Çavez e sheh dorën e SHBA-ve në protestat e Rusisë

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3641
Meksiko – 29 dhjetor (RIA Novosti) 09:06.
Presidenti i Venezuelës Hugo Çavez ka fajësuar Shtetet e Bashkuara për valën e protestave të fundit në Rusi kundër rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 4 dhjetorit 2011, see qendron prapa demonstruesve. Duke folur në televizionin lokal, të mërkurën e dt. 28.XII.2011, Çavez tha se SHBA kanë si synim destabilizimin e Rusisë duke përsëritur skenarin e Egjiptit, Libisë, Sirisë dhe vendeve të Amerikës së Jugut.

“Pse gjithë kjo çmenduri e perandorisë amerikane? “, tha Çavez në Televisionin e Venezuelës.
Tubime politike janë mbajtur në gjithë Rusinë që nga zgjedhjet e diskutueshme parlamentare të 4 dhjetorit e deri te më i madhi ku, në Moskë, tërhoqi dhjetëra mijëra protestues në një shfaqje të paparë të opozitës më 24.XII.2011.
Çavez tha se një “sulm i perandorisë janki “kishte filluar me një fushatë mediatike ndërkombëtare kundër Vladimir Putinit, kryeministrit të Rusisë dhe kandidati i preferuar për të fituar zgjedhjet presidenciale më 4 mars të 2012.

“Shtetet e Bashkuara është duke u përpjekur për të penguar karrierën e Putinit duke praktikuar përçarjen brenda krerve të partive që të destabilizojë qeverinë e saj dhe të realizojë projektin e saj imperialiste të krijmit të hegjemonisë botërore, “tha Çavez.

Kujdesni qytetar të Venezuelës!
Ai bëri thirrje për të ruajtur unitetin venezuelianëve. “Ajo që po ndodh në Rusi, ashtë që të inkurajojnë forcat destruktive këtu në venezuelë, për shkak se këta njerëz (të SHBA- s dhe borgjezisë Venezuelës në opozitë), e dinë se nuk mund të fitojnë zgjedhjet, qoftë politikisht apo matematikisht,” thoshte Çavez, citoi agjensia e lajmeve AVN -së.
Shtetet e Bashkuara e kanë mohuar kategorikisht çdo përfshirje në sponsorizimin e protestave anti-qeveritare në Rusi, pas akuzave të Putinit, se kishte inkurajuar disidencën ruse në kritikën dhe revoltën mbi zgjedhjet.

Zgjedhjet presidenciale do të mbahen në Venezuelë më 7 tetor 2012.

E martë, 3.I.201
Përgatiti: Bep Martin Pjetri/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 03/01/2012. Filed under Bota Aktuale,Politika Botërore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Çavez e sheh dorën e SHBA-ve në protestat e Rusisë

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.