- Home
- Shqipëria
- Bota
- Politika
- Mafia
- Shke-Tek
- Italiano
- Ekonomi
- Biografi
- Automobili
Lexuar 3363SOS! Mos heshtni !!!!!
Në Moskë u shkatërrue Strehimorja e Motrave të Nënë Terezes nga autoritetet shtetrore para Pashkëve të vitit 2011
1. Më 24 shtator në Moske do u fye monumenti i Nënë Terezës. Ngjarje e mirë, apo jo?
2. Dje dhe sot në Moskë u zbardhë drita me prishjen e Strehës e të pastrehve, të cilët punojnë motrat e Nënë Terezës. Në këtë artikull spikatë në sfond konflikti midis shtetit të Rusisë me Motrat e Nanë Terezes. Autoritetet kanë shkatërruar çatinë e strehëzës dhe fëmijtë janë shprehë se ne jemi të Nënë Terezës! – Britma e njerëzve ishin të llahtarshme kur shifnin sesi rrënohej ndërtesa nga bashkiakët e Moskës.
Shenjtorja Nënë Tereza e Kalkutës kontribuoi dhe u njohë në botë si grueja që u morrë me ushqimin dhe trajtimin e pastrehve duke hapë strehimore për të braktisurit lebër, apo fëmijëve të keqtrajtuar nga shoqëria.
Dhe kështu, gjykata ka bërë një vendim përfundimtar si atë të miratimit të vendimit të Bashkisë.
3. Motrat e Nënë Terezës në Moskë nuk janë shumë, por ato janë të gatëshme t’u shërbejnë me çdo çmim të pastrehve. Fëmijët me zhvillim të prapambetur, me aftësi të rënda e të kufizuara vdesin nëse braktisen tashmë prej shtetit rusë. Çdo motër asht mobilizue mendërisht e shpirtërisht të përballoji heroikisht një situatë sa absurde, sa paragjykuese fetare nga ortodoksia e shtetit rusë për të kryer misionin human jashtë këtyre sjelljeve ruse. Motrat janë monumentet e veprës të Shën Terezës së Kalkutës.
Autoritetet e Moskës që morën pjesë në këtë janë monstra dhe ndyrësi.
Unë jam gati për të konfirmuar këto fjalë në çdo gjykatë. Ju nuk jeni duke bërë asgjë për më keq, se sa shumica e të pambrojturve, ju i keni vendosë të vdesin në rrugë të madhe. Prefekti i Moskës – Llomakin Nikolaj Viktoroviç kishte dorë në këtë aksion kaq antihuman. Në duart tuaja prefektë do të vdesin sot pa ndihmën e askujt.
Vendimi i Gjykatës për shkatrrimin e Strehimores të Nanë Terezes
Më 13 shtator të 2011 u bë e njohur në lidhje me prishjen e hershme të Strehimores së Jetimores të bamirësve të Nënë Terezës, i vendosur në Rrugën – Parku 3, вл. 44, стр. 1.në Moskë. Më shumë se njëzet vjet, stafi ka punuar për strehim dhe rehabilitimin e të pastrehëve rusë padallim feje e kombsie, moshe dhe raca.
Shkatërimi me buldozer i Strehimorve jetim pa strehë është kryer në bazë të vendimit të Gjykatës të Arbitrazhit të Moskës, e cila më 5 shkurt të 2010 nxorri vendimin dhe urdhëroi prefekturën për të shkatërruar Strehën e “Misionareve të Bamirësisë”, të Nënë Terezes. Kjo asht një histori e ndërtimit si ndërtesë dy-katëshe, e njohur si “ndërtim pa leje” në vitin 2008. Motrat e Strehimores ankuan në gjykatë të Moskës. Ishte rasti ma unikal në botë që një qevri si kjo e Rusisë të shkatërroji Monumentin e Bamirësisë të disa femrave me shpirt human nga Kalkuta.
Duke komentuar situatën, avokatja Janina Lazovskaja (Янина Лазовская), theksoi:… “Gjykata nuk vendosi në favor të motrave. Dihet botërisht se në vitin 1990, e kishin marrë të gjitha lejet e nevojshme, për ta ndërtuar Strehimoren me paratë e Motrave nga autoritet e bashkisë të Moskës. Por në pafajësinë e tyre të ardhur nga padituria nuk e kalojnë aktin dokumentativ të ndërtimit në rregjistirme kadastrale dhe Motrat nuk u konsultuan me autoritetet mëtej, por e ndërtuan dhe për shumë vite u harrua….
Tani nuk ka asnji akt zyrtar për vënien në funksionim të ndërtesës. Kjo është e gjitha “
Gati të gjitha mediat ruse heshtën ndaj këtij akti të sajuar djallzor nga shteti ortodoks për t’i nxjerrë jashtë Rusisë bamirëset e Nanë Terezes gjoja nga mos depozitimi i dokumentave e tjera trillime.
Autoritetet kanë shkatërruar çatinë e strehëzës Komsomoli i Moskës me nr. 25 625
23 prill 2011
Ndër të tjera, në mbarë botën e sotme veprojnë 365strehimore të “Misionareve të Bamirësisë” të Nënë Terezës për të varfërit dhe të braktisurit. Në Rusi erdhën në vitin 1988 motrat e Nanë Terezes, të ftuar zyrtarisht nga Qeveria e ish Bashkimit Sovjetik. Në Moskë instaluen dy shtëpi, një strehë e fituar që nga viti 1990. Që atëherë, më shumë se 20 vjet suksesi në misionin e tyre motrat në heshtje shikojnë rezultatet e tyre në Izmajlov(Измайлове) të pastrehëve. Moska asht i vetmi qytet në botë, i cili paditet nga Urdhri i bamirësve të Nanë terezes në gjykatë për shkatrrimin me buldozer të strehimores tyre! Zyrtarët e prefekturës kërkojnë të rrëzohet çati për Pashkë.
“Vetmia dhe ndjenja se nevojtari e kanë braktisë të gjithë asht lloji më tragjik i varfërisë “Nënë Tereza.
“Mëkati më i madh i njeriut – kjo nuk është urrejtja, por indiferenca vëllezërve të tij.” Nënë Tereza.
Autore – Olga Bakushinskaja(Ольга Бакушинская)
E diel, më 18 shtator 2011, 08:53
Përgatiti: Bep Martin Pjetri/Proletari.Com
E martë, më dt. 4.X.2011
***
Në Rusi, rrezikon të prishet një shtëpi e murgeshave të Nënë Terezës
Ceremonia e përurimit të shtatores së Nënë Terezës pranë katedrales së Moskës, më 24 shtator, qe rasti për Misionaret e Dashurisë së motrës shqiptare të tërheqin vëmendjen e botës mbi gjendjen e tyre në Rusi. Monumenti i së Lumes i është dhuruar kryedioqezës së Nënës së Zotit nga skulptori Gregori Pototskij e përurimi i tij ishte pjesë e festimeve për 100-vjetorin e katedrales, kushtuar Zojës së Papërlyer. Por, gëzimi për këtë festë u errësua nga trishtimi për prishjen e njërës prej shtëpive të Nënë Terezës dhe nga shqetësimi për të njëjtin fat, që mund t’i takojë edhe një shtëpie tjetër të misionareve. Sipas autoriteteve, azili i motrave, që përbëhet nga dy ndërtesa, ku gjejnë strehim e ndihmë që nga viti 1990, fëmijë të braktisur, të sëmurë në gradën e fundit e persona me të meta fizike, nuk ka lejet e duhura. Prandaj, administrata e Moskës urdhëroi prishjen e njërës nga ndërtesat, gjë që u realizua javën e kaluar dhe, prishjen e njërit kat të ndërtesës tjetër. Moska është qyteti i parë në botë, që u prish shtëpinë mortave të bamirëses shqiptare dhe nuk ka treguar aspak interes për t’u gjetur atyre një shtëpi tjetër, siç bëjnë të gjitha vendet e tjera të globit, ku qeveritë u ofrojnë misionareve struktura, duke e ditur se ato i shërbejnë pa u kursyer shoqërisë.
Marrë nga Radio-Vatikani i dt.3.IX.2011
One Response to Nënë Terezën e do populli rusë por shteti e sulmon!