Si u mirret vota popullit shqiptar?

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3489
Jemi shumë të shqetësuar nga mos ndërgjegjësimi i popullit shqiptar në lidhje me rëndësinë themelore që ka si bazë shtetformimi i demokracisë me anë të “armës” popullore që është VOTA.

Që në fillimet e të drejtës së shprehjes së vullnetit popullor shqiptar kemi pasur mangësi të mëdha në lidhje me këtë temë. Ku evidentohet qartë mungesa e rëndësisë që i jep populli të drejtës së tij themelore që është vota. Mirëpo në këto 20 vjet është dukur akoma dhe më qartë nënvlerësimi që i bën populli shqiptar të drejtës së tij, edhe pse për 45 vjet ju mohua kjo e drejtë nga regjimi antishqiptar hoxhiano-alia, prap se prap populli shqiptar vazhdon të automohojë këtë shprehje rrënjësore të kësaj të drejte duke votuar pa më të voglën përgjegjësi për fatet që i takojnë atij të marrë në dorë vetë.

Që të jemi më të qartë, këtu kemi të bëjmë me një “epilepsi” të pakontrollueshme në të cilën ka hy psiqika popullore në lidhje me mënyrën e drejtimit që i bëjnë votës. Këtu po ju parashtrojmë disa mënyra mbi të cilët votohet sot në Shqipëri:

  •  Votoj sepse kështu votojnë dhe të tjerët.
  • Votoj sepse jam për antidemokraci apo antikomunizëm.
  • Votoj sepse e kam të njohur kandidatin e një partie të caktuar.
  • Votoj sepse kjo parti i ka siguruar familjes sime punë të mirë.
  • Votoj sepse më kanë paguar një shumë për të dhënë voten time një partie të caktuar.

Padiskutim këto mënyra(ka dhe të tjera) që kemi sjellë janë të dokumentuar nga një sërë dëshmish që kemi mbledhur nga shqiptarët e Veriut dhe Jugut të Shqipërisë.

Vetë këto mënyra na bëjnë të qartë se çfarë force politike fituese dhe opozitare kemi zgjedhur që të drejtojë Shtetin Shqiptar.

Në 100 persona që kemi pyetur se a dinin diçka në lidhje me programet që kanë subjektet politike për të cilën kanë votuar, u përgjigjën me një habi JO. Pra qartësohet edhe më shumë se sot në ndodhemi përballë një ambjenti politikë të dështuar dhe që s’ka lidhje fare me popullin thjesht sepse edhe vetë populli s’ka asnjë lidhje me politikën pasi ai voton pa pasur koshiencën e fatit që ka në dorë dhe që vjen pikërisht nga ajo vota e tij e thjesht por të një rëndësie themelore për fatet e vendit ku ai jeton.

Në qoftë se do marrim në shqyrtim me radhë mënyrat e cituara më sipër do themi që:

– Të votosh sepse kështu votojnë të tjerët tregon injorancën e theksuar që e rrethon ambientin në të cilën ndodhet votuesi shqiptar, pa frikë mund ta quajmë diktat informativ.

– Të votosh sepse je për antidemokraci(ishët e regjimit) do të thotë se akoma nuk e kemi gjykuar si duhet 45 vitet e antishqiptarisë dhe esponentët e saj që vazhdojnë akoma dhe sot të zgjidhen deputet/kryetar bashkie. Të votosh sepse je antikomunist do të thotë se komunizmi nuk është dënuar akoma dhe voton për ta dënuar atë me votën tënde.

– Të votosh sepse e njeh kandidatin do të thotë të mos mendosh sesi do veprojë ai me votën tënde, sepse sheh vetëm njeriun pa hyrë në sistemin politik ku ai vepron.

– Të votosh sepse kjo parti i siguron punë familjes tënde ka një lloj përgjegjësie personale por jo kombëtare sepse nuk është e thënë se ajo parti që ndihmon ekonomikisht familjen tënde, ndihmon edhe popullin shqiptar.

– Të votosh sepse ke marrë një shumë të caktuar të hollash është mënyra globale politike për të siguruar votën. Pra jo vetëm në Shqipëri por edhe në botë kjo lloj mënyre po triumfon shpesh duke vënë në krye të institucioneve shtetërore persona që kanë vetëm qëllime ekonomike personale duke e pronëzuar pronën popullore. Për ne është krim i rëndë që të blesh votën, sepse vota nuk është një mjet, që mund të vihet në shitje, por është vlera me të cilën shprehet vullneti i një populli për të siguruar mirqënien e përditshme brenda kolektivit/vendit ku jeton dhe punon.

E prekëm këtë çështje kaq të ndjeshme dhe thelbësore dhe të një rëndësie të veçantë jetësore në brendësinë e një shteti sepse duhet të punojmë të gjithë për sensibilizimin e këtij realiteti që po trashëgohet nga e kaluara e errët diktatoriale dhe injoranca osmane.

Populli Nacional Demokratik/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 17/11/2011. Filed under Mendimi shqiptar. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to Si u mirret vota popullit shqiptar?

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.