SHBA-ja po ndërton qendër të madhe spiunimi në Beograd!

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 3512
Në kuadër të ambasadës së SHBA-së në Beograd, që po ndërtohet në vendin e dikurshëm të Marshallatit në lagjen prestigjioze Dedinje, do të vendoset edhe qendra rajonale e CIA-s për Ballkanin, shkruajnë disa portale serbe, duke shtuar se kompleksi shtrihet në mbi 40 000 metra katrorë, përbëhet nga shtatë objekte, do të punësojë madje 400 punëtorë, kurse projekti kap vlerën 117 milionë dollarë.

Ekspertët e çështjeve të sigurisë nuk dyshojnë aspak se këtu do të vendoset edhe selia e agjencisë informative amerikane për këtë pjesë të Evropës.

“Amerikanët kanë përzgjedhur Serbinë dhe Beogradin për arsye se bëhet fjalë për një vend vëzhgues gjeostrategjik të shkëlqyeshëm. Serbia është në vend ideal edhe përsa i përket Adriatikut dhe Evropës lindore”, vlerësoi ish-profesori për strategji, gjenerali  Radovan Radinoviq, dhe shton se për arsye të këtij qëllimi aty do të instalohen pajisjet më moderne për spiunim.

Hapja solemne është në plan të bëhet vitin e ardhshëm, kurse autoritetet serbe në Beograd krenohen me faktin se e tërë procedura e dhënies së lejes ndërtimore ka zgjatur vetëm dy muaj, që konsiderohet rekord për Serbinë.
Koha

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 12/11/2011. Filed under Ish Jugosllavia,Politika Botërore. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

2 Responses to SHBA-ja po ndërton qendër të madhe spiunimi në Beograd!

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.