KAM VETEM NJË PYETJE PËR SHQIPTARËT MUSLIMANË

Print Friendly, PDF & Email

Lexuar 4004
Nga Fritz RADOVANI:

 

KAM  VETEM  NJË  PYETJE  PËR   SHQIPTARËT MUSLIMANË:

                                                                      Në të gjitha Trojet Shqiptare

 

Sikur Kryetari i Shtetit Shqiptar komunist, nga viti 1944 dhe deri në vitin 1991 të vriste, zhdukte, burgoste, torturonte, interrnonte dhe të shfaroste nga ajo pjesë e Popullit Shqiptar, që atëherë perbante 15% të popullsisë, mbrenda kufijve shtetnor, dhe vetem kjo të ishte e BESIMIT MUSLIMAN, e sikur të kishte rreth 200 Hoxhallarë të diplomuem në shtetet e jashtme, prej të cilëve 61 do t’i vriste, mbytte në hetuesi apo në tortura, dhe 70 të tjerë ti mbante ndër burgje deri sa të vdisnin me nga 25, 30 apo 38 dhe 39 vjet burg, tue i privue të drejten e lirisë për gjithë jeten, dhe në kjoftë se vdisnin u zhdukej edhe kufoma… Kështu, nga të 200 Hoxhallarë të vitit 1944, 131 do të shfaroseshin, tue i shtetizue libra, biblioteka, vepra kulturore dhe arti, tue i dhunue edhe Gjuhën e Tyne, tue perjashtue përgjithmonë nga Historia e Shqipnisë dhe Letersia Shqipe, Emnat e Tyne dhe Aktivitetin Atdhetar të kryem në sherbim të Shtetit dhe të Bashkimit Trojeve tona, tue zhdukë ish nxanësit e shkollave të tyne, apo edhe intelektualët e Besimit Musliman si bashkpuntor të Hoxhallarëve, dhe të gjithëve bashkë, tue i masakrue far’e fis me gra fëmijë dhe të largët në të njohunen “Lufta e kllasave” për 47 vjet rresht pa ndërpremje…tue i interrnue dhe tue i privue edhe të drejtat ma elementare që nga mosha e mitun…edhe shumë Besimtarëve Musliman vetem me qellim zhdukje, tue i interrnue ndër kampet e shfarosjes pa kufizime kohe…anë e kand Shqipnisë…po, edhe tue shkatrrue të gjitha veprat e kultit edhe ato monumentale historike.

 

Sikur kjo veper makabre të kryhej nga një Kryetar Shteti  i Besimit  Katolik… me emnin e njohun të komunistit “ZEF MALA” nga Shkodra…si do ti vehej emni nga Ju, Gjenocid, apo dishka tjeter…?!

 

         Ju lutem:

Gjeni një “emen” dhe ma tregoni edhe mue ta shkruejmë si “vёllezёrit e gjakut me turq” mbi “vorrin” e Enver Hoxhës!..

                                                                                       Mbetem në pritje të përgjegjes,

                                                                                                    Me respekt Autori.

Melbourne, Nandor 2011.

Lexoni më shumë nga kjo kategori

Shpërndaje

Google1DeliciousDiggGoogleStumbleuponRedditTechnoratiYahooBloggerMyspaceRSS
Posted by on 11/11/2011. Filed under Peticione/Letër e Hapur. You can follow any responses to this entry through the RSS 2.0. You can leave a response or trackback to this entry

Komento

Questo sito usa Akismet per ridurre lo spam. Scopri come i tuoi dati vengono elaborati.