jenë të dobishëm për shoqërinë.

Në kohe vështirësish ekonomike në çdo sistem e në çdo kohë dalin për gjah çakej e vandale, ndërsa populli pyet veten se nga cila anë duhet të rreshtohet, nga ana e shtetit apo e anarkistëve. Gati përhere nga ana e shtetit ashtu si edhe në këtë rast.

Kurioz eshte qendrimi i shume personave, te cilet mjaft te mblidhen 1 mije veta, qe akuzojne sistemin e menjehere u njohin ketyre te drejten per te kthyer permbys boten mbare.
Duket sikur te akuzosh sistemin eshte menyra me e mire per te fituar te drejten e perdorimit te dhunes. Kjo sec me kujton historira me Lenina, po duhet te jene gojedhena.

Pseja per mua eshte teper e thjeshte, keta njerez jane gatuar keq , jane rritur o teper te perkedhelur o teper te vuajtur, keshtu qe ne formimin e tyre mungon respekti i fituar me perpjekje te ndershme, mungon disiplina, sensi i hierakise,deshira per pune, respekti per prinderit, te cilet pjesa teper e perkedhelur i sheh si sherbetore ajo teper e vuajtur si fajtore te gjendjes se tyre,si dhe faktore te tjere te natyres gjenetike.
Teper te perkedhelurit i perkasin shtreses se mesme, teper te vuajturit asaj te ulet.

E mira ne kete mesele eshte qe keta jane nje pjese e vogel e popullsise, pjesa e devijuar kulturalisht, keshtu qe shtypen lehte, hallet e verteta fillojne kur njerezit normale fillojne e vene zjarr, aty ka vertet dicka per tu ndryshuar.

Tiranes mos t’ja kemi hiç frikën se Tirana nuk ka qenë ndonjehere termometer i ndryshimeve shqiptare. Që prej 1924 në jug, duke vazhduar me 1935 ne Fier, grupet e para komuniste në Shkoder e Korçë, 1945 antikomunistet në Shkoder, 1990 në Shkoder e Kavaje, kryesia tropojano-shkodrane e studenteve të dhjetorit, e deri tek 1997 në jug, të gjitha ndryshimet fillojne nëpër rrethe, në veçanti Shkodra e Vlora.

Tirana për pushtetarin është kryeqyteti ideal e tiranasit nenshtetasit model, hallet i kane pushtetarët e Parisit, ai është tipik i llojit, ‘aty krisi aty pushoi’.
Megjithese doren në zjarr nuk e ve, se ka gjithmone nje here te parë. Mbase tiranasit kujtohen se të qënët kryeqytetas mbart edhe përgjegjësi jo vetem privilegje.
Hylli/hyllin.blogspot.it
Botuar me 23 Prill 2009

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 20/09/2012. Filed under Analizë. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Anarko-komunistet, rrezik real për demokracinë

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.