- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 3749
1912 – ?
Një tmerr i madhë ndodhi kundër vrasjeve masive të çifutëve gjatë Luftës së Dytë botërore, ku më vonë u quajtë holokaustë.
Rauli ishte një guximtar i rrallë, që demostroji akte trimine në ndihmë të shpëtimit të disa grupeve të çifutëve nga fati i tmerrshëm i çfarosjes.
Rauli lindi në Kapsta në afërsi të Stokholmit të Suedisë në vitin 1912. Familja e tij ishte e pasur dhe e besimit protestanë luteranë. Si i ri studjoji për arkitekturë dhe në vitin 1936 u bë prezantues për firmat tregtare të vendeve të Europës së mesme. Ky ishte një çifutë hungarez.
Raul punoji shumë vështirë për firmat tregtare dhe në vitin 1939 kishte krye një aktivitetë në shumë dyqane si në Gjermani, në Francë dhe në Hungari. Ai ishte një person mjaftë i nderuar dhe në veçanti në Budapestë.
Pushtimi gjerman
Në vitin 1944 dërguan nazistët trupa ushtarake brënda në Budapestë. Gjermania e pushtoji plotësishtë vendin duke synuar përqëndrimin e komandës së tyre te 700 mijë çifutët te kampi i përqëndrimit. Komuniteti i çifutëve kishte një besim te Rauli për t’i ndihmuar. Qeveria suedeze dhe ajo amerikane e bindën Raulin sëbashku me disa shoqata çifutësh, si përshembull Kongresi i Çifutve botëror dhe shoqata amerikane për refugjatë të punonin në fshehtësi për të shpëtuar sëpaku disa prej çifutve hungarez.
Sqarim nga autori i përkthimit.
(1).Raoul Wallenberg – 4. 8.1912 – 16.7.1947?
(2).Kapsta – Kappsta ashtë një territor natyror në Suedi
(3) Kongresi i Çifutve botëror – World Jewish Congress
Plani i shpëtimit
Plani i Raulit ishte të pajiste çifutët me pasaporta suedeze dhe t’u jepte atyre për një kohë të shkurtër qëndrim në shtëpi të sigurta, ku ishin nën flamurin suedez. Atëhere ishte Suedija vend asnjanëse gjatë luftës, ku gjermanët nuk mund të preknin tokën suedeze.
Rauli punoji jashtë ambasadës suedeze në Budapestë me një shtabë që shtohej nga 20 veta deri në 600 veta në mbarim të luftës dhe sektori i tij emërtohej ’’Seksioni C’’.
Shpëtimi i çifutve
Në takimet e fshehta të Raulit me funksionarë të rrjetit të shpëtimit të çifutve u instruktua, që të përdorë ndaj gjermanve metodën e mashtrimit me anë peshqeshesh dhe kërcënime po ta diktojnë rrethanat.. Synimi i tij ishte të shpëtonte 100 mijë çifutë. Ai mori një tren dhe transportoji çifutët prej kampit dhe u shpërndau rroba dhe ushqime. Disa u pajisën me dokumenta dhe para, gjë që i dha ndihmë për të udhëtuar në vende më të sigurta.
Vetëmohimi
Vetëmohimi i Raulit para nazizstëve, puna e fshehtë për të shpëtuar çifutët që banonin në geto të Budapestit e bëri të famshëm në botë. Ai u kërcënua fizikishtë prej nazistëve, por pati suksesë sepse ishte qytetar i një vendi neutral si Suedia, që nuk guxoji të përzihej në luftë.
Sqarime nga autori i shqipërimit B.M.P.
66- Geto – Ghetto quhet një vend, apo lagje ku banojnë një bashkësi njerzish të ardhur nga një vend të një race, të një ngjyre lëkure apo nacionale. Fjala Geto u përdor për herë të parë prej Venedikut në vitin 1516, ku flitej për një lagje çifutësh.
Arrestohet prej sovjetikve
Vepra humanitare e Raulit u ndal tragjikishtë jo prej nazistëve, por prej sovjetikëve. Në janar të vitit 1945 u futën trupat e Ushtrisë së Kuqe në Budapestë për të çliruar kryeqytetin dhe Rauli ju lutë atyre që ta përkrahnin në misionin e shpëtimit të çifutve. Ndërsa dokumentat, radioja dhe veprimtaria normale e tija e bënë që sovjetikët të dyshonin se ishte spiunë amerikanë dhe menjëherë e arrestuan. Atë e dërguan në Moskë. Rauli nuk u kthye më në Suedi, nuk u morë asnjë informacion edhe sot.
Një enigmë e madhe
Paqartësia për faktin se madhështia e famës të Raulit rritej, u bë papritur tragjik. Autoritetet shtetërore suedeze pohuan se sovjetikët deklaruan se arrestimi i tij ishte bërë gabimishtë në një kohë kaosit të mbarimit të luftës dhe se kishte vdekur prej një goditje të zemrës në burgun famëkeq të KGB-s të Lubjankës të Moskës në vitin 1947.
Sipas disa të dhënave nga burime të tjera të pasigurta, rezultonin se Rauli nuk kishte vdekur, pasi është parë në burgë gjatë viteve 1951, 1959 dhe 1975.
Qytetar nderi
Raoul Wallenberg – 100 vjetori i lindjes
1) Raul Valensberg u dekorua me medaljen e lartë ‘’Qytetar nderi’’ në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Po ashtu u dekorua edhe nga shteti i Izraelit në vitin 1986 dhe në kujtim të veprës së tij u mbollë një pemë.
Ishte një fatkeqësi e madhe, se kurrë nuk u mësua për fatin e vërtetë, se çfarë ndodhi me Raulin?
Shumë njerëz që shpëtuan prej tij dhe të tjerë e kujtojnë shpeshë veprën e tij dhe ai ishte një prej agjentë sekretë më absolutë që solli bota e agjenturës ndonjëherë.
Bep Martin Pjetri/Proletari.Com
U morë prej librit ”Agjenta sekretë” me autor Paul Thomas sipas librit origjinal në danisht “Hemmelige Agenter”, botimi i 1997, København- Kopenhagë të pregatitun në shqip nga Laura dhe Bep Pjetri. Më 4.III.2008
Po botohet ky shkrim me rastin e 100 vjetorit të lindjes të Raulit.
U përpoqa me respekt dhe përulje ndaj heroit të madh hebre që dhuroi jetën mbi 10 mijë kolegve hebre, që i shpëtoi nga gjenocidi hitlerian. Ai shpëtoi syrit të Gestapos, por jo syrit të KGB-ës sovjetikë staliniste. dhe vdiq në birucat e tmerrshme të gestapos sovjetike. Siç duket sipas – Marrëveshjes të Mynihu të 29 shtatori të 1938 e quejtun “Pakti Molotov-Ribbentrop”, ku përposë tjera duhet të ketë qenë edhe çeshtja e çifutve, ku siç rezultoi duhet të kenë vendosë Shfarosjen e çifutve në Europë e në ish BRSS. Pra sikurse rezultoi se të dy palët kanë firmosë aktin e përsekutimit, ekzekutimit, gjenocidit të hebrejve.
One Response to Hebrei – Raul Valenberg në 100 vjetorin e lindjes