Pranvera Ruse

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3277
Analizë politike

I.

Njoftime mbi Zgjedhjet Parlamentare në Rusi më 4.XII.2011

 

Po ilustroj me disa të dhana empirike Rezultatet e Zgjedhjeve Parlamentare në Rusi  të datës 4 dhjetor 2011 të  Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për të formue një ide në kuadrin e shifrave.

 

Sipas rezultateve paraprake të numërimit të votave pas trajtimit të 99% të protokolleve të zgjedhjeve për Duma(parlamentë) nxorri këto rezultate:
Partia “Rusia e Bashkuar” e Putinit me  49,54% të votave
Partia Komuniste – 19,16%
“Partia për Drejtësi e Rusisë” – 13,22%
Partia Liberal Demokratike – 11,66%,
Partia «Jablloko ose Molla» – 3%.

Numri i deputetve të parlamentit të ri sipas partive që arritën dhe shkapërcyen kuotën e 7 %.
Gjithsej morën pjesë në zgjedhjet e së dielës  7 parti, nga të cilat ” Partia e Mollës”, “Partia e Patriotëve e Rusisë” dhe “Partia Kauza për Drejtësi” nuk mundën të kapërcejnë kufirin apo kuotën prej 7 % të pjesmarrjes në parlamentë(Duma). Pjesëmarrja e votuesve ishte 60.2%.

Sipas vlerësimeve paraprake të KQZ-së, partia  “Rusia e Bashkuar” në Duma merr 238 deputetë, Partia Komuniste – 92, “Partia për Drejtësi e Rusisë” – 64 dhe Partia Liberal Demokratike – 56 deputetë.

II





Vrulli rusë dhe bota

Demonstrata dhe reagime të ndryshme

Të dielën e 4 dhjetorit 2011 u organizue votimi për Zgjedhjen e Parlamentit të ri Rusë. Votat u manipuluen si përherë edhe kësaj rradhet gjatë proçesit të votimit nga Putini si kryeministër nëpërmjet mekanizmave të Shërbimit Sekret dhe atë civil. Gja që u zbula nga vëzhguesit vendas dhe ndërkombtar. Institucioni i grabitjes të Votës të Qytetarit Rusë u kapë siç i thotë populli me preshë në dorë. Ksaj rradhe populli i madh rusë nuk don t’ja falë, apo ta anashkalojë krimin elektoral qeverisë të Vladimir Putinit për disa faktorë determinantë pasi nëse nuk ndëshkohet Putini ndër të tjera do të hakmerret në mënyrë të pamëshirshme ndaj tyre me egërsinë e tiranisë staliniste dhe me metodat e sigurimit famëkeq të ish KGB-ës.

 

– Reagime kombëtare

I pari që u  çue në kambë si një shkambë në mbrojtje të Votës ishte Populli rusë. Të gjithë dolën në mitingje nëpër sheshe qendrore të qyteteve të Rusisë tuj fillue nga Moska e deri në Siberi përmes një klime të acartë me borë dhe temperaturë minus edhe 20 gradë. Fjalimet e tyne ishin akuza të qarta,  ma e drejtpërdrejtë që ju ba Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në duart e dy institucioneve;

–          Direktë të Vladimir Putinit – kryeministri i Rusisë

–          Shërbimit Sekret Rusë – FSB – ish KGB me institucionet e tjera si; Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, instrumentë i verbët në duart e Putinit,.…….

 

– Mihail Gorbaçov dënoi manipulimet dhe kërkoi zgjedhje të reja

Ish presidenti sovjetik Mihail Gorbaçov e quajti rezultatet e zgjedhjeve të Dumës(parlamentit), të 4 dhjetorit 2011, si të pandershme dhe i bëri thirrje autoriteteve për të mbajtur zgjedhje të reja.
“Fjalë për fjalë çdo ditë e më shumë, rusët nuk besojnë se publikimi i rezultateve të zgjedhjeve janë të drejta dhe, sipas mendimit tim, duke injoruar opinionin publik diskreditohet në fakt qeveria dhe shkon Rusia drejt destabilizimit të situatës.” – Citoi Mihail Gorbaçvi në “Interfax”.

 

Protesta masive filluen të hanën e datës 5.XII.2011 në Rusi

Më 5 dhjetor, në Moskë u organizue një grumbullim masiv për të protestuar ndaj rezultateve zyrtare të zgjedhjeve. Tubime dhe demonstrata u organizuen me qëllim të kërkonin dorëheqjen e Vladimir Putinit dhe të ketë një ri-zgjedhjet në disa qytete  si në Shën Petersburg, Rostov-mbi-Don, Samara. Kundër pjesëmarrësve në demonstratat janë aplikuar masa të rrepta të represionit të policisë, ku janë përfshirë arrestimet e pjesëmarrësve. Në vazhdën e protestave në Moskë prej datave 5 deri më datën 8 dhjetor u keqtrajtuen të paktën 1000 demonstrues.

 

– Reagime ndërkombëtare
Të martën e datës 6 dhjetor të 2011, sekretarja e Shtetit Hilari Klinton trajtoi situatën e parregullt në Rusi, të ditës dielë të dt. 4 dhjetor të 2011 dhe i adresoi qeverisë ruse një kritikë të ashpër në konferencën e ministrave të OSBE-së në Vilnius të Lituanisë duke i përshkruar ecurinë e zgjedhjeve si “shumë shqetësuese”.
”- Populli rusë meriton ashtu si të gjithë njerëzit e tjerë, që t’u dëgjohet zëri i tyre dhe të numërohen votat e tyre. Kjo do të thotë se ata meritojnë një jetë të lirë, zgjedhjet të ndershme dhe drejtues të shtetit të përgjegjshëm, tha Hilari Klinton, sipas CNN-it. Në të njëjtën kohë ajo kërkoi një hetim të plotë të proçesit zgjedhor.”

 

III

SHBA kërcënohet nga Rusia

 

– Reagimi i Vladimir Putinit – Ai kërcënoi SHBA-n

Pas deklarimit të OSBE-s dhe zj. Klinton të dt. 6.XII.2011 në Vilnius mbi deformimin, manipulimin dhe ushtrimin e dhunës verbale ndaj mediave dhe opozitës para dhe pas zgjedhjeve parlamentare ruse, Vladimir Putini menjëherë në nesërmen e datës 7 dhjetor 2011, i rrethuar nga një shtabë ushtarakësh të lartë, gjenerala e marshalla të Ushtrisë e të Shërbimit Sekret sëbashku me krerët e tij besnik të ish KGB-ës Sovjetike, që sot gëzojnë poste si ministra e shefa të naltë të Federatës Ruse ngriti gishtin dhe zgurdulloi sytë i xhindosun dhe me gjeste kërcënuese të një formati të ish kryespiunit të KGB-ës në drejtim të zj. Klinton deklaroi:

”Hilari Klinton solli në skenën e rrugëve, aktivistët e dhunës të Rusisë. Ajo u dha atyre një sinjal, që e dëgjuan atë dhe filluan aktivizmin kudo,…… sipas TV – BBC.

 

Pse reagoi si Gadafi, ashpër Putini ndaj SHBA-s?

Gjuha e Putinit kundër SHBA-s të kujton zhanrin e fjalorit arkaik prej frikacakut të shokut tij bashkëpuntor, Gadafi, tashmë i përplasur për tokë lakuriq, i rrahur me dajak e me një plumbë në kokë nga populli i vet heroik e paqedashës.

Sjellja arrogante dhe e papërgjegjshme e Putinit ndaj kundërshtarve të votës, ndaj institucioneve demokratike, ndaj parimeve demokratik të sanksionuem në Kushtetutën Ruse buronte nga i vetmi faktorë:

Të tre liderë e botës arabe ishin të padëshiruem për BE-n dhe SHBA-n sepse sundonin me diktaturë, ishin ba pengesë e lrisë, e demokracisë te popujt e tyne me dekada të tana dhe ishin shndrrue në mbretër sundimtar me familjet e tyne. Duke qenë në kry të bunkerit, Putinit ju drodhë lëkura prej qortimit institucional dhe diplomatik nga SHBA dhe BE që ishin autor dhe projektues të rrëzimit të kolegve tij, despotëve arabë një nga një deri në likujdime dhe burgosje. Frika e përfundimit tragjik ishte paniku i Putinit të shpërfytyruar si paljaço, që në anën e dukëshme e paditi para botës gjuha e fytyrës dhe e deklaratës arrogante fajësinë dhe NDËSHKIMI që e pretë në mos herët – një ditë do ta pësoji nga populli rusë dhe BE-SHBA.

 

A asht e vërtetë se zj. Hilari Klinton apo SHBA nxiti opozitën komuniste dhe atë jo-komuniste të hidheshin në sheshe?

Qytetarët e botës sapo ndëgjuen deklarimin kërcënues të Putinit, kërkoi sëpari të verifikonte kalendarin e deklarimeve të dy palëve si ajo e Vilniusit dhe ajo e Putinit.

Mediat dhe agjensitë televizive vendase dhe të huaja transmetun direktë pas të dielës, të hanën e datës 5 dhjetor protestat masive të opozitës. Në këtë situatë faktike të manipulimeve të Votës të Popullit, opozita demonstroi si kundërveprim të ligjshën në mbrojtje të kushtetutës ruse.

Normalisht bota demokratike reagoi ndaj votimeve në Rusi sikursedo ta bante për të gjitha shtetet në globin toksor. Nuk kishte arsye të heshtej për rastin e  Rusisë sepse do të reagonte opozita ruse  dhe bota e qytetrueme ndaj kësaj heshtje të pafalshme të tyne.

Fakti dëshmon të kundërtën e asaj që Putini i akuzoi zj. Klinton si person përgjegjës për trubullirat në mbarë Rusinë, pasi sipas kronikës të deklarimeve rezulton se reagimi masiv kishte filluar pa deklarue zj. Klinton. Sa masipër rezulton se Putini në gjendje paniku, të tronditjes të themeleve të pushteti tij personal nga populli rusë, që nuk mund të toleroji ma revanshizmin e despotisë të Putinit hodhi breshëri akuza trilluese-kërcënuese kambë e kokë të pa arsyeshme në interes jo të parimeve të së drejtës, por në interesë të oligarkisë famëkeqe staliniste të Putinit.

 

 

Vladimir Putini ashtë autori i destabilitetit të Rusisë dhe jo SHBA

Shkaktar i destabilitetit të shtetit duhet ta kërkoji Putini jo të SHBA, por te vetja dhe banda që e rrethon, te dhuna verbale dhe fizike, te mashtrimet dhe falsifikimet në proçesin e zgjedhjeve të lira dhe te karakteri i tij kriminal.

 

Kostoja dhe pasoja e demokracisë prej Putinit në Rusi

 

 Vladimir Putini dhe inventari i krimeve!

Vladimir Vladimiroviç Putin (Влади́мир Влади́мирович Пу́тин , i dl. 7.X. 1952, në Leningrad/ Shën Petërsburg të Rusisë).

Dalja në skenë e Vladimir Vladimiroviç Putinit, ish oficer i drejtorisë së ish KGB-ës në rajonin e  

Shën Petërsburgut(dikur Leningradi) dhe ish Shef i Shërbimit Sekret të Rusisë FSB(dikur KGB-ja) ishte një fat tragjik në shkallë nacionale dhe ndërkombëtare, kur mori më 31.XII.1999 postin e presidentit të Rusisë deri në vitin 2008. Dhe tash në formë pazari lëshoi postin e presidentit pas dy mandateve mori postin e kryeminstrit me kushtë për ta rimarrë postin e presidentit në 2012 për ta mbajtun deri në vitin 2025. Despoti stalinist, mizor – Putin injoroi kushtetutën dhe plurarizmin politik si njeriu që vetëm incidente të rrezikëshme gjeneron sistematikisht urrjetjen dhe tmerrin që ka prej demokracisë.

Ky njeri me begraund të tillë solli metodat, praktikat, karakterin mizor të tij, pabesinë, shpirtin stalinist dhe gjithë arsenalin e  veprimtarisë tij si kryespiun profesionalist në sistemin civil të organizimit dhe të drejtimit si në postet civile; nën-kryetar, kryetar i bashkisë të Moskës, presidencës e kryeministrisë. Rreth vetes grumbulloi shumicën e kolegve të tij spiuna terrorista të rregjimit stalinist, që ushtruen barbari, terror fizik në ish komunizëm ndaj mendjeve të ndritun, klerit fetar,.ndaj popullit sovjetik, ndaj lirisë të mendimit, vrau e përsekutoi….. dhe sot  i emëron si kryeministër, si ministra,.shefa,…..deri në bazë. Prej gati 12 vjetve sundon me dorë të hekurt terrori popullin e vuajtun rusë. Ky asht lider që asht direktë dhe indirektë autor përgjegjës në ekzekutimin, ndëshkimin, torturimin, përsekutimin edhe pas komunizmit të shumë personaliteteve të mendjes e të karrierës si brenda ashtu dhe jashtë Rusisë. Shtetin e ka shndrrue ai në një shtetë policor sekretë nga ma të rrezikshme në botë. Ai ka dy vajza dhe asht një fanatikë praktikantë ortodoksë, kështuqë ka shtrirë tjonjtë e tij të përgjakur edhe institucionin fetar ortodoksë dukei shndrrue në apendise të reparteve të institucionit të FSB-ës(ish KGB-ja). S’ka imagjinatë dhe llogjikë në botë ma djallzore dhe satanike se sa ta pranoji idenë e mendjes të Putinit atë të përdorimit për interesa të oligarkisë tija kishën e madhe rusë ortodokse, institucionin shpirtëror për të spiunuar me anë të institucionit të shpirtit besimtarët rusë. A ka kufi apo stacion pauzë, ndalese  e shëmtuara, absurdideti i shpirtit, i mendjes dhe i karakterit të Vladimir Putinit ndaj mizorisë mbi popullin e madh rusë?

Vladimir Putini asht lideri që e ktheu rrotën e historisë mbrapsht sipas modelit stalino-kapitalist, në një sistemi hibrid nga ma të përçudnum edhe në filozofi. Ky ka shkaktuar në rrafshin ndërkombëtar, në atë rajonal luftra gjakderdhëse për synime shoviniste. Andrra e tij e çmendun nazist atë të ribashkimit të ish republikave dhe i pushtimit të botës nuk e lenë të ndalet në monstruozitetin e tij ndaj çdo vlere njerzore e humane, ndaj demokracisë dhe paqes në botë. Prezenca e tij në pushtetë vazhdon të  përbajë rrezikshmëri serioze për demokracinë, paqen dhe stabilitetin si në Rusi ashtu dhe në botë. Putini ishte dhe mbeti lideri më despot i administratës dhe i popullit të Federatës Ruse, qysh pas vdekjes të Stalinit.

Demokracia ashtë për Putinin fatkeqsia ma e madhe e moralit, prandaj nuk mund të ndalet kurrë sistemit të represionit me metodat e likujdimit fizik, represionit, përsekutimit, ushtrimit të prakitkës të gjurmimeve ndaj kundërshtarve të tij në Rusi e në botë.. Putini asht projektuesi dhe zbatuesi i gjenocidit të popullit heroik e të shumë vuejtun të Çeçenisë. Ky punon si kryeministër, por me tru dhe karakter kryespiuni ndaj popullit  të vet, ndaj partnerve ndërkombëtar. Kush kritikon apo merrë nëpër gojë Putinin i likujdon nga armata e sigurimit të shtetit rusë sikurse asht përgjegjës për likujdimin e dhjetra e dhjetra edhe gazetarve rusë me anë të metodave spitalore, të atentave, të likujdimeve me anë njerzve ,, të çmendun,, sikurse i praktikon edhe perëndimi me suksesë dhe forma të tjera.

 

Vladimir Putini posedon pasuri në miliarda dollarë dhe pushtet të policisë sekrete.

Rusia asht një nga vendet në botë me demokraci të dhunuar nga institucioni i shërbimit sekret stalinist, qysh me ardhjen në pushtet të tij. Liria e popullit rusë janë në udhëkryqet e historisë moderne të pas decenies të parë të mileniumit të tretë.  Inventari krimeve të Vladimir Putinit e barazon me kolegun e tij, despotin libian të vrarë mizorishtë, Muamar Gadafin dhe për çudi Putini ende asht në ëndrrën staliniste, ende me orën e KGB-ës. Ai nuk e beson se u shpartalluan despotizmat mesjetar të vendeve arabe në Afrikën e Veriut dhe se kanë fillue këto shtete proçesin e demokratizimit. Dihet se fundi i diktatorve asht tragjike. Kjo asht një teoremë e vërtetuem edhe në kohët e sotme. Mjerë ai kanibal që merrë pengë oksigjenin e një kombi, një popullit, që asht demokracia si ajo e Rusisë që lëngon ende nën zinxhirat e një bande mesjetare, që nuk njeh humanizëm, demokraci, liri, të drejta njerzore e kushtetuese, nuk njeh të sotmen dhe të ardhmen e  lumturinë e popullit rusë, por vetëm për një pakicë kriminale!!!!!

 

 

IV

Ksaj rradhe e ka Rusia

Pranvera në Rusi

 

Përse heshti Shtëpia e Bardhë ndaj kërcënimit të Putinit?

 

Më datën 7 dhjetor të 2011, Vladimir Putini i rrethuar nga gjeneralë të sigurimit e të ushtrisë, nga krerët e shtetit me biografi si ish spiuna të KGB-ës në Moskë i drejtoi gishtin zj.Klinton me akuza tej absurde dhe kërcënuese me tezën se asht përgjegjëse e kaosit të Rusisë e tjera pallavra halucionacinesh.

Bota mbeti e shokuar nga një kërcënim, guxim i tillë i një fajtori, që duhet ndëshkuar deri në largim me dhunë nga pushtetit nga kryeministria e një shteti, që ka vdekur si ish superfuqia në botë.

Në vend që të rishikonte veten me tërheqjen e veshit nga OSBE-ja dhe zj. Hilari Klinton si ministre e jashtme e SHBA-s për kaosin, anarkinë, dhunën policore e represive ndaj kundërshtarve tij politk ban rolin e viktimës, rolin e gangsterit duke i demonstrue dhunë edhe psikologjike një femre,…..!!

Kryespiunët njihen që me faj të tyre, të fajësojnë deri në likujdim fizik tjetrin. Pra ky nuk ashtë ndëgjue asnjëherë të flasë si presidentë e si kryeministër, por si shef i FSB, që ka si fjalor gjuhën e represionit, kërcënimit, poshtnimit e të likujdimit nëse nuk i bindet kushdo qoftë ai apo ajo me servilizëm e me krye ulun.

A thue u frigue administrata amerikane apo ku e ka hallin e heshjtes???

A duhej sëpaku në aspektin formal diplomatik të reagonte SHBA ndaj një sjellje jo diplomatike të kryeministrit rusë, si kundër OSBE-s ashtu dhe kundër ministres jashtme të SHBA-s?

A justifikohet kjo lloj memecërie e SHBA-s???

Taktika e heshtjes nga ana e administratës amerikane ndaj Putinit; a asht presion në heshtje, apo kapitullim, apo ishte nje hapë i gabuem taktik i zonjës Hilari Klinton? Pyetje derivojnë shumë prej një të çare të madhe që u hapë publikishtë edhe pse kanë konfrontime të çfaqura në formë intermitente. SHBA nuk i ka ,,frikë,, Rusisë sepse e ka mposhtë dhe punon për ta ruejtë strategjinë e supërfuqisë saj numër një në botë me veprime ushtarake e diplomatike.

A thue ashtë preludi i një fillimi të një lufte të ftohte SHBA-Rusi me momentin e heshtjes?

Të shohim ne si qytetar të botës rreth formës dhe përmbajtjes në materien kohë të kundërpërgjegjes amerikane  ndaj qeverisë të paligjëshme të Putinit.

 

Përse heshtën SHBA, Franca, Anglia dhe BE-ja ndaj luftës për demokraci në Rusi?

Përse nuk vazhdon t’i mbështesë kauzën për demokraci opozitën e Rusisë?

Liderët dhe demonstruesit rusë “i tradhëtoi”, i befasoi heshtja e matejshme amerikane, pas qortimit amerikan dhe i OSBE-s dhe reagimit arrogant të Putinit.

Partitë opozitare edhe pse ishin me ideologjira të kundërta i bashkoi revolta popullore në sheshet qendrore të qyteteve në tanë skajet e Federatës Ruse. Lufta për demokracinë e votës së lirë në sheshet e Moskës, të Shën Petërsburgut,….nisi fill pas ditës së votimit, ku qortimi verbal i SHBA dhe i OSBE-s në Vilnius më datën 6 dhjetor të 2011 ishte konstruktiv dhe institucional.

Zani i zj. Hilari Kliton ishte një burim gjeneratori i fuqishëm energjik për botën e njerzve rusë dhe u shndrrue realishtë në një katalizator përshpejtmit të demaskimit deri në rrëzimin e despotit stalinist, Vladimir Putini sikurse ndodhi me krerët diktator të Libisë, Egjyptit dhe të Tunizisë,……

E shtuna e datës 10 dhjetorit 2011 tronditi mbarë Rusinë me daljen në skenë të qindra e mijra  qytetarë nëpër sheshe duke u përleshë me ushtrinë prej 80 mijë spiunësh, ushtarësh dhe policësh.

E shtuna e 10 dhjetorit ishte dita e paralajmërimit të një gjyqi që populli i Rusisë dhe i forcave përparimtare botnore do t’i baji kryediktatorit Putin dhe oligarkisë tij servile e mizore.

 

Opozita ruse  ban thirrje BE-SHBA-s për mbështetje sikurse popujve libian, egjyptian, …

Opozita e një kombi gjigand kërkon mbështetje politike të matejshme ndërkombëtare sepse makina kriminale gjigande e ushtrisë, e policisë dhe e sigurimit ushtron çdo ditë sistematikishtë represion, raprezalje ndaj organizatorve, liderve, elementeve kryesor të protestave nga të gjitha partitë opozitare. Strategjia e mposhtjes të kryengritjes së pranverës demokratike në Rusi nga ana e qeverisë ruse u gjendë papritun në një stepje, në një ulje të perdes të skenës të përkrahjes mediatike, politike dhe institucionale nga fuqitë e mëdha si në BE ashtu dhe nga kontinenti tjetër i SHBA-s. Motori i revolucionit demokratik në Rusi i sapo filluar nuk duhen ndalë shpejtësia e saj sepse do të zbehet vrrulli rusë që njihet me shekuj në levizjet politike.

A i shërben politika e heshtjes diplomatike e BE-s dhe e SHBA-s ndaj ushtrimit të dhunës qeveritare ndaj dmonstruesve dhe liderve opozitarë për votën e lirë?

 

Ksaj rradhe e ka Rusia

Pranvera në Rusi

A po troket pranvera demokratike e Rusisë apo trokasin zinxhirë të tjera demokracisë??

Natyra  bastardhe e lindun e Putinit nuk mund të akceptoji konceptin e lirisë dhe të drejtave njerzore të popullit të Rusisë dhe të askujt në botë. Prandaj tmerrohet ai dhe kalon në skizofreni ku dikush e qorton apo e sugjeron se demokracinë e dhunon duke me metoda staliniste të ish KGB-ës.

Populli rusë i tregoi vetes dhe botës se ksaj rradhe nuk do tja fali diktatorit më fajin, krimin e Votës. Vota asht instrumenti moral-politik i një kombi. Ai që cënon atë dihet se ka shkaktuar një revoltë me përfundim kryengritje demokratike dhe jo revolucionare të tipit marksist. Për fatin e zi të Putinit e cënoi atë shumë randë në zgjedhjet parlamentare si para dhe pas saj deri në përdhosje duke i plaçkitë pushtetin demokratik me anë të Votës të opozitës.

Opozita nuk do ta ndali sipas gjasave kryengritjen e saj kundër kulçedrës të bandës të Putinit. Siç shifet së shpejti do të vijnë delegacione nga BE dhe SHBA për të qenë ma pranë opozitës ruse. Kjo vjen nga llogjika e dialektikës harmonike të diplomacisë të dy fuqive të mëdha(BE- SHBA).
Putini me gjuhën e Gadafit vetëm përshpejtoi tragjizmin e tij.
E martë, më datën 13.XII.2011
Petrit Shkëmbi/EUSA

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 15/12/2011. Filed under Bota Aktuale. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.