I bashkoi çorçafi arkivol

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 6804

Ramiz Alia, kambë – lehtë e i begatë

Rrshanë i mori dy kokrra në varr,

Tre tabute si tre sorra me çorçafë,

Duan Nexhmijen në çdo çast!

Fejton

 

Na kishte marrë malli t’i shikonim bashkë, në unitetë si në komunizëm tre krerët e shtetit shqiptar si shokët Bamir Topin, president i Shqipnisë, kryeministrin Sali Berisha dhe trashëgimtarin e fronit sh. Lulzim Basha. Dhe desht fati me i pa jo pranë Flamurit më 28 nandor të ….2011, por në varrime ceremoniale shtetnor në dy tabute të miqve të tyne.

Më pyet një mikë se më pa të shushatun: çka ke lum djali?

,,Po ja, vdekje pas vdekje po na lodhë Bamirin, Berishën, Bashën e soj të tjerë. Kjo nuk durohet se litari i gropës u zgjatë dhe deri tash rrasi tre njerëz, në tre tabuta, e u raftë pika ma mirë, siç u ka ra!,,

Po kush janë këta kokrra burrash, na e thuej se s’mund të flej sonte, ja zgjati tjetri?

Mo, mo,mo burrë i dheut e nuk asht lajmë për pagjumë! Fli dhe rrasja gjumit rahat se tash të kallzoj;

Simpatizantë të ish bashkisë Tiranës ulëritën; Ku është kryeministri në hije, ku është miku i Pezës dhe i 21 janarit të 2011,….i Bamir Topit?

Të gjithë sa ishin afër tabutit të Ramizit shqyen gojë e sy dhe u shkarravitën prej shtirjes:

Nga fundi i sallës të Shtëpisë të Oficerave u ndigjue një za si gjysëm i dehun e i llomitun nga alkoli;

Pasha tabutin e Ramos dhe tabutve tjera që tash duken së shpejti di të them se Edvin Kristaq Rama ka shkue me shitë librin e tij ,,kurbani,, me karroca kuajsh në Kosovë dhe mëpas shkon edhe në Maqedoni e mandej në Mal të Zi e fundin e din Gjergj Mullaga. Akej!

A doni ma simite të kurbanit?? Të gjithë mbetën në çast të habitun. Aty pas pak nisën të llomotisnin me njeni-tjetrin. Jo, jo e ka rradhën e dytë grupi tjetër me tre tabute si Edvin Rama, Nexhmije Hoxha dhe Aranit Çela. Hmmmm, o bo,bobbooooooo.iaa-iaaaaaaa!

Historia e këtyre tre tabuteve dhe jo e tre sorrave nisë për faqe të zezë;

 

Po e nisi me storen e vdekjes të Ramiz Alisë:

Vdiq i shkreti në 7 tetor të 2011 se i sosën ditët, jo prej ndonjë  plumbi nga ndonji trim si Avni Rustemi. E shijoi jetën me ar e gjakderdhje ndaj asaj pjese që urrente ky ma shumë në Shqipni sëbashku me Enverin dhe bandën e tij terroriste. Me lule e dafina, me muzikë e breshëri topash u varrosë Ramizi. Kështu e urdhnoi dhe vendosi presidenti ynë i nderuem sh. Bamir Myrteza Topi  dhe sh.Sali Rahman Berisha me sh. Lulzim Bashën.

Vdiq Ramizi, shumë lot e jargë u derdhën nga miqë e familja, madje dhe nga shumë hajvana.

U varros me ceremoni shtetnore si burrë shtetit dhe krerët e shtetit u arratisën si pula të zgjebosur, Bamir Topi shkoi në xhamin e Stambollit për t’u falë për babain e tij shpirtnor Ramizin dhe ndejti tre ditë me mujtë me ja la mëkatet.

,,Jo, Bamir kshtu, se ato që bëri Ramoja nuk ishin mëkate, por gjenocid e të marrtë me vedi, tha dikush, kur u kthye pas tre ditëve aty në fund të shkallës!,,

Berisha turra a vrapë ja mbathi nga Tirana, gjoja se do të presi shiritin e brekve të gjata osmane, më fal! Jo, jo brekë por shiritin e inaugurimeve të rrugëve!

Lulzim Basha, dordoleci i familjes të Salës nuk u ndie. Si? Ku u avullue i ngrati Basha?

Derbederët e langot e komunizmit harruen të qanin se nuk panë asnjë liderë të shtetit e të partive, e medet pranë tabutit të Ramizit!!

Njëri si budall e qiti një fjalë në kallaballëk: ,,A ka ra atomi në Tiranë apo ka vdekë Ramizi? Ku janë idjotat, apo tash që vdiq e din se nuk i rrzon nga pushteti?,,  Një i LSI-s me shirit të zi në krahë të majtë tha aty në korridor, se mirënjohja duhet shpërblye edhe pas vdekjes, por karakteri i tyre i pabesisë e lejon këtë sjellje.,, Mue më pëlqeu kjo fjalë e atij të LSI-s.

Unë kur e ndigjova heshta se atomi u kishte ra në fakt  Bamirit, Lulzim Bashës dhe Sali Berishës.

Sapo hyn një ish antar i Komitetit Qendror me grusht lart e me dekorata të komunizmit deri në tokë parakalon pa bandë, falet me udhëheqsin e tij legjendar për herë të fundit dhe u thotë me za të naltë:

 

Të nderuem miqë, luftëtarë, bollshevika, sahanlëpirsa!

A e dini se ka vdekë Ramizi? Turpë e faqja e zezë të kenë Bamir Topi, Sali Berisha, nxansit, militantët komunistë dhe shërbëtorët e tij të zellshëm e këtyre 20 vjetve të fundit nuk erdhën t’j ledhatonin kokën dhe të betoheshin për herë të fundit para varrit të bashkëpuntorit të Enver Hoxhës! Harrëm dhe zeher ju baftë jeta të dyve që ja u dha pushtetin Ramiz Alia! Mos e paçin jetën e gjatë!

Uuuuuuuuuu bërtitën gjithë ata njërëz e disa qeshën e rrahën shplakat sikur të ishte miting i komunizmit. Për çudi gazetat dhe televizionet e çensueruen fjalimin e këtij veteranit shembullor komunist me një krahë të majtë.

Unë kur e mora vesh thashë: ,, Mirë bënë që e çensuruen sepse boll i kemi ndëgjue prej 1944 e deri në 2011 dhe duhet kujtue ky zanat.,,

Ramizi u varros or njerëz në ilegalitetë, kishin marrë arratinë liderët e institucioneve kushtetuese atë ditë të zymtë të 7 tetorit 2011. Kur në Kremlinin e kryespiunit më vrasës të botës kremtohej 7 tetori i përvjetorit të 93 të Triumfit të Perandorisë Bollshevike, Tirana pa drita, pa liderë varroste në ilegalitetë ushtarin e bindun sovjetik Ramiz Alinë.

Por eshtnat krisën nëpër dërrasën e tabutit, kur e lshuen në arkivol sikur të ishin kocka prehistorike. Kjo paralajmëronte ditë të tjera zi për Bamir Topin, Sali Berishën dhe Lulzim Bashën!

Kamba e Ramës kërkonte të tjera eshtna të modelit tij sepse hierarkia njihej në komunizëm si gjallë ashtu dhe vdekun.

Sa halle do ta pasojnë Tiranën e kuqe pas vdekjes të Ramos! Populli rrinte në ankth dhe ishte në kurioz se kujt do t’i kriste trupi në arkivol?

 

Po ja or miqë, o byrazera se çna polli Tiranës?

Halle e lumë hidhnimi,! E medet! Rroba të zeza dhe krisje topash! Kamera dhe lajme televizorash e radiosh, fejsebukësh e sitesh pritej të bënte bam dhe bu…bum!

Luftë! Jo! Jo shqipëtar i raskapitur, i degdisun edhe nga paturpësia e qeverive hajdute e vrasëse të salës, të nanove, të majkave e metave e të bashave!

Merrni vesh o tutkuna, o myteberët haxhiqamilista! E ju hangërt mordja!

Nuk zgjati shumë pushimi i eshtnave të Ramizit, u shtri në arkivol mbreti i nderuem, Leka i I-rë më datën 30 nandor të 2011.

Ndëgjoni topat e artilerisë, që shprazen mb qiellin blu të lajmit të arratisjes të birit shqiptaro-hungarez tashmë në botën tjetër!

Vdiq mbreti Leka i I-rë!

Lotë rrjedhnin me dënesë prej zogistave, legalistave, hajvanave sa të duesh, kur llomotiste Lulzim Basha, lakeji i oborrit të Sali Berishës, në fjalimin e tij të gjatë.

Panegjerizmi i Lulzim Bashës Myteberë Servilë ishte tepër prekëse edhe për ne që nuk ishim  zogista-dallkauk. E quajti mbretë Lekën dhe madje shkoi deri aty fjalimi sa që e nxorri atdhetar me babën e tij Ahmet Zogun.

Ndalu, bre burrë! A i ndigjon pallavrat, gënjeshtrat, plehrat që ja hodhi medias Lulzim Basha për Lekën dhe Ahmet Zogun???????

Joooooooo! Ka mbetë pa mend, u ndëgjue aty pranë tabutit të Leka Zogut!!!!

Iiiiiiiiii ….si luhet me fakte e dokumenta të historisë të Shqipnisë nga ky vagabond, manipulator? Si  falsifikon Lulzim Basha në vitin 2011; Tradhtinë e Ahmet Zogut si në shitjen e tokave shqiptare Serbisë dhe atë Dorzimit të Shqipnisë – Italisë Fashiste dhe Grabitjen e 7 kamjonve me Arin e Bankës Shqiptare e tjera krime litarësh e vrasjesh të pabesa ndaj heronjve të kombit si Luigj Gurakuqin, Bajram Currin, Hasan Prishtinën, Zija Dibrën, varjen e dijetarit klerik katolik, dom Gjon Gàzulli, Avni Rustemin, Ramiz Dacin, e sa e sa tjerë heronjë?

I fortë asht shoku Lulzim tha një burrë i moçëm aty që fliste me za të ulët. Pyesnin njeni-tjetrin aty pranë sa ’’i ditun’’ asht ky Luli? Qeshën shum kush dhe harruen se kishin naltmadhninë tuj pushue përgjithmonë në tabut. Eh, more Lul Basha se edhe ty do të gjendet një Avni Rustemi me ta kndue kangën se e ke ba llum si në Prishtinë e tash në Tiranë, o zagar i oborrit të Sal Berishës dhe ,……!

Si nuk prite të kalonte viti, o mbret i pambretëri! A e dije o Leka i I-rë se vdekja yte kërkon me siguri matematike të marrësh zhagë edhe një soj biçimi në gropë? A e dije o mbret i pambretëri se kamba e juej e gjatë shqelmon edhe në arkivol ndonjë mik tandin?? A e din se rroba, kapele, shirita e shami të zeza të tjera kanë me u pa në Tiranën e kuqe?!!

 

Mblidhni mëndt o njerëz, o pipëll i rrahur si gomari, i durueshëm dhe i mençëm, se mynxyra reshë po i sillen varrezeva të Tironës kuqë prej terrorit të tabutve!

Ditë zie e hidhnimi për zogistët dhe hare për komunistët madje dhe për ata patriota të vërtetë shqiptar.

 

 

Bam e bii..ibim një tjetër haber nga spitali;

Vdyq Sabri Godo, më 3 dhjetor të 2011! Edhe ky vdyq e s’na la televizion e gazetar të përfundonin lajmin e vdekjes së mbretit pa mbretni.

 

Shqipnia mbajti një të shtunë zie për mbretin dhe sapo u hodhë në gropë mbreti, Shqipnia mbeti e shushatun nga një tjetër haber;

Kanale fjalësh të bukura u zhbrazën në media e në gazeta deri opozita komuniste. Jemi në demokraci; Duhet ndigjue edhe fjalët e popullit se diçka din edhe populli.

Na u gdhi në arkivol një tjetër burrë i fismë, një plak i urtë, babai i kushtetutës së re, arkitekti i ripërtëritjes të urave midis botës shqiptare perëndimore me botën e konferencës islamike të botës lindore, një ish hetues i viteve 1945 -1970 e ca në Ministrinë e Brendshëm dhe në degën e hetuesisë të Shkodrës, ku vuni zapë me hu dhe inxheksione psiqike elitën akademike të Klerit Katolik dhe asaj patriotik të Shkodrës dhe pasi u raskapit prej hanxharit e intrigave e nxorrën si shkrimtar të lirë për t’u shplodhun të ngratin delvinjotë.  E ky kuptohet se kush asht si për Shkodrën ashtu dhe për administratën e ish ministrisë brendshme të komunizmit, të hetuesisë dhe asaj administrate të pas komunizmit, që janë thesi i një miellit, të quejtun Sabri Godo.

Na u mbajtë zi kombëtare për Sabri Godon. Dita e shtunë e datës 3 dhjetor të 2011 u gjendë në tabut i shtrimë qysh herët në mëngjezë Godo-ja i republikanve, i enveristave dhe në drekë groposej mbreti Leka i I-rë. S’ka ma zi e hidhnim për presidentin Bamir Spahi Topin, për kryeministrin Sali Efendi Berisha me Lulzim Vasal Bashën!!

Ksaj i thonë more byrazera dy tabuta(gzime) në një ditë!! Ajde edhe njiherë sorrollatu me arkivola e ftyra të shkarravituna nga pleqnia me erë duhanit e alkolit nëpër kuvend popullor brenda pak javësh me tre tabute pleqshë që asnjenin nuk i dishpronte e turru te Varri i Bomit.

 

Kush ishte mbretë nga ata të tre? Kjo ishte në rebusë të hedhun në një gazetë … mbret prej tyne?

Nuk di se ishin mbret asnjeni, pëshpërisnin me njeni-tjetrin. Aty afër e ndigjon një malsore e vjetër e ja plasi turinjve padoreza;

,,Ju raftë pika e qulli! Si more nuk e dini se kush ishte mbretë? Mordja ju hangërt për së gjalli se si berra po m’dukeni o majmunat e djallit!!,,

Asnjeni nuk ishte me qitap mbret, por në fakt të tre ishin mbretë tha, njeni aty që i vjente era puf gojës.

Nga e din ti moj malsore, ja ktheu njësoj hardalli kambështrembtë??

,,A s’jua merrë mendja or qytyka, se mbret quhet ai që ban si të doji, vret, spiunon dhe jeton me djersën e tjetrit??!!,,

Edhe Ramiz Alia ishte mbretë prej 1981 de fakto deri në 1985 dhe de jure deri në 1992 dhe de fakto deri më 7 tetor të 2011.

 

Leka i I-rë ishte mbret i askerkujt.

Sabri Godo ishte ushtar i mbretit dhe mëpas u bë mbret.

Ju kërkoj ndjesë miqë se e di se nuk kam shkrue sipas edhe shijeve të disave, por isha në gjendje shoku prej figurës gjeometrike trekandshe, që u formue nga tre arkivola; Ramiz-Leka i I-rë dhe Godoja!

Droje asht se, ky litar i tabutit të Ramiz Alisë ka veti të zgjatet dhe tuj u zgjatë ka me lidhë për kambe edhe tre e tre,…..bashkëpuntorë dhe trashëgimtar të mësimeve tyne.

Hajde mbyllja gojën magjistarve, astrologve, kopukve, demek profetve me bukë e pabukë që konkurojnë kush t’i bie në shenjë si qorri shenjës siç i thotë populli;

Janë tre arkivola me tre burra e jo fjalë boshe, por të mbushet goja plot dhe parashikohet se nuk i mban dheu rehat ata të tre sepse janë duke u coptue ndër vedi. Dhe kur i pyesin njerzit pse-in e ksaj zhurme nën dhe te varrezat e Tironës, natën pas orës 12?

Përgjigjen dikush me demek i ditun;

,,Ata kërkojnë tre njerëz në arkivola; Nexhmije Hoxhën, Edvin Kristaq Ramën dhe Aranit Çelën!,,

Paaaaaaaaa… sa kambë magjik kishte pasë i paudhi Ramiz Alia!

Hangri njerëz për së gjalli edhe përsë vdekur. Por ksaj rradhe kollofiti modelin e vet. Fat i rrallë se si një ish udhëheqës komunist qenka me bereqet edhe pas vdekjes.

 

Po ju serviri lum miqë një poezi satirike të gjigandit të humorit shqiptar, Gjosho Vasia nga Shkodra për tre lolot sa tragjik aq edhe butaforik.

Shpend Gaztori/Proletari.Com
E mërkurë, më datën 7 dhjetor 2011

Autobotat me asisojit….





Ky fund viti kend nuk pveti,

por suell plot tri autobota,

sidomos i pari e’ i treti

per ma pleha si gjenè bota.

Vjeta e rè do t’sjellè pa tjeter

autobota tjera plot ,

Aranit o ndoj pleh tjeter

qè pa drejtè jetuen der m’sot…

Ndersa’ ajo kurvica Nexh,

me tè tjerè s’perzihet fare,

i kan ba si privilegj

autoboten familjare…

K’tu Ramizi lodhè prej ngutit,

ka nisè kamb’t me marrun zvarè….

E ishalla n’makinè t’ m…

kemè me pà gjaksorèt mbarè..

Autori – Gjosho Vasia/Proletari

Mërgim-Itali- Padova-3-12-2011

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 07/12/2011. Filed under Mendimi shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

3 Responses to I bashkoi çorçafi arkivol

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.