- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 5075Mbi librin “Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse”, nga gazeta ,,Panorama,, e dt. 21.9.2011
Ja një fragment nga libri i Hamit Kabës dhe Ethem Çeku në artikullin ” Mehmet Shehu, raporte sovjetikëve kundër Enver Hoxhës.
”
Pse Enver Hoxha “mbronte” Tuk Jakovën?
Duke kritikuar Tuk Jakovën për “shpirtbutësi” që çon në oportunizëm, në neglizhencë në punë (“Tuk Jakova nuk bëri detyrën e tij si funksionar përgjegjës i aparatit të KQ), Enver Hoxha nënvizoi gjithashtu se përgjegjësia për të metat nuk mund t’i ngarkohet vetëm Tuk Jakovës, sepse “ai është bolshevik i mirë”. Ndërkaq, më 2 shkurt të vitit 1951, në bisedën me D.S. Çuhavin, Enver Hoxha deklaroi se fjala e tij në Byronë Politike mbi gabimet e Tuk Jakovës “ka qenë më shumë e një karakteri sentimental e psikologjik, sesa politik”. Ai e deklaroi të nevojshme të nënvizonte para diplomatit sovjetik “delikatesën” e këtij problemi, sikundër edhe faktin që “ai personalisht e konsideron Tuk Jakovën si më parë, një shok të mirë e besnik të partisë”. “Delikatesa” e problemit, sipas fjalëve të Hoxhës, ishte e lidhur para së gjithash me faktin që Tuk Jakova ishte produkt i ambientit punëtor. Ai ka qenë punëtor. Përveç kësaj, në qeveri ai përfaqëson veriun katolik, emri i tij ka qenë popullor midis katolikëve shqiptarë. E. Hoxha vuri në dukje se në rast të largimit të Jakovës nga puna në Komitetin Qendror, postin e tij duhet ta zinte “vetëm një inteligjent”. Dokumentet dëshmojnë se qëndrimi i Enver Hoxhës ndaj Tuk Jakovës është përcaktuar më qartë gjatë punës mbi raportin në Plenumin e KQ të PPSH-së, që do të mbahej më datë 12 shkurt 1951. Gjatë kësaj kohe, ai ka biseduar disa herë me Mehmet Shehun, të njohur si tepër kritik ndaj Tuk Jakovës. Më 7 shkurt të vitit 1951, pas takimit me Mehmet Shehun, D. Çuhavin shënoi në ditarin e tij: “Sipas fjalëve të Mehmet Shehut, si rezultat i këtyre bisedave, atij iu krijua bindje e fortë, se Enver Hoxha arriti në konkluzionin mbi domosdoshmërinë e largimit të Tuk Jakovës nga detyra e Sekretarit të KQ të partisë. Tashmë, tha Mehmet Shehu, Enver Hoxha, duke punuar për raportin e tij në plenumin e radhës të KQ, u gjend në një situatë të vështirë.
– Nuk i hanë daja këto pallavra e paçavuret e dy të ashtuquajturve Hamit Kaba dhe Ethem Çeku të udhëhequr në shpirtin e tyre nga urrejtja për të vërtetën historike sepse e kanë të trashëguar nga padronët e tyre sllavo-islamike të frymëzuar nga antishqiptarizmi dhe antikatolicizmi.
Të pabesueshme janë këto dokumente të shkruar nga ish ambasadori sovjetik në Tiranë Çuhavin për ndërhyrjen në punët e byrosë politike të KQ të PKSH për Tuk Jakovën.
Këta dy hulumtues të pandershëm kosovarë Hamit Kaba dhe Ethem Çeku kanë manipuluar të dhënat sipas formimit tyre antikatolik, pro-sllavë dhe antishqiptar. Këta të dy renegatë janë fallsifikatorë klasik të historisë komuniste midis ish PK të BRSS dhe të PKSH të KQ të PPSH në vitet 1948.
Për mua dhe për çdo lexues duhet hedhur në plehrat e stallave të Kosovës libri i tyre për Historinë e Marrëdhënieve Shqipëri, Kosovë me ish BRSS dhe sot Rusinë prej viteve aq e deri kaq.
Këta dy renegatë talebanë me qëllim diabolik lozin si sllavët, si komunistat e enverit me fakte historike. Shyqyr që janë gjallë të moshuarit që i dijnë mirë këto punë për ta ballafaquar librin e dy kosovarve si dy vegla të shitura të qarqeve të dyshimta antishqiptare.
Unë po ju tregoj se ishin dy ambasadorë sllavë aktiv si ai i sovjetik dhe ai jugosllav në jetën e partisë komuniste shqiptare, që udhëzonin në Tiranë bandën antishqiptare sllave-otomane të Enver Hoxhës me hanxharët e tyre Koçi Xoxe, Mehmet Shehu + Fiqrete Sanxhaku, Hysni Kapo, Ramiz Alia + Nexhmije Xhuglini,..Kadri Hazbiu kundër Klerit Katolik dhe kundër përfaqsuesve të lartë të partisë dhe shtetit me përbërje fetare jo ortodokse dhe jo islamike.
Kemi rastin flagrant të ndërhyrjes të ish ambasadorit sovjetik Çuhavin, që nuk ishte thjesht i dërguari i BRSS, por ishte ambasador rezident me fuqi të plota diplomatike ndaj figurës Nr.2 të Shqipërisë – Tuk Jakova, që ishte Sekretar i KQ të PKSH për Sektorin Organizativ, për emrimin e kuadrove, si figurë e dytë, pas E.Hoxhës.
Tuk Jakova ishte në fakt komunist idealist që erdhi nga klasa puntore si marangoz nga Shkodra, por qenia katolik e obligonte me qenë atdhetar sepse Kleri Katolik ushqeu ndër katolikët e Shqipërisë jo vetëm Dashurinë për Katolicizmin, për Jezusin, për Dashurinë ndaj Njeriut, por edhe për Dashurinë për Atdheun e Kastriotve e të Pellazgëve.
Kjo cilësi e atdhedashurisë e Tuk Jakovës të rrënjosur nga prindërit dhe klerikët françeskane ishte një halë në sy dhe nuk i pëlqente dy ambasadorve sllavë sepse synonin të heqnin qafe këtë shqiptar të pamanipuluar nga sllavët në krye të ish Partisë Komuniste Shqiptare-PKSH, pasi përreth byrosë politike ishin mbledhe vetëm antishqiptar, agjentë sllavë, njerëz të dyshimtë të pregatitur nga shërbime sekret angleze, serbe, sovjetike.
Me rrëzimin nga posti dhe likujdimin fizik i burrit të madh shqiptar të Veriut – Tuk Jakova, idealist i komunizmit krijonin terren synimeve të dy ambasadorve sllavë për ta uzurpuar plotësishtë udhëheqjen komuniste shqiptare. E pas kësaj byroja politike men ë krye E.Hoxhën të ndiqnin plotësisht kursin skllavërues deri në asimilimin e racës shqiptare në Ballkan………….
Tuk Jakova pranë Enver Hoxhës ishte një kockë e pakapërcyeshme për dy ambasadat sllave sovjetike-jugosllave dhe për karrieristët, agjentët islamikë-ortodoksë që kishin pushtuar partinë, sigurimin, ushtrinë dhe shtetin nga Jugu i Shqipërisë.
Tuk Jakova ishte nëmes të dy zjarreve;
– Nga dy ambasada jugosllave-sovjetike në njërën anë.
– Në anën tjetër nga ortodoksët -islamikët shehlerë, hoxhat, myftijtë, dervishët, muhaxhirët e terrorista të etur për gjak shqiptari kryesisht nga Veriu i Shqipërisë.
Ishte një kurth intrigash historike të tipit mesjetar i palëve që nuk kishte nga të shkonte koka e Tuk Jakovës.
Këta dy gangsterë manipulatorë të historisë – Hamit Kaba dhe Ethem Çeku e kanë nxjerrë Enver Hoxhën të pastër, duart jashtë nga ky rreth intrigantësh të natyrës talebane e sllavë kundra Tuk Jakovës. Këta të dy fytyra të errët mesjetarë islamo-komunista-sllavë nuk i kanë servirë plotsisht dokumenta e historisë shqiptare nga arshiva sovjetike të Moskës, të Beogradit dhe të Tiranës. Por kanë seleksiononuar ato materiale që e nxjerrin krimet historike dhe njerzore të Enver Hoxhës si njeri i viktimës të sovjetikve dhe i Mehmet Shehut. Kjo është në faktë në sfond, skenari i motivit të likujdimit të Enver Hoxhës me bandën e tij talebane të Mehmet Shehut me familjen e tij në 18 dhjetor të vitit 1981.
Këta ,,historianë,, janë të paguarit e Ramizë Alisë dhe Nexhmije Xhuglinit,…..
Më rezulton ky libër i tyre se para se të botohej duhej të ketë kaluar në filtrin e Ramizit dhe Nexhmije Hoxhës.
Po t’i vrojtoni me logjikën e ftohtë të objektivitetit historik figurën dhe kontributin e Tuk Jakovës del se ishte udhëhqsi më pozitiv i gjithë kupolës komuniste të lartë. Këtë fakt e ka deklaruar edhe vetë kryexhelati gjirokastrit Bedri Spahiu duke thënë se të gjithë antarët e byrosë politike që u burgosën e u torturuan prej hetuesisë të E.Hoxhës dhe të M.Shehut nuk u futën për të mirën e popullit, ndërsa ishte i vetmi antar i saj që u burgosë dhe likujduar për të mirën dhe të drejtat popullit shqiptar. Antarët e byrosë politike dhe antarët e K.Q. të PPSH u burgosën për shkaqe klanesh brenda saj, por asnjë për interesat e atdheut dhe popullit.
Edhe sikur të ishin ashtu dokumentat e arshivës ruse për Tuk Jakovën duhej plotësuar me të tjera ballafaqime, për ti dhënë historisë atë kuadër të plotë dhe jo gjysmake me synime enveriste-sllave-islamike për arsyen e vetme se janë gjallë populli shqiptar – dëshmitari më i saktë që jetoi pranë tij. Të tallesh me historinë është një pandershmëri. Të nxjerrësh Enver Hoxhën qelibar prej intrigave e krimeve të përbindshme ndaj bashkëpuntorve dhe kombit e popullit të vet është një bashkë autorsi në krime të njerzimit me kryediktatorin Enver Hoxha.
Libri “Shqipëria dhe Kosova në arkivat ruse”, i Hamit Kaba dhe Ethem Çekut është një libër antishqiptar, një plehë i historisë siç e ka quajtur Rexhep Qosja.
Bardh Lisi/Proletari.Com
3 Responses to Ethem Çeku dhe Hamit Kaba – apolegjetë e Enver Hoxhës dhe të sllavëve