BE apo BSH?

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3961
Debate të ndryshme brenda dhe jashtë trojeve shqiptare kanë hap shumë problematika të cilat në vend që ti bashkojnë shqiptarët po i ndajnë edhe më shumë. Po kush janë këto problematika që po i  mundojnë shqiptarët? Ajo që të bie në sy menjëherë është frika e së “resë”, çfarë do të ndodhë sikur të bashkohemi?- një nga pyetjet që shqiptari me inteligjenc të mesme e bën shpesh. Po ta shohim në aspektin gjithëpërfshirës deri diku kanë të drejtë sepse Tirana e kuqe dhe Prishtina sllavo- turke nuk e duan një bashkim të tillë dhe këtë besoj e ka kuptuar çdo shqiptar. Kjo është një e vërtetë e hidhur por ja që Kombi Shqiptar e vuan këtë gjarpër që u mboll në kohën e otomanëve dhe vazhdon të kultivohet dhe shumohet falë gjakut të përzier shqiptar.

Kemi folur shumë mbi osmanët/turqit, sllavët por asnjëherë dhe kur them asnjëherë flas që në shpalljen e shtetit të parë shqiptar të njohur nga bota dhe deri më sot s’kemi qenë të pavarur por politika dhe drejtimi i trojeve shqiptare ka qenë dhe mbetet në varësi të pushtetit sllavo-turk. Ne shpallëm pavarësinë në 1912-tën por burrat e vërtetë shqiptar u tradhëtuan nga vetë shqipfolësit me gjakë të përzier shqiptar dhe e groposën një herë e mirë punën intelektuale dhe filozofinë e shqiptarisë për të krijuar edhe njëherë Shqipërinë e bashkume të Kastriotëve. E Kotë që të hyj në detaje është folur dhe shpërfolur aq shumë saqë dhe sytë e veshët kanë alergji kur e takojnë këtë argument pa dashje në ndonjë blog/ faqe që akoma mundohet që me anë të internetit të mbajë gjallë “gojëdhënien” e së vërtetës shqiptare.

Sot shqiptarët kanë frikë të lexojnë të vërtetën e shqiptarisë, e më shumë frikë atë të fesë që aq shumë duken krenar. Kanë frikë të pranojnë se feja që ata i besojnë ju është ofruar me para apo me shpatë, kanë frikë të besojnë se Turqia e sotme, Serbia e sotme apo dhe Greqia e sotme po mbahen gjallë nga ajo pjellë e ndyrë judejsh shqiptarë që vazhdojnë të varrosin thellë e më thellë gjakun e pastër shqiptarë. Kanë frikë dhe frika i verbon në pasuritë e tyre të bëra mbi kufomat e gjalla që enden të plagosura, të shfarosura, të përdhosura, pa dinjitet, pa shpresë, mbi malin e Tomorrit ku gjarpërinjtë po ushqehen me vezët e shqiponjës.

Shqipëri e bashkuar thuhet gjithandej, po politikë ndarje bëhet gjithandej. Flitet për antikomunizëm por nuk shoh ku janë komunistat? Historia flet për pushtues por nuk shoh ku flet për pavarësi? Flitet për liri por shoh vetëm skllevër dhe padron. Flitet për demokraci por shoh vetëm Skllavopronari. Flitet dhe vetëm flitet sepse asgjë tjetër nuk bëhet. Presim nga Bota shpëtim po prej Botës vjen vetëm shtypje.

 

Kush jemi dhe pse jemi?

Shoh shqipfolës kudo por nuk shoh shqiptar. Dëgjoj tupana por nuk shoh dasëm. Ku janë shqiptarët Kastriot? Ku janë shqiptarët Dukagjinas? Ku janë shqiptarët Muzhakas? Ku janë shqiptarët Gurakuq? Ku janë shqiptarët Rustem? Ku janë shqiptarët Boletinas? Ku janë shqiptarët Nolian? Ku janë shqiptarët Konica? Ku janë shqiptarët Fishtas?- Nuk shoh më shqiptarë të tillë. Mos vallë jemi shqiptar të ardhur që kanë pushtuar trojet e shqiptarve që historia i ka zhdukur?

Papritmas shoh veten që shkruaj dhe them mos vallë unë jam i fundit i shqiptarve? Si ka mundësi që shkruaj një gjuhë që askush se kupton? Mos vallë unë vij nga e shkuara dhe një ditë të ftohtë dimri jam zgjuar dhe ndodhem në të njëjtën tokë por me njerëz të tjerë që unë nuk i kisha pa më parë. Sigurisht duhet të jetë kështu sepse s’mund të them unë i vetëm kam të drejtë dhe gjithë shqipfolësit e kanë gabim?- Jo, sepse ne jetojmë në kohët e mazhorancës(shumicës) dhe ajo ka gjithmonë të drejtë pasi pakicat duhet të përshtaten ose të lëshojnë vendin dhe të gjejnë një vend tjetër ku nuk flitet shqip por as nuk quhen shqiptar apo shqipfolës. Ndoshta është më e pranueshme kjo? Të paktën nuk jetojmë mbi menzonjën e të qenurit diçka që s’do bëhesh kurrë.

 

Dilema vazhdon dhe bashkë me të dhe Bashkimi Shqiptar

Nga vijnë vallë këto shqipfolës që kanë pushtuar trojet shqiptare?- Nga kontinenti amerikan nuk është e mundur pasi ata kanë krijuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës. As nga Evropa nuk ka mundësi pasi ajo ka krijuar Bashkimin Evropian.

Mos vallë vijnë nga kontinenti Afrikan? – S’eshtë e mundur sepse edhe atje kanë krijuar Legën Arabe.

Po ndoshta vijnë nga Australia? – E pamundur, edhe ata kanë një kontinent në një shtet të bashkuar.

Po atëherë nga dreqin vijnë, nga Azia? – Eh, ka mundësi se ato janë të gjithë të ndarë dhe mbyten mes vehtes, duke bërë luftra dhe duke mbajtur armiqësi me fqinjët, mirëpo edhe atje sllavët janë të bashkuar deri sa arritën që me bashkimin e tyre të hyjnë dhe të marrin pjesë edhe në Evropën plakë kur akoma nuk e kishte kuptuar se duhej të bashkohej.

Dhe këtu dilemma fillon të ndriçohet nën Hënën e mjegullt dhe gjysmë të ndriçuar. Mos vallë s’duam të bashkohemi sepse s’jemi shqiptarët e vërtetë dhe të njëhershëm? Kjo është një tezë që të jep një farë përgjigjeje sepse që nga pushtimi turk/sllav dhe sot s’besoj se ka mbetur këmbë shqiptari më në trojet shqiptare. Se po të ketë mbetë një shqiptar akoma në ato troje do thëriste BASHKIM SHQIPTAR.

Populli Nacional Demokratik/Proletari.Com

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 13/11/2011. Filed under Mendimi shqiptar,Patriotët. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

One Response to BE apo BSH?

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.